Bashkimi i nijetit gjatë agjërimit të ditëve të bardha dhe gjashtë ditëve të Shevalit

1 -Pytje pergjigje4015: Bashkimi i nijetit gjatë agjërimit të ditëve të bardha dhe gjashtë ditëve të Shevalit

Vallë a arihet vlera e shpërblimit për atë që i agjëron tre ditët e bardha të muajit në gjashtë ditët e Shevalit?

Falenderimi i takon Allahut
Pesonalisht e kam pyetur Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazin për këtë mesele mu përgjigj se shpresohet që ai ta arin vlerën e tyre, sepse ai ka aprovuar agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit njejtë siç i ka aprovuar agjërimin e ditëve të bardha, e mirësia e Allahut është e madhe.
Në të njejten mesele më është përgjigjur shejh Muhamed ibn Salih Uthejmini si në vijim:
Po, kur ti agjëron gjashtë ditët e Shevalit bien ditët e bardha, pa marë parasysh a i ka agjëruar ata ditë në kohën e ditëve të bardha apo jo, ngase këtij i miratohet fakti se i ka agjëruar tre ditë gjatë muajit. Aisheja radiallahu anha thotë:“Pejgamberi salallahu alejhi ve selem i agjëronte tre ditë gjatë çdo muaji , nuk i vente re kur i agjëronte ata në fillim në mes apo në fund të muajit“. Kjo është nga llojit të rënies, si rasti i rënies së dy reqateve përshëndetje për xhamin kur i fal sunetet në vend të tyre, andaj poqëse hyn në xhami i fal direkt sunetet bie nga ai dy reqatet përshëndetje ndaj xhamisë … Allahu e di më së miri.

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid
Marrë nga: http://islamqa.info/ar/4015
Shqiproi: Nexhat Ceka

You may also like...