Bazat e emrave të Allahut të Lartësuar – II

Baza e dytë: Besimi në emrat e Allahut ka tre kushte. Kush nuk plotëson këto tre kushte, besimi i tij në emrat dhe cilësitë e Allahut është i pasaktë:

Allahu-41Kushti i parë: “Besimi në emrat e Allahut.”.

Ky kusht përmban dy rregulla:

A– Pohimi i emrave të Allahut në mënyrë konkrete.

Si p.sh Errahman ??????-, Errahijm – ?????? të dy këta emra ia pohojmë realisht Allahut.
Ka thënë Shejhu Islam ibnu Tejmie
????????: “Të gjithë ata, të cilët ia pohojnë emrat Allahut të Madhëruar, besojnë se Ai është “???? El-Haj” (i Gjalli, i përjetshmi”) realisht dhe”?????? – El-Alijm”(i Gjithëdijshëm) realisht dhe kështu me radhë në të gjithë emrat e Tij.

B-Prej besimit në emrat e Allahut është besimi që Allahu nuk u përngjason krijesave.

Allahu ka thënë në Kur’an: “Asgjë nuk i ngjason Atij ”.

Kushti i dytë: “Besimi në domethënien (kuptimin) e emrave të Allahut dhe në cilësitë që përbajnë emrat e Allahut.

Ai që beson, vetëm në emrat e Allahut dhe nuk beson se këto emra kanë domethënie të kuptueshme për ne, besimi i tij në emrat e Allahut nuk është i saktë. Për këtë tregojnë dy fakte;

a– Mosbesimi në domethëniet që kanë emrat e Allahut është ??????? – ” ilhadi ” (devijimi) më i madh nga e vërteta në emrat e Allahut.

Allahu në Kur’an ka thënë:
Lëri ata të cilët devijojnë në emrat e Allahut, ata do të shpërblehen për atë që kanë vepruar“.( Araf 180 )

b- Ne kemi thënë, në rregullin e parë që emrat e Allahut janë të bukur me domethënie të përkryer. Siç dihet emri i bukur nga emri jo i bukur dallohet nga domethënia dhe sikur emrat e Allahut mos të përmbanin domethënie dhe cilësi të përkryera sikurse thonë grupet e humbura atëhere nuk do të ishin të bukur në kulmin e bukurisë.

Çdo emër i Allahut është “??? – Alem” (Emër i përveçëm që tregon për qënien e Allahut) dhe ???” – uesfun “(Atribut që tregon për një cilësi dhe domethënie të caktuar).

Emrat e Allahut janë të përveçëm duke marrë parasysh faktin që ato tregojnë për qënien e Allahut dhe atribute duke marrë parasysh domethëniet dhe cilësitë që tregojnë për to. Atëherë të gjithë emrat e Allahut janë sinonime përsa i përket faktit që ato tregojnë për një qënie të vetme (Allahun), kurse përsa i përket cilësive dhe domethënieve që tregojnë për to janë të ndryshme, sepse çdo emër tregon për një cilësi dhe kuptim që nuk tregon për to emri tjetër.

Ibnu Uthejmini ???????? ka thënë:” Për këtë tregon Kur’ani dhe gjuha arabe. Në një ajet të Kur’anit Allahu thotë:
Ai është Mëkatëfalësi, Mëshirbërësi ” [Junus: 107]

Kurse në një ajet tjetër thotë:
Zoti yt është mëkatfalësi( El-Gafurr) që ka mëshirë (rrahme) “.

Emrin ??????” – Err-Rrahijm të përmendur në ajetin e parë e ka shpjeguar në ajetin e dytë me fjalën e tij: ???????? – që ka mëshirë. Kjo tregon se, emri i Allahut ?????? – Err-Rrahiim e ka kuptimin: Allahu ka Mëshirë.

Sikurse Err-Rrahiim po ashtu edhe çdo emër tjetër i Allahut ka domethënie.”
Të gjithë dijetarët e gjuhës arabe dhe të gjithë njerëzit me llogjikë të shëndoshë e mbështesin këtë që e thamë.Nuk mund ti thuhet ????” – El-Haj”( i Gjalli), vetëm atij që ka jetë dhe nuk mund ti thuhet ??????” – El-Alijm “( i Gjithëdituri), vetëm atij që ka dije,e jo atij që nuk ka dituri.

Nga kjo që sqaruam, del në pah (bëhet i qartë) devijimi dhe humbja e muëtezilive, të cilët i kanë mohuar domethëniet dhe cilësitë që i përmbajnë emrat e Allahut. Muëtezilitët thonë se: po t’i pohonim Allahut shumë cilësi,kjo do të thonte se qëniet e pafillimta janë shumë, kur dihet që i pafillimtë është vetëm Allahu i Lartë.
Kjo arsye është e pasaktë dhe e pallogjikshme. Argumentet e Kur’anit dhe të sunnetit, si dhe llogjika e shëndoshë e hedhin poshtë këtë.

1– Përsa i përket Kur’anit dhe sunnetit, Allahu i Lartë e ka përshkruar veten e Tij në Kur’an, me shumë cilësi e atribute.

N.q.s këto cilësi, do të tregonin se ka shumë të pafillimtë krahas Allahut, atëherë Allahu nuk do të kishte përmendur në Kur’an se Ai është i cilësuar me këto cilësi. Allahu thotë në Kur’an:

Me të vërtetë goditja e Zotit tënd është e fortë. Me të vërtetë Ai është i Cili e fillon dhe e përsërit krijimin dhe Ai është që i fal mëkatet dhe është i dashur. Ai është Zot i arshit madhështor dhe gjithëveprues i asaj që dëshiron punon.” [Buruxh: 12-15]

Gjithashtu Allahu ka thënë në Kur’an:

Madhëroje emrin e Zotit tënd më të Lartit i Cili krijoi (gjithçka) dhe pastaj e përpjestoi drejt (këtë krijim)” [El- A’ëla: 1-2]
Në këto ajete Allahu na ka bërë të njohur për veten e tij disa cilësi. Sikur të ishte e saktë ajo që thonë muëtezilitët, nuk do t’ia kishte atribuar vetes së Tij këto cilësi.

2– Llogjika:

Llogjika e shëndoshë tregon, se cilësia e një qënie nuk është e shkëputur nga ajo por është veti (atribut) thelbësore dhe e përhershme e saj. Prandaj cilësitë janë veti (atribute) të Allahut i Cili është cilësuar me to.

Mendja e njeriut nuk mund të përfytyroj asnjë ekzistencë të pa cilësuar me disa veti të saj. Çdo qenie domosdoshmërisht është e cilësuar me vetitë e mëposhtme;

1- Cilësia e ekzistimit .
2- Qënia e ekzistimit të saj i mundshëm ose i domosdoshëm,( i detyrueshëm).
3- Kjo ekzistencë është cilësi e një trupi ose është trupi vetë.

Pasi sqaruam, që emrat e Allahut janë të gjthë të bukur, sepse përmbajnë domethënie të përkryera, bëhet e ditur që (????? – Ed-dehru) “koha”, nuk është prej emrave të Allahut. Kjo fjalë (koha) nuk përmban domethënie të bukur dhe të përkryer që të jetë prej emrave të Aleut dhe sepse ?????? –Ed-dehër? është emër i kohës, koha është e krijuar, ajo është – ” kalimi i ditëve dhe i netëvë”.

Allahu Teala thotë në Kur’an për mohuesit e ringjalljes:

Ata thanë se kjo nuk është gjë tjetër vetëm se jetë e kësaj bote, vdesim e ngjallemi dhe nuk na shkatërron (zhduk) vetëm se(????? Ed-dehër) koha.”

Këtu bëhët fjalë se shkatërruese është “ed-dehr ??????” e cila është :“kalimi i ditëve dhe i neteve”:. Ndaj -Ed-dehër? (koha), nuk ka ndonjë domethenie të bukur, të përkryer që të jetë emër prej emrave të bukur të Allahut.

Përsa i përket hadithit të Profeti s.a.u.s, ku thuhet se Allahu i Lartësuar ka thënë:
Më bën keq Mua biri i Ademit (më shan, nuk më lartëson, pastron, dlirëson nga të metat), ai e shan kohën kur Unë jam koha. Në dorën time është komandimi dhe rregullimi i çështjeve. Unë bëj ndryshimin e natës dhe të ditës.”
Ky hadith nuk tregon se koha është prej emrave të Allahut. Ajo që shanin disa nga bijtë e Ademit, është; “koha në të cilën ndodhin ngjarje të ndryshme dhe e cila përbëhej nga kalimin i ditës dhe i natës”. Të gjitha këto janë të krijuara prandaj fjala e Allahut në hadith – “…Unë jam koha…” – është shpjeguar me fjalët që kanë ardhur pas saj – “…në dorën time është komandimi dhe rregullimi i çështjeve, Unë bëj ndryshimin e natës dhe të ditës.”.

Kjo tregon se, Allahu me fjalën “koha ed-dehër” ka patur për qëllim; “ Unë jam krijuesi i kohës, bëj ndryshimin e ditës dhe të natës.”. Në hadith, koha është përshkruar si diçka që ndryshon dhe rrotullohet. Allahu nuk mund të jetë Ai që ndryshon dhe rrotullohet, por Ai që bën ndryshimin dhe rrotullimin.
Të gjitha këto fakte, tregojnë se koha nuk është perj emrave të bukur të Allahut.

Kushti i tretë: Besimi dhe pohimi i veprimeve, i ndikimeve dhe pasojave që rrjedhin nga emrat e Allahut.

P.sh: Emri i Allahut: “?????? Err-Rrahim, Mëshirbërësi”, tregon se Allahu ka “??? – rrahmet, mëshirë”, dhe si rrjedhojë e mëshirës së Tij është mirëbërja ndaj krijesave të Tij. Futja e disa prej tyre në xhennet, zbritja e shiut e të tjera pasoja, ndikime e veprime që rrjedhin nga mëshira e Allahut. Gjurmët e mëshirës së Allahut nuk mund të numërohen.

Jo të gjithë emrat e Allahut kanë veprime, ndikime,gjurmë dhe pasoja që rrjedhin prej tyre, porse në lidhje me këtë çështje, emrat e Allahut ndahen në dy grupe:

Grupi i parë: Emrat prej të cilëve rrjedhin, veprime, pasoja, ndikime, domethënia e të cilëve mund të quhet kalimtare, veprore.

Si për shembull emri i Allahut “?????? – Err-rrahiim, Mëshirbërësi”. N.q.s domethënia e emrave të Allahut është veprore kalimtare atëherë duhet të pohojmë tre gjëra.

a– Pohimi që ky është emër i Allahut.
b– Pohimi i cilësisë që përmban ky emër.
c– Pohimi i veprimit, ndikimit dhe i pasojës që përmban ky emër.

Prandaj, dijetarët islam kanë thënë: “Nëse kaçakët (banditët), që dalin në rrugë për të frikësuar njerëzit, për t’i grabitur, apo për t’i vrarë, pendohen para se t’i kapin organet kompetente, masa penale që e ka obliguar sheriati për raste të tilla në të drejtën e tyre nuk zbatohet, por ata falen .

Allahu thotë në Kur’an:
Përveç atyre, të cilët pendohen përpara se t’i kapni (të hyjnë nën pushtetin tuaj), atëherë dijeni se Allahu është Mëkatfalës, Mëshirbërës.”

Dijetarët, këto dy emra i kanë marrë si argument, që tregon se Allahu u ka falur mëkatet atyre dhe i ka mëshiruar me moszbatimin e dispozitës së sheriatit në të drejtën e tyre.

Ibnu Kajim El Xhevzijetu ka thënë: “Vëreni, në veprimet, ndikimet dhe gjurmë e përgjithshme dhe të veçanta të mëshirës së Allahut. Ai me Mëshirën e Tij na ka dërguar të Dërguarit dhe na ka zbritur librin, na ka mësuar pasi ishim të paditur dhe na ka bërë të shikojmë pasi ishim të verbër e na ka udhëzuar pasi ishim të humbur. Me Mëshirën e Tij na ka lajmëruar për cilësitë, emrat dhe veprat e Tij, kështu që ta njohim Atë me to. Me mëshirën e Tij na ka mësuar atë që nuk e dinim. Me mëshirën e Tij ka bërë për ne diellin dhe hënën, ditën dhe natën.

Grupi i dytë: Emrat që nuk rrjedhin prej tyre veprime, pasoja dhe ndikime, domethënien e të cilëve mund ta quajmë joveprore, jo kalimtare.

Në lidhje me këto emra duhet të pohojmë dy gjëra:

a– Besimi (pohimi) i emrit të Allahut.
b– Besimi (pohimi) i cilësisë që e përmban ai.

Shembull, emri i Allahut ” ???? El-Haj, i Gjalli i Përjetshmi “, në lidhje me të cilin duhet pohuar.

1– Emri “????, Elhaj”
2– Cilësia që e përmban:”
?????? El-hajat, jeta”.

You may also like...