Bazat e emrave të Allahut të Lartësuar

Ky libër në vijim do të ndahet në dy pjesë bazë ku në secilën pjesë do të shpjegohen çështjet me shtjellim edhe atë:

1. Bazat e Emrave të Allahut të Lartësuar
2. Nëntëdhjet e nëntë Emra të Allahut të marrë nga Kur’ani dhe Sunneti i saktë.

1. Bazat e Emrave të Allahut të Lartësuar

1 – Baza e parë: Emrat e Allahut janë të gjithë të bukur, të përkryer dhe të përsosur.

Allahu në Kur’an ka thënë: ” Me të vërtetë Allahut i takojnë emrat e përkryer e të bukur prandaj luteni Atë me ta” [El-Isra: 110]

Ata janë të tillë, sepse përmbajnë kuptime dhe cilësi, të cilat janë të përkryera dhe të përsosura.

Shprehjet përsa i përket kuptimit të tyre ndahen në tre grupe:

1) Shprehje apo fjalë, të cilat kanë në mënyrë absolute, gjithmonë kuptim të bukur, të përkryer. Emrat e Allahut janë të gjithë të tillë.
2) Shprehje apo fjalë, të cilat kanë herë kuptim të mirë dhe herë kuptim jo të mirë.
3) Shprehje apo fjalë, të cilat kanë gjithmonë kuptim të mangët, jo të mirë.

Nuk ka dyshim, se emrat e Allahut janë prej shprehjeve të grupit të parë.
Çdo emër i Allahut përmban cilësi të përsosura, të përkryera.

Të sjellim disa shembuj për këtë: Emri i Allahut ???? – El haj –( i Gjalli – i Përjetshmi).
Ky emër i Allahut, përmban jetën e përsosur dhe të përkryer të Allahut të Madhëruar, e cila nuk ka fillim dhe mbarim. Nuk i ka paraprirë Atij mosekzistenca në të kaluarën dhe kurrë nuk do Ti vijë në të ardhmen.

Allahu në Kur’an ka thënë: “Dhe mbështetu tek i gjalli i Cili nuk vdes“.

Po ashtu Allahu në Kur’an ka thënë: “Ai Allahu është Një i vetëm dhe i pashok i Gjallë i Përjetshëm “.

Jeta e Allahut në mënyrë të pashmangshme tregon për dijen, shikimin, dëgjimin dhe të tjera prej cilësive të Tija të përsosura dhe të përkryera.

Emri i Allahut ?????? – El Alijm – (i Gjithëdituri) përmban dijen e përkryer të Allahut. Atij nuk i ka paraprirë padituria, asgjë nuk ka qenë jashtë dijes së Tij dhe nuk do të jetë më vonë. Ai nuk mund të harrojë asgjë.

Allahu në Kur’an ka thënë:
Dija e tyre është tek Zoti im në shkresën e duhur Zoti im nuk është i pavetëdijshëm dhe Ai nuk harron.” [Taha: 52]

Dhe tek Ai janë çelësat e të fshehtës që nuk i di ato askush përveç Tij, Ai di çfarë ka në tokë dhe në det, nuk ka asnjë gjethe që bie dhe Ai të mos ketë dijeni për të. Nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë ose të thatë që të mos jetë shkruar në shkrim të qartë ” [El-Enam: 59]

Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin asaj. Ai e di vendbanimin dhe vendruajtjen e saj e të gjitha këto janë në librin e qartë” [Hudë: 6]

Me të vërtetë Allahut nuk i fshihet asgjë në qiej e as në tokë“.
Ai e di gjithçka që është në qiej e në tokë dhe e di atë të cilën e fshihni dhe e shfaqni, me të vërtetë Allahu është i ditur për atë që fshehin gjokset.” [Et-Tegabun: 4]

Emri i Allahut ?????? –Er-Rahman, ( i Gjithëmëshirshmi.), është një prej emrave të bukur të Allahut. Përmban cilësinë e mëshirës së përkryer për të cilën Profeti sal-lAllahu alehji ue sel-lem ka thënë. “Me te vërtetë Allahu është më i mëshirshëm për robërit e Tij se sa kjo grua për fëmijën e saj“.
Bëhet fjalë për një nënë, që e gjeti foshnjën e saj ndërmjet robërve, e mori atë, e vendosi në prehrin e saj dhe i dha gji. Profeti sal-lAllahu alehji ue sel-lem, pasi vuri re veprimin e nënës së foshnjës tha fjalët e lartëpërmendur.

Emri ??????? Er-Rrahman tregon se mëshira e Allahut, është Gjithpërfshirëse. Allahu thotë në Kur’an: “Mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë“.

Për duanë që melaiket e bëjnë për besimtarët Allahu ka thënë:

Zoti ynë ke përfshirë çdo gjë me mëshirë dhe dije “.

Çështje:

Çdo emër i Allahut, duke e marr parasysh më vete ka bukuri dhe përkryerje. N.q.s do të përmendet sëbashku me një emër tjetër, ky bashkim përbën një bukuri dhe nje përkryerje tjetër, mbi bukurinë dhe përkryerjen që ka çdo emër më vete. P.sh: emri i Allahut ?????? – El-Aziz tregon për fuqinë dhe krenarinë e plotë dhe të përkryer të Allahut. Ndërsa Emri ??????- El-Hakim tregon për gjykimin me drejtësi të Allahut dhe për urtësinë e Tij. Kur këta dy emra përmenden së bashku, kjo tregon për një përkryerje tjetër. N.q.s. i Gjithfuqishmi, Krenari, i Lartësuari, nuk do të ishte i Urtë dhe gjykues i drejtë mund të bënte padrejtësi, sikurse ndodh me njerëzit e lartë në këtë dynja e N.q.s. gjykuesi i drejtë dhe i Urtë, nuk do të ishte i Lartë, i Fortë, Krenarë, ai mund të cilësohej si i dobët, i paaftë siç cilësohen krijesat që janë të drejta dhe të urta por jo të fuqishme. (Nuk do të pranohej gjykimi i tij)

Të gjithë emrat e Allahut, kanë domethënie të qartë, pra të gjithë janë ????? “muhkeme” që do të thotë:
“Të qartë, të kuptueshëm”.

Përsa i përket cilësive, të cilat i përmbajnë këto emra, ato janë ????? “muhkemetun”nga një anë dhe ?????? “muteshabihe” të pakuptushme për nga ana tjetër.
Cilësitë janë ????? muhkemetun” për sa i përket domethënies së tyre dhe ??????? “muteshabihe” (të pakuptueshme, të pakonceptueshme) për sa i përket përshkruarjes së formës dhe mënyrës se si ato janë. Më gjërë rreth kësaj teme do të flasim në kapitullin e cilësive.

 Përgatiti dhe përshtati: Ismail Bardhoshi
Shkëputur nga libri “Besimi i ehli sunetit dhe xhematit në emrat dhe cilësitë e Allahut”

You may also like...