…bëhet fjalë për veshjen dhe mbulesën tënde motër! – II

Gruaja-40Nëna ime, të jem më e qartë: bëhet fjalë për veshjen dhe mbulesën e femrës muslimane. Kemi qenë dëshmitarë se disa funksionarë të Bashkësisë Islame, duke mos u frikësuar dhe turpëruar para All-llahut të Dashur, nxjerrin shpjegime nga xhepat e thellë të tyre, dike deklaruar se femra muslimane nuk duhet të jetë e mbuluar dhe me këtë, me vetëdije pranojnë shpalljen e djallit! Nëse në ndonjë rast nga rrethana të shumëllojshme, nuk zbatojmë cilindo nga obligimet e All-llahut, të përcaktuar me Kur’an dhe sunnet, atëhere jemi gjunahqarë të mëdhenj – por përsëri mbetemi në Islam. Mirëpo, nëse e mohojmë atë që All-llahu rreptësisht urdhëroi të zbatohet – biem nga besimi.

Motra ime , për këtë edhe të shkruaj që rastësisht mos mohosh këtë obligim të All-llahut, e as ndonjë tjetër, sepse në po atë moment të shuhet besimi yt, e të gjitha veprat tua që i ke bërë të mbeten të pavlefshme. E di se sidomos ky obligim i All-llahut – mbulesa – nuk është i lehtë dhe se duhet një kohë e gjatë që të mboshtet djalli në atë rrugë. Pasi që, mu kjo luftë me vetvetën dhe me djallin tënd të brendshëm është më e rëndë në këtë botë.

Islami na mëson që çdo rregulle t’i hyjmë në tërësinë e saj, të mundohemi që me gjykimet tona të zbulojmë kuptimin e rregullës së caktuar – atje ku na lejohet. Dhe gjithmonë, ta kesh në mend, t’i hysh çdo rregulle Islame me tërësinë e mësimeve Islame. Asnjëherë nuk duhet ta ndajmë nga mësimi i përgjithshëm! Nëse, për shembull e ndajmë një tullë nga një ndërtesë impozante, vetë tulla nuk mund të na shfaq bukurinë dhe madhësinë e asaj ndërtese. Ose, për shembull, nëse e ndajmë nga trupi i përgjithshëm i njeriut gishtin dhe e shikojmë të ndarë nga trup, do të konstatojmë se ai si i tillë, i ndarë është destinuar të vdesë shpejt, si i bashkuar në një trup, me tërë organizmin ai përfiton në vlerë, në funksion dhe n ëbukuri. Ashtu, asnjë rregull në Islam, nëse e shikojmë të shkëputur nga tërësia e saj, ashtu sij, ashtu siç e bën perëndimi në shpjegimin e rregullave të Islamit, nuk mund të na ofrojë madhësinë dhe bukurinë e saj të vërtetë, pasi që e kemi shkëputur nga shpirti i vet.

Nga kjo, jemi të obliguar që edhe mbulesën e femrës në Islam, në namaz dhe jashtë tij, ta shikojmë në terësinë e mësimeve Islame që edhe përgjigjja në pyetjen: a ka dashur Islami me mbulesën e femrës atë ta bëjë të poshtëruar, robëreshë dhe më pak të vlefshme, siçflasin gojëkëqinjtë, apo me këtë obligim i është bërë nder dhe është ngritur nga morali i pluhurosur – të jetë më e plotë!

Nëse e largojmë errësirën nga mendimi ynë në mungesë të dritës (nurit) së All-llahut xh.sh t’i heqim nga sytë tonë syzet me ngjyra të ndryshme (pasi që Islami është i pangjyrë) dhe e analizojmë këtë obligim në tërësinë e mësimit Islam, do të kuptojmë se mbulesa të cilën Islami e ka përcaktuar për besimtaren është respekt dhe nder për të, dhe se e ruan nga poshtrimi, e mbron që të mos jetë trup e asgjë tjetër, dhe mos të bjerë në nivelin e kafshës! Mu për këtë, mbulesa e Islamit është mburoja dhe arma më e mirë që e mron moralin e femrës!

Me zbatimin e këtij dhe obligimeve të tjera të All-llahut xh.sh qartë shprehet nënshtrimi i vërtetë ndaj All-llahut dhe Pejgamberit të Tij. Me këtë tregojmë se a jemi rrenacakë kur themi: “Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj dhe besoj se Muhammedi a.s. është rob i All-llahut dhe i Dërguari i Tij”, si dhe a mos ndoshta lakmitë e kësaj bote dhe idhujtarët janë përzier me Krijuesin e vetëm?
Motra ime, mbulesa jote, brenda dhe jashtë namazit në jetën e përditshme, është rrënim i statujave dhe idhujve që djalli në ty i ka skalitur për një kohë të gjatë.
Nëse thua: përse vetëm unë të mbulohem? – Motra ime, janë mbuluar shumë më të mira se ti dhe unë: janë mbuluar gratë e të Dërguarit të All-llahut, nënat e besimtarëve të sinqertë!
Motra ime, nëse vërejmë se shumica besimtareve të sotme nuk mbulohen – a thua se nuk u është garantuar atyre banimi në xhehenem?! Mos edhe ti e kërkon vizën për banim të përhershëm me të në zjarr?!
Nëse kërkëon të sillesh si shumica e botës – dije se ato do të kthejnë nga rruga e All-llahut xh.sh ! A nuk ke vërejtur se duke lexuar Kur’anin, All-llahu xh.sh shpesh përsërit: Shumica e njerëzëve nuk dijnë, shumica prej tyre nuk besojnë!
Mirëpo, nëse thua se nuk don të mbulohesh për shkak të nxehtësisë, se mund të djersitesh së tepërmi: motër e dashur, mos harro, zjarri i xhehenemit është më i zjarrtë dhe më përvëlues se dielli dhe rrezet e tij gjatë korrikut dhe gushtit!!! Dhe mos harro: kjo nxehtësi është afatshkurtë, kurse të përzhiturit e xhehenemit është iu përhershëm! E lirë je të zgjedhish – po ti, si të duash urdhëro!

Veç kësaj, ata të cilët kanë jetuar dhe jetojnë në vende shumë më të nxehta nga ky i yni, thonë se mbrojtja nga dielli dhe nxehtësia nuk qëndrojnë në zbulimin, por në mbulimin e trupit, bile shohim se në ato vende të ngrohta edhe meshkujt mbajnë shalle të ndryshme dhe rrobe të gjata që të mbrohen nga nxehtësia. Num gjetëm askë që kishte zbuluar kokën ose kishte veshur rrobe të shkurtra për shkak të nxehtësisë. Ata janë veshur në atë mënyrë siç përmendëm më parë që të mbrohen nga nxehtësia.

Nënë e dashur, mosmbulimi i trupit tënd, përveç fytyrës dhe duarve, gjegjësisht shuplakës (kurse sipas drejtimit hanefit edhe thembra) është haram. Dhe paramendo tash: sikur dikush për çdo ditë të sjellë një gotë me alkol të pish, ose mish derri për të ngrënë – si do të ndjeheshe?! Jam e sigurt se do të tmerroheshee do të thoshe: Jo, as këtë nuk e ha, e as këtë nuk e pi, se kjo është haram! Por, nënë e dashur njësoj është haram t’ua tregosh të tjerëve cilëndo pjesë të trupit – përveç fytyrës, shuplakave dhe thembrës. Dhe parashtroi vetvetës pyetje: Si do t’i jepet përgjigje All-llahu xh.sh nëse gjatë jetës ke ecur e zbuluar dhe vazhdimisht ke bërë haram – duke u zbuluar!!!
Motër e dashur, a nuk ke lexuar në Kur’an se çdo person do t’i mbajë në qafë mëkatet e veta?! Nënë e dashur, e di se i ke eshtrat e dobëta dhe këmbët të dridhen – e si do t’i bartësh gjithë këto mëkate për këtë lloj harami (ndalese)?!
Jam e bindur që edhe atë do ta vëresh se së pari duhet ruajtur gjuhën dhe të tjera, e më në fund duhet t’i mbulosh flokët dhe tërë trupin. Mirëpo, ti patjetër duhet të jesh e vetëdijshme se mbulimi i trupit tënd nuk të mbron vetëm ty, por që është shumë – shumë me rëndësi i mbron edhe të tjerët! Nëse, themi, kalon rrugës e zbuluar, lakuriqe e dikush nga meshkujt të shikon me plot afsh, kurse kjo si e si ndodh, ti do ta mbash mëkatin tënd, si dhe mëkatet e atyre që i ke nxitur të gabojnë, edhe pse ata do të përgjigjen për atë se nuk i kanë ulur shikimet e tyre.

Roli yt nuki është që të provokosh, t’ua tregosh pjesët e trupit tënd, të të stolisesh, të zbukurohesh dhe të parfurmosesh. Motër e dashur, mos harro se ti je më e vlefshme se gotëza e aromës dhe parfumit, shumë më e vlefshme je se prerja që i ndan që i ndan gjijtë dhe prerja e fundit tënd: shumë e vlefshme je se rëniet e këpucëzave tua e shumë më e vlefshme se karmini në buzat e tua dhe larat e ndryshme në fytyrën tënde! Vlera jote dhe bukuria jote është bukuri e shpirtit tënd dhe nderit tënd!

Motër, çdo herë të kesh në mend se ai që e ak caktuar këtë obligim (farz) nuk don të na dëmtojë, e as që me këtë akt të na kthejë në të kaluarën – në Mesjetë, siç shpifin disa injorantë (xhahila) në Lindje dhe në Perënim, por përkundrazi, All-llahu xh.sh me këtë na lartëson, na i hap horizontet e mëshirës së Vet dhe e ruan moralin tonë dhe moralin e të tjerëve.
Andaj, insha-all-llah, do të mundohem në vijim, në bazë të literaturës Islame, për këtë t’ia paraqes edhe vetes edhe ty qëndrimin e Islamit për këtë çështje: çështjen e mbulesës së besimtares, si dhe mbi faktorët që ndikojnë në mbrojtjen apo në rrezikimin e moralit të saj.

Shkëputur nga libërthi : Letër nënës dhe motrës muslimane
Shkruar nga: Mirsada Merjem Kurdiq

You may also like...