Autorizimi për haxh dhe umre – Bedeli – 2

Kabe-14

4 – Autorizimi për haxh dhe umre – Haxhiu “Bedel”

Ai i cili nuk ka mundësi ta kryen haxhin dhe umren personalisht ndërsa i plotëson kushtet financiare porse ai vetë është i sëmurë nga sëmundje e pashërueshme, pleqëri e thellë, nuk e përballon dot udhëtimin, është i shtrirë dhe nuk pritet që të shërohet atëherë ky person obligohet të autorizon dikënd tjetër që ta kryen haxhin dhe umren për të.[1]

Kjo bazuar në hadithin e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se një grua nga Huthemi ka thënë: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, obligimi i haxhit e ka kapluar babain tim e ai është plak i cili nuk mund të qëndron në mjetin udhëtues, a ta kryej unë haxhin në vend të tij? – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Po”. – Kjo ndodhi në haxhin e lamtumirës.[2] Kurse në një version të Muslimit qëndron: ”Kryeje haxhin për të”.[3]

Po ashtu edhe hadithi i Ebi Razinit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, unë e kam babain plak i cili nuk ka mundësi ta kryen haxhin, as umren e as që mundet të udhëton. – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Kryeje ti haxhin dhe umren për babain tënd”.[4]

E në qoftë se vdes personi i cili e ka obligim haxhin dhe nuk e kryen atëherë nga të hollat e tij që i ka lënë dërgohet dikush për ta kryer haxhin dhe umren për të.[5] Bazuar në hadithin e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Dikush e ka dërguar gruan e Sinan ibn Abdullah el-Xhuheniut ta pyet të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se nëna e saj i ka vdekur, ajo nuk e ka kryer haxhin a lejohet ta kryej unë haxhin për të? – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Po, e sikur të kishte pasur nëna e saj borxh e ta kompenzoje në vend të saj a do të pranohej një gjë e tillë?” – Tha ajo: Po. – i tha: ”Atëherë krye haxhin për nënën e saj”.[6]

Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se: Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: Nëna ime është zotuar se do ta kryen haxhin dhe ka vdekur para se ta kryen haxhin a ta bëj unë haxhin në vend të saj? – Tha: ”Po kryeje ti haxhin në vënd të saj, sikur të kishte pasur nëna yte borxh a do t’ja laje ti borxhin asaj?” – Tha ajo: Po. – i tha: “Kryeje obligimin e saj Allahu e meriton më shumë që ti plotësojmë premtimet ndaj tij”.[7] Në një version tjetër qëndron: “Shlyeje atë që i detyrohesh Allahut, sepse Allahu e meriton më shumë larjen e borxhit ndaj tij”.[8] Kurse në një version tjetër qëndron: Një njeri ka thënë: Motra ime është zotuar se do ta kryej haxhin porse ajo vdiq. – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Shlyeje borxhin e saj ndaj Allahut sepse Ai e meriton më shumë që borxhin ndaj ti shlyesh”.[9]

Nuk i lejohet personit të autorizuar për ta kryer haxhin për dikënd tjetër, përderisa nuk e ka kryer haxhin për veten e tij, kjo bazuar në hadithin e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e dëgjoi një njeri duke thënë: Të përgjigjem o Allah për Shubremeten. – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Kush është Shubremeteja?” – i tha: Vëllau im. – Ose: Një i afërt i imi – ka thënë personi. – i thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”A e ke kryer haxhin për vete?” – i tha: Jo. – i tha: ”Kryeje haxhin për vete pastaj për Shubremeten”.[10]

Është mirë që personin që e autorizon si zëvendësim bedel të jetë njeri i mirë që i din rregullat e haxhit dhe umres, që ka frikë Allahun e madhëruar, sepse kjo është një nga shkaqet e pranimit, po ashtu personi duhet ta bën këtë vepër sinqerisht vetëm për hir të Allahut dhe ta din se në mendimin më të saktë të dijëtarëve se nuk lejohet të mer pasuri ai i cili e kryen haxhin për dikënd tjetër vetëm se dy persona:

1. Një njeri që dëshiron ta çon në vend borxhin, haxhin e i ka mbetur ndonjë të vdekuri duke i ndihmuar atij që ta kryen këtë borxh nga shkaku se e ka familje ose nga mëshira që ka mbi muslimanët në përgjithësi. Kështu që ky njeri mer para që ata të jenë ndihmë për të për ta kryer haxhin ndërsa paratë që teprojnë nëse ia kthen famijes së personit për të cilin e kryen haxhin kjo është bamirësi, kurse Allahu i do bamirësit.

2. Një njeri që don të shkon në haxh ti shikon shenjat e haxhit mirëpo nuk ka pasuri për të shkuar, ky person mer para sa për ta kryer haxhin e tij për vëllaun e tij musliman.

Si përfundim: Është e pëlqyeshme që zavendësi të mer para për ta kryer haxhin, e jot a kryen haxhin për të marë para. Ky njeri që vepron si e cekëm shpresohet ta arin shpërblimin e madh dh eta fiton shpërblimin e njejtë si të atij për të cilin e kryen haxhin me shpresë tek Allahu.[11]

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Arkatari i besueshëm i cili e kryen atë që është obliguar ta kryen një punë, me shpirt të mirë llogaritet një nga ata që jep sadaka”.[12] Ndërsa ai i cili e kryen haxhin për para, e dëshiron ta fiton ahiretin me dunjanë, dhe e ka për qëllim vetëm se përfitmin e kësja bote, ky njeri nuk ka shpërblim në ahiret.[13]

Autori: Dr. Seid el-Vehf el-Kahtani
Shkëputur nga libri “Haxhi dhe umreja”
Përktheu: Nexhat Ceka


[1] “El mugni” Ibn Kudame 5/19, “Sherh umdeh” Ibn Tejmije 1/133 dhe 183, “Raudatul murbi hashijetu” Ibn Kasim 3/518, “Edvaul bejan” 5/93, “Sherh“ Zerkashi 3/31

[2] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 3/378, Muslimi 2/973

[3] Transmeton Muslimi 2/974

[4] Klasifikimi i hadithit kaloi pak më sipër.

[5] “El mugni” Ibn Kudame 5/36, 19, “Sherh umdeh” 1/183

[6] Transmeton Ahmedi 1/297, “Sahih ibn Huzejme” 3/343, Nesaiu, Albani thotë në “Sahih Nesai”: Zinxhiri i hadithir është i saktë 2/559.

[7] Transmeton Buhariu “Meal-fet’h” 13/2, 96

[8] Transmeton Buhariu “Meal-fet’h” 4/64

[9] Transmeton Buhariu “Meal-fet’h” 11/584

[10] Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Ahmedi, Albani këtë hadith e ka bërë të saktë në “Sahih ebi Davud” 1/341, “Irvaul galil” 4/171.

[11] Shiko “Fetava” Ibn Tejmije 26/14-20, vende vende.

[12] Transmeton Buhariu “Meal-fet’h” 4/439, Muslimi 2/710.

[13] Shiko “Fetava” Ibn Tejmije 26/28, 20.

You may also like...