Bazat e Akidës tek Ehlu-suneti dhe xhemati

Bukur-4Bazat e Akidës tek Ehlu-suneti dhe xhemati

1. Baza e akides është libri i Allahut, suneti i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) , Ixhmaja (koncenzusi, pajtimi i dijetarëve) e selefus salihut.

2. Çdo gjë çfarë është në Kur’an dhe çfarë është transmetuar nga i Dërguarit i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në hadithe të sakta, kjo është sheriat (legjislacion) për muslimanët, e kemi vaxhib pranimin e saj edhe në qoftë se është ehad[1].

3. Referencë e kuptimit të teksteve nga Kur’ani dhe suneti është kuptimi i (selefu –salihit) të parëve tanë të mirë dhe çdo dijetari i cili ndjek rrugën e tyre.

4. Allahu e ka plotësuar begatinë e Tij ndaj këtij umeti duke e plotësuar fenë e Tij dhe nuk i lejohet askujt kushdo qoftë ai, të shpikë diçka të re në fenë e Allahut duke pretenduar se kjo eshtë prej Allahut.

5. Obligohemi t’i bindemi Allahut dhe të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) haptas dhe fshehtas duke mos e kundërshtuar Kur’anin dhe sunetin me kijas(analogji) inspirim, ëndër, vizion apo fjalë të shejhut apo imamit.

6. Logjika e shëndoshë përputhet me legjislacionin islam dhe nuk kanë kurfarë kundërshtimi, e në qoftë se na duket neve se ka kundërshtim ndërmjet këtyre dyjave i jepet përparsi sheriatit (legjislacionit islam) kundrejt logjikës apo mendjes tonë.

7. Obligohemi t’i ruajme termet e sheriatit në akide dhe tu largohemi termeve të shpikura (bidije), sepse termet e fjalëve përmbajnë kuptime të shumta në vete.

8. Pagabueshmëria vlen vetëm për të Dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) (El-ismetu) në kumtimin e fësë ndaj njerzisë. Poashtu edhe umeti është i ruajtur të mblidhen,të pajtonen (ixhmaja e dijetareve) në dalalet (devijim). Kurse sa u përket personave prej dijetarëve për ta nuk vlen të jenë të pagabueshëm, mirëpo prej secilit prej tyre meret edhe lihet përveç se prej të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në atë që e ka obligim kumtimin e saj në fenë e Allahut.

9. Referencë gjatë mospajtimeve është Kur’ani dhe suneti, duke e arsyetuar atë i cili ka gabuar prej Muxhtehidëve të këtij umeti dhe duke  lutur  Allahun për të që Ai t’ia falë.

10. Ëndra e mirë është hak dhe pjesë e pejgamberllëkut dhe  (feraseti) aftësia për ti dalluar njerzit  është e vërtetë, mirëpo vetëm kur vjen në përputhshmëri me sheriatin, por nuk bazohemi në të në çështjet e akides apo ligjvënies.

11. Polemika në fe është përbuzur, kurse debati në atë çfarë është më e mirë duke e kërkuar hakun është legjislative dhe na ndalohet të futemi në ato çështje për të cilat ka ardhur ndalesa e zhytjes në to.

12. Obligueshmëria e kapjes për metodologjinë e shpalljes gjatë kundërargumentimit të tjetrit, nuk  kundërshtohet  bidati me bidat,  e as ekstremizmi me neglizhencë.

13. Çdo shpikje në fe është bidat, dhe çdo bidat është devijim dhe çdo devijim çon në zjarrin e xhehenemit.

14. Bazë në emrat dhe cilësitë e Allahut është pohimi i asaj të cilën e ka pohuar vetë Allahu i Lartësuar për veten e Tij, ose e ka pohuar i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), duke mos e përngjasuar Atë me askënd, e as duke  shqyrtuar mbi kualitetin e Tij subhanehu ve teala,  duke mohuar për Allahun atë çfarë ka mohuar Allahu për veten e Tij, apo mohim nga Pejgamberi i Tij për vetën e Tij, duke mos bërë (tehrif) ndërrimin e kuptimit, e as (ta’atil) kuptim të shtrembuar. Por besojmë në atë ashtu siç na ka lajmëruar vetë Allahu subhanehu ve teala:” E askush nuk i përngjason Atij dhe Ai është Gjithëdëgjues dhe Gjithshiquesi.”[2] Duke besuar në kuptimin e këtyre teksteve, në domëthënien e tyre, duke mos i konkretizuar ata e as duke i komentuar ato shtrembërazi nga kuptimi i tyre.

15. Besimi në melekët fisnik në përgjithësi, kurse në veçanti besojmë në ato melek për të cilët ka argumente të sakta për emrat e tyre, cilësitë e tyre dhe veprat e tyre.

16. Besimi në librat e zbritur nga ana e Allahut, si dhe se Kur’ani me të vërtetë është derogues i librave të mëparshëm dhe se në librat para Kuranit ka ndodhë shtrembërim dhe shtimi nga dora njerëzore.

17. Besimi në pejgamberët dhe të dërguarit-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta, se ata janë njerëzit më të mirë në historinë e njerëzimit.

18. Besimi se shpallja është ndërprerë me vdekjen e Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe se ai është vula e pejgamberëve dhe i të dërguarve.

19. Besimi në ditën e fundit edhe shenjat që do të ndodhin para saj.

20. Besimi në kader se e mira dhe e keqja janë nga Allahu teala, duke besuar se Allahu e ka ditur çfarë do të ndodhë para se ajo të ndodhë dhe pastaj e ka shkruar në Lehvul-mahfudh (libri ku është rregjistruar çdo gjë). Dhe se çfarë ka dëshiruar Allahu ka ndodhur, e çfarë nuk ka dëshiruar nuk ka ndodhur. Gjithashtu se nuk ndodh diçka vetëm se me dëshirën e Tij dhe se Ai ka mundësi për çdo send,  Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe vepron çfarë të dojë.

21. Besime dhe pranimi i çështjeve të së fshehtës(gajbit) si: arshi, kursija, xhenneti, xhehenemi, dënimi i varrit dhe kënaqsia në të, urën e siratit, haudin, mizanin dhe të tjerat duke mos i komentuar se si janë ata në formë, për të cilat kanë ardhur argumente të vërteta.

22. Besimi në ndërmjetsimin (shefatin) e Pejgamberit (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), në ndërmjetësimin e pejgamberëve, mëlekëve  njerëzve të mirë dhe të tjerëve në ditën e kijametit, me ato të cilët është i kënaqur Allahu me to dhe do tju jep leje për ndërmjetsim, ashtu siç përcillet detajisht në argumente të sakta.

23. Besimi se besimtarët do shohin fytyrën e Allahut ditën e kijametit është hak, kush e mohon këtë apo e keqkomenton është i devijuar i prisht.

24. Kerametet e eulijave (njerezve të devotshëm) janë hak, mirëpo çdo gjë e cila është e jo natyrshme nuk do të thotë se është keramet, mirëpo mund të jetë mashtrim, ndonjëherë është prej shejtanëve, dallues i kerameteve është matja e saj në peshoren e Kur’anit dhe sunetit sa është në përputhshmëri me to.

25. Nuk lejohet ti përkushtohet diçka nga llojet e adhurimeve tjetërkujt pos Allahut, vetëm Ai është i cili e meriton adhurimin, nuk ka shok në zotërimin e Tij, në adhurim, e as në emrat dhe cilësitë e Tij dhe kush i bën adhurim dikujt tjetër pos Allahut nga cilido lloj i adhurimeve, si: duaja, kërkim i ndihmës, kërkim i strehimit, zotimit, bërjes së kurbanit, mbështetja, friga, shpresa, dhe diç tjetër të ngjajshme me këta ia përkshton dikujt tjetër pos Allahut ka bërë shirk-bërja shok në adhurim e diçkaje tjerët përveç Allahut.

26. Prej bazave të adhurimit është se Allahu adhurohet me: dashuri, frikë dhe shpresë bashkë, ndërsa kush e adhuron Allahun vetëm me dashuri ai person është zindik-dyfytyrësh, kush e adhuron vetëm me frikë është hauarixh-një nga grupet e para të devijuara nga suneti i resulullahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) pa vdekjes së tij, e kush e adhuron vetëm me shpresë është murxhij-gjithashtu një nga grupet e devijuara nga suneti i resulullahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) pak më vonë pas vdekjes së tij.

27. Obligim e kemi ti nënshtrohemi Allahut dhe të dërguarit të Tij (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) në të gjitha dispozitat me kënaqësi, pranim dhe respektim përgjithsisht. Të besojmë se gjykimi tek tagutet-çdo gjë tjetër që adhurohet përvec Allahut ose ligjvënia e dikujt tjetër pos Allahut, ndjekja e ndonjë ligji tjetër pos ligjit të islamit apo ndrimi i diçkaje prej saj është kufër-mosbesim.

28. Ndarja e fesë në hakikat: e cila është vetëm se për njerëz të veçuar dhe sheriat: e cila është për njerëzit e thjeshtë dhe jo për njerëzit e zgjedhur, si dhe ndarja e fesë nga shteti është e pavlefshme (batil).

29. Nuk e din gajbin-të fshehtën askush pos Allahut, mundet ndonjëherë Allahu tu tregon të dërguarve të Tij diç nga gajbi-e fshehta, mirëpo besimi se dikush tjetër pos Allahut e di gajbin-të fshehtën është kufër(mosbesim).

30. Besimi se fallxhorët dhe astrologët e thonë të vërtetën gjithashtu është kufër, kurse shkuarja tek ta është prej mëkateve të mëdha.

31. Mjetet kanë dispozitën e qëllimit dhe çdo mjet i cili të çon deri në adhurim të diçkaje tjetër përveç Allahut apo shpikja e diçkaje në fe e kemi të patjetërsueshme ta parandalojmë atë dhe t’ja mbyllim rrugën e futjës së saj në fe.

32. Nuk dëshmojmë për asnjë person në veçanti të kibbles sonë se është në xhenet apo në xhehenem, përveçse për ata persona që ka argument nga Kur’ani apo Sunneti.

33. Tekfiri-anatamosja e dikujt është dispozitë nga dispozitat e legjislacionit islam dhe pikëreferimi i saj është Kur’ani dhe Suneti, për këtë shkak nuk lejohet të bëhet tekfir-të anatomoset (të shpallet mosbesimtarë) besimtari për ndonjë fjalë që e ka thënë apo ndonjë vepër që e ka bërë përderisa nuk kemi argument sheriatik për të. E në qoftë se një vepër apo fjalë në përgjithësi emërohet si kufër nuk do të thotë se na lejohet të gjykojmë për persona të veçantë se kanë dalur prej feje, vetëm së kur plotësohen kushtet për këtë dhe të largohen pengesat. Sepse çështja e tekfirit është prej çështjeve më të rrezikshme, prandaj ajo kërkon të jesh i sigurt në të dhe duhet të kemi kujdes nga kjo dukuri, pra e shpalljes së muslimanëve mosbesimtarë.

34. Kur’ani fisnik është fjalë e Allahut i zbritur nga Ai, nuk është i krijuar. Prej Tij ka filluar dhe tek Ai do të kthehet dhe se Kur’ani është muxhizë-mrekulli e ruajtur deri në ditën e gjykimit.

35. Udhëzimi dhe devijimi i njerëzve janë në dorë të Allahut, atë të cilin e udhëzon Allahu e udhëzon me mirësinë e Tij, e atë të cilin e devijon Allahu e devijon nga drejtësia e Tij.

36. Njerëzit dhe veprat e tyre janë krijesa të Allahut, Allahu është Krijuesi i veprave të njerëzve, kurse ata janë bërës të veprave të tyre realisht.

37. Nuk lejohet përçarja në fe e as nxitja për fitne-përçarje ndërmjet besimtarëve. Në ato çështje në të cilat konfrontohen besimtarët duhet ti kthehen Kur’anit dhe sunetit të resulullahut  (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) dhe në rugën të cilëne kanë ndjekur selefu salihu(të parët tanë të mirë).

38. Kush çohet kundër xhematit islam, atëherë e kemi për detyrë ta këshillojmë atë, ta thërasim në polemikë me metodat më të mira, t’ja bëjmë të qartë argumentet. Në qoftë se pendohet dhe largohet nga kjo vepër lihet i qetë, e nëse vazhdon në mendimin e tij të gabuar atëherë dënohet sipas sheriatit me atë çfarë e meriton.

39. Zgjidhja e imamit është valide me pajtimin e gjithë umetit musliman apo me besatim nga njerëzit kompetent. Ose të një personi i cili e mer shtetin me grushtet dhe njerëzit janë të kënaqur me të, atëherë e kemi për detyrë respektimin e tij në të mirë dhe e kemi të ndaluar ti dalim në grushtet udhëheqësit musliman, vetëm nëse ai e shfaq kufrin haptas, që të kemi argument para Allahut kundrejt tij.

40. Sahabët të gjithë janë të besueshëm dhe ata janë gjenerata më e mirë e këtij umeti, dashuria ndaj tyre është prej fesë dhe prej besimit, kurse urrejtja e tyre është kufër dhe nifak-dyftyrësi. Gjithashtu nuk flasim për trazirat që kanë ndodhur në kohën e tyre, mirëpo i përmendim vetëm për të mirë, më i miri prej tyre është Ebu Bekri, pastaj Omeri, pastaj Othmani, pastaj Aliu (Allahu qoftë i kënqur prej tyre), këto madje konsiderohen dhe si prijësit e drejtë dhe të udhëzuar.

41. Prej fesë është dashuria ndaj familjes së Pejgamberit(paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), miqësimin e tyre, respektimin e tyre gjithashtu t’ua dimë vlerën dhe meritat e gravë të tij që janë për ndryshe edhe nënat e besimatërëve (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre). Ti duam imamët e selefit-të parëve tonë të mirë, dijetarët e këtij umeti, ti urejmë dhe të distancohemi nga pasuesit e bidatit, shpikësve në fe dhe nga pasuesit e epsheve.

42. Xhihadi-lufta në rrugë të Allahut është kulminacioni i islamit dhe nuk do të ndërpritet deri në ditën e gjykimit.

43. Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja janë një prej shenjave të islamit dhe shkak i ruajtjes së shenjtërisë së tij, këta dyja janë detyrë për çdo besimtarë sipas mundësisë së tij, nën suazat e legjislacionit islam duke i dhënë çdo herë rëndësi asaj çfarë është më e rëndësishme gjatë saj.

44. Në esencë besimtari është i mirë, vetëm në qoftë se vërejmë tek ai të kundërtën. Nuk na lejohet ta provokojmë masën e thjeshtë të besimtarëve në çështjet e thella fetare apo në ato gjëra që janë të rënda për ta për ti kuptuar, mirëpo i drejtojmë në argumentet e qarta prej Kur’anit, sunetit dhe ixhmasë-pajtimit të të gjithë dijetarëve islam[3].

Përktheu: Nexhat Ceka

Shkëputur nga libri “Akideja e Ehlu-Sunetit dhe Xhematit”



[1] Hadith që e transmeton vetëm një person.

[2] Sure Eshura, ajeti: 11.

[3] Shiko: “Bazat e Ehlu synetit dhe xhematit në akide”-Dr. Nasër el-Akl,

”Ehlu syneti dhe xhemati Mealim intilak el-kubra”-Muhamed Abdul-Hadi el-Mesrijj,

”Meusuatul-Mujesere fil-edjan vel-medhahib vel-ahzab elmuasireh”-Dr.Mani Ez-Xhuheni.

 

You may also like...