Bazat e emrave të Allahut të Lartësuar – III

Imazhe-16Baza e tretë: Emrat e Allahut janë të gjithë “teukifije -???????” (Teukifij’jetu do të thotë: Emrat e Allahut merren vetëm nga Kur’ani dhe Sunneti i saktë).

Mendja e njeriut nuk ka të drejtë ta emërtojë Allahun, me emra të cilët nuk kanë ardhur në Kur’an dhe Sunnet, sikur kanë bërë filozofët, disa prej muëtezilive dhe sufitë…Por duhet, që emrat e Allahut Teala të merren vetëm prej Kur’anit dhe Sunnetit të saktë.

Ta quajmë Allahun, me emra që nuk kanë ardhur, as në Kur’an dhe as në Sunnet është padrejtësi në të drejtën e Allahut Teala. Është detyrë të jemi të edukuar me Allahun Teala dhe të qëndrojmë në tekstet e Kur’anit dhe të Sunnetit. Ka thënë Allahu i lartësuar në Kur’an:

“Dhe mos e thuaj atë për të cilën nuk ke dituri, se me të vërtetë të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra të gjitha këto janë përgjejgjëse. Secila prej tyre do të pyetet.” [El-Israë’: 36]

“Thuaj: (Por në të vërtetë) gjërat që i ka ndaluar Zoti im janë El-Fahisha (gjynahet e mëdha, çdo lloj afrimi me gratë jashtë martesës etj.) që kryhen hapur ose fshehur, gjynahet (e tjera të çdo lloji), shtypja pa të drejtë, vënia shok Allahut në adhurim (adhurimi i të tjerëve përkrah a përveç Atij), gjë për të cilën Ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë dhe asnjë provë si dhe përfolja për Allahun për gjëra për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni. ” [Al-A’raf: 33]

“O njerëz! Hani nga çfarë është e ligjshme dhe e mirë në tokë dhe mos ndiqni gjurmët e shejtanit. Padyshim që ai është për ju armik i hapur. *Shejtani ju urdhëron ju vetëm të keqen dhe Fahsha (ç’është gjynah dhe e dënueshme) (si) dhe që ju të thoni kundër Allahut çfarë ju nuk e dini.” [El-Bekare: 168-169]

Baza e katërt: Emrat e Allahut, nuk janë të kufizuar me ndonjë numër të caktuar.

Për këtë tregon hadithi i trasmetuar nga Abdullah Ibnu Mes’udi, se Profeti alejhi selam ka thënë: “Nuk e kap ndonjërin kurrë ndonjë brengë, pikëllim apo vështirësi dhe thotë: “O Allah unë jam robi yt, biri i robit tënd dhe biri i robëreshës tënde. Unë jam në dorën tënde dhe në të drejtën time zbatohet gjykimi Yt. Caktimi Yt për mua është i gjithë i drejtë. Të lus Ty me çdo emër që Ti e ke, me të cilin e ke quajtur vetenTënde, ose e ke zbritur në librin Tënd. Ia ke mësuar ndonjërit prej krijesave të Tua, ose e ke ruajtur në dijen Tënde të fshehtë, e cila është tek Ti. Ta bësh Kur’anin e Madhëruar pranverën (gjallërimin, gjelbërimin) e zemrës time dhe dritën e gjoksit tim.Të tillë që të më largojë brengën, mërzitjen dhe vështirësinë time.” Vetëm se Allahu e zhduk brengën, mërzitjen dhe vështirësinë e tij dhe ia zëvendëson atë me gëzim e lumturi.” (Tr. Ahmedi, Hakimi dhe Shejkh Albani e ka bërë të saktë.)

Ky hadith tregon që emrat e Allahut nuk janë të kufizuar me ndonjë numër të caktuar, sepse emrat që i di Allahu, të cilët janë në dijen e Tij të fshehtë, nuk i di asnjëri prej krijesave të Tij. Prandaj nuk i lejohet askujt, që të kufizojë emrat e Allahut me ndonjë numër të caktuar.

Përsa i përket hadithit, ku Profeti alejhi selam thotë: “Me të vertetë Allahu ka 99 emra të cilët kush i mëson përmendësh hyn në xhenet.” (Tr. Muslim), nuk tregohet në të, se emrat e Allahut janë të kufizuar në 99.
Imam Neveviu ka thënë: “Të gjithë dijetarët janë të një mendimi; “ ky hadith nuk tregon se emrat e Allahut janë të kufizuar në 99”, sepse qëllimi i Profetit në këtë hadith nuk është që emrat e Allahut janë të kufizuar në 99 dhe nuk ka emra të tjerë përveç tyre, por qëllimi i Profetit është se Allahu ka 99 emra prej emrave të Tij, të cilët kush i mëson përmendësh Allahu e fut në xhenet.

Kjo nuk do të thotë që, nuk ka emra të tjerë, por këto 99 emra janë të tillë që nëse njeriu i mëson, i kupton dhe punon me ta hyn në xhennet. Kjo është e ngjashme me fjlalët e mëposhtme: “Filani ka 100 derhemë të pregatitur për ti dhënë sadaka.” Kjo nuk do të thotë se ai nuk ka derhemë të tjerë, të cilët nuk i ka llogaritur t’i japë sadaka. Pra fjala e Profetit alejhi selam në hadith “…kush i mëson ato përmendesh hyn në xhennet ” është plotësim i fjalisë së parë e jo fillim i një fjalie të re.

Si përfundim qëllimi i Profetit është lajmërimi për hyrjen në xhennet me mësimin e këtyre emrave përmendësh dhe jo lajmërimi për kufizimin e emrave të Allahut.
Përcaktimi i 99 emrave nuk ka ardhur as në Kur’an e as në sunnet të saktë.

Kurse hadithi i transmetuar nga Tirmidhiu e ky nga Veli bin Muslim për përcaktimin e 99 emrave është i dobët, sepse Velidi është i dobët.
Shejkhu Islam ibnu Tejmie ka thënë: “Të gjithë dijetarët që kanë dituri rreth shkencës së hadithit, janë të një mendimi se Profeti nuk i ka përcaktuar 99 emrat, ndërsa hadithi që ka transmetuar Velidi është i dobët.”.

Në një vend tjetër në fetaua ai ka thënë: “Velid bin Muslim i ka marrë këto emra prej disa mësuesve të tij nga Shami sikurse është sqaruar në disa prej rrugëve të hadithit të tij.”.

Ibn Haxher Elaskalani ka thënë: “Defekti që shkakton dobësin e hadithit, sipas mendimit të Buhariut dhe Muslimit, nuk është vetëm fakti që atë e transmeton vetëm Velid bin Muslim, (i cili është i dobët) por ka edhe difekte të tjera si: “idtirrab” (mosmarrveshje në lidhje me trasmentimin e tij), “idrraxh”(shtesa ne tekst) dhe Velid është “mudel-lis”.

Baza e Pestë: Devijimi në emrat e Allahut (Ilhadi)

Përkufizimi i Ilhadit është: Devijimi në emrat e Allahut, me mohimin ose shtrembërimin e realiteteve të tyre dhe të domethënieve të tyre, nga e vërteta që është përmendur në Kur’an dhe në Sunnet.

Ilhadi (devijimi) në emrat e Allahut, ndahet në 4 lloje:

1- Ta emërtosh Allahun Teala me emra që nuk kanë ardhur as në Kur’an e as në Sunnet është devijim, sepse ne kemi thënë se emrat e Allahut janë teukifije. Për shembull siç kanë vepruar kristjanët të cilët e quajtën baba Allahun, ose siç vepruan filozofët që e quajtën “arsyeja vepruese”.

2- Të nxjerrësh nga emrat e Allahut emra për idhujt, është devijim gjithashtu, sepse këto emra janë të veçantë për Allahun Teala, ashtu sikursë ibadeti i takon vetëm Atij. Prandaj emërtimi i të tjerëve me këto emra, në atë mënyrë që i takojnë vetëm Alllahut, me qëllim që tu kushtohet adhurimi përveç Allahut, ose tu dedikohen cilësi që nuk u takojnë, është “Ilhad”. Si psh.: Veprimi i mushrikëve, të cilët nxjerrnin nga emri i Allahut ” ?????? El-Azijz – I Potfuqishmi, emër për idhullin e tyre “El-uz’za” dhe El-lat. Nga emri i Allahut “El-Ilah”– I Adhuruari. Menat nga emri i Allahut “El-Menan”– Dhuruesi.

3- Të mohosh emrat ose domethëniet dhe cilësitë që i përmbajnë ata, si dhe të mohosh rregullat dhe veprimet, që rrjedhin prej tyre, është gjithashu deviijim, sepse besimi në emrat e Allahut nuk plotësohet vetëm se duke besuar në të gjithta këto.

P.sh.Devijimi) “Ilhadi” i ????? i Xhehmive, është mohimi i emrave dhe cilësive të Allahut.(Devijimi) “Ilhadi” i ???????? Muëtezilëve, është mohimi i cilësive që përmbajnë emrat e bukur të Allahut. Ata thonë: “Allahu është Mëshiruesi (Err-rrahman), pa mëshirë.

4- Ti përngjasosh cilësitë që përmbajnë këta emra me cilësitë e krijesave është devijimi në emrat e Allahut, sepse ngjasimi i Allahut me krijesat, ose i cilësive të Tij me ato të krijesave është diçka e pamundur dhe jo e saktë.

Allahu në Kur’an ka thënë: “Asgjë nuk i përngjan Atij, Ai është Dëgjuesi Shikuesi”.
Nuejm bin Hamad El Huzai ka thënë: “Kush e përngjason Allahun me krijesat e tij bën kufër dhe kush i mohon cilësitë, me të cilat Allahu ka cilësuar veten e Tij, bën kufër.

Nuk ka dyshim, se cilësitë që Allahu, ka përshkruar me to veten e Tij, nuk janë të ngjashme me ato të krijesave.”

Këta ishin katër llojet e “Ilhadit”. (Divijimi)“Ilhadi”, me të gjitha llojet e tij është i
palejuar, sepse Allahu i ka kërcënuar për ndëshkim të rëndë, ata që devijojnë ( bëjnë ilhad) në Emrat e Tij.

Allahu i lartësuar ka thënë: “Allahut i takojnë emrat më të bukur, ndaj luteni atë me ta dhe largohuni shoqërisë së atyre të cilët i përgënjeshtrojnë Emrat e Tij. Ata do të shpërblehen për çfarë kanë vepruar”. [El A’raf:180]
E kundërta e njësimit të Allahut, në emrat dhe cilësitë e tij (teuhidul esma ues’sifat), është shirku dhe ilhadi (Devijimi).

Shirku në cilësitë e Allahut, do të thotë ti vësh ortak ose rival në cilësitë e Tij, ndërsa “Ilhad-in”(Devijimin) e sqaruam më lart.

Për të cilësuar një person të veçantë (i cili pretendon se është musliman, sipas termit të dijetarëve të akides: prej ehlul kible) si qafir, nuk lejohet të nxitohemi, derisa të plotësohen kushtet e tekfirit dhe të elminohen pengesat e ????? tekfirit. Jo çdo njeri që bie në kufër, bëhet qafir.

Njeriu mund të thotë thënien e kufrit, ose të bëjë punën e kufrit, por nuk cilësohet qafir, përderisa në të drejtën e tij, nuk janë plotësuar kushtet dhe nuk janë eleminuar pengesat e tekfirit. Prej pengesave më të rëndësishme të tekfirit, në lidhje me këtë temë, është interpretimi dhe imitimi. Për më gjerë rreth rregullave të tekfirit mund të kthehemi në librat e akides.

“Kufri në emrat dhe cilësitë e Allahut, bëhet me mohimin e ndonjë emri ose cilësie, që ka ardhur në argument të saktë, pas informimit rreth tyre (d.m.th; mbërritjes së argumentit ). Gjithashtu bëhet me“ilhad-in” (devijimi dhe shtrembërimi i tyre nga e vërteta ), duke ndryshuar domethënien, që tekstet e tyre tregojnë për të, pa ndonjë dilemë(mëdyshje), e cila është e tillë, që personi mund të justifikohet me të”.(Marrë nga komisjoni i përhershëm i fetvasë.)

Shejkh ibnu Uthejmin ka thënë: “Mohimi i emrave dhe i cilësive të Allahut është dy llojesh.

Lloji i parë: Mohim me karakter përgënjeshtrimi. Ky pa dyshim është kufër. Sikur ndonjëri, të mohonte një emër prej emrave të Allahut, ose një cilësi prej cilësive të tij, që ka ardhur në Kur’an dhe në Sunnetin e saktë, si p.sh, të thotë një person; “Allahu teala nuk ka dorë”, ai është qafir pa kundërshtim tek të gjithë muslimanët. Përgënjeshtrimi i lajmit të Allahut dhe të i Dërguarit të Tij është kufër që të nxjerr nga feja.

Lloji i dyte: është mohim me karakter keq interpretimi (d.m.th. të mos i përgënjështrojë por t’i mohojë) në këtë lloj kemi të bëjmë me dy raste:

1. Rasti i pare: që ky interpretim të jetë i lejueshëm nga ana gjuhësore (d.m.th: interpretimi që i kanë bërë fjalës të jetë një ndër variantet e kuptimit të fjalës në gjuën arabe ). Në këtë rast interpretimi nuk është kufër.

2. Rasti i dytë: interpretimi të mos jetë i lejuehëm në gjuhën arabe (d.m.th. të mos ketë asnjëfarë lidhje gjuhësore ndërmjet fjalës në gjuhën arabe dhe interpretimti që i kanë bërë). Në këtë rats është kufër sepse mohimi është absolut. Ky interpretim në realitet është përgënjeshtrim. Shembulli i këtij rasti është sikur të thotë në fjalën e Allahut: “Përkundrazi të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira” (el Maide 64), të thotë: Qëllimi me dy duart është: qiejt dhe toka. Me këtë keqinterpretim ai bëhet qafir, sepse ky nuk është i saktë në gjuhën arabe, pra ai është mohues, përgënjështrues. Ndërsa shembulli për rastin e parë është sikur të thotë në interpretimin e dy duarve: janë Mirësia dhe Fuqia e Allahut, me këtë interpretim nuk bëhet qafir sepse dora në gjuhën arabe përdoret edhe në kuptimin “ En-nieme – Mirësia” por është në kundërshtim të domethënies së saj të drejtpërdrejtë. (marrë nga El Mexhmeuth-Themin 2:62-63).
Lexo në fundin e këtij libri Gjykimi ndaj mohuesit të cilësive

 

 Përgatiti dhe përshtati: Ismail Bardhoshi
Shkëputur nga libri “Besimi i ehli sunetit dhe xhematit në emrat dhe cilësitë e Allahut”

You may also like...