Besimtari dhe sunetet e ditës – Pregatitja për Ramazan

Suneti-7Sunetet e ditës…

1. Lexo nga një xhuz nga Kurani (nëse ske mundësi aq fillo nga 5 faqe ose 10 porse vazhdimisht përbaju atyre dhe kur mos i le)
2. Fali 12 sunetet e ditës të cilat kanë ardhur në hadith si sunete të forta.
3. Fale namazin në xhami me xhemat
4. Fali sunetet në shtepi
5. Bëje dhikrin e mëngjesit dhe darkës
6. mos flej pa e falur namazin e vitrit
7. Falë namaz nate qoftë edhe dy rekate që të bësh dua në pjesën e tretë të natës kur panohet duaja.
8. Fale 4 sunete pas dreke që të jesh i mbrojtur nga zjarri i xhehenemit atë ditë.
9. Fale namazin e duasë si shenjë falenderimi për çdo nyje në trupin tënd – hadith.
10. Lexo nga 3 hadithe me familjen pas ushqimit kur hani bashkarisht, dhe përsëriti ata për të qenë i lidhur me sunetin çdo herë.(tash shumë lehtë kjo bëhet përmes librave në celularët android dhe IOS)
11. Lexo nga 2 ose 5 faqe Kuran në gjuhën shqipe – që ë meditosh mbi fjalët e Zotit tënd gjatë ditës.
12. Lexoje suren Mulk para se të flesh.
13. Mbaje misvakun mbi kokë te dhoma e gjumit që ti pastrosh dhëmbet me të qoftë edhe njëherë në ditë.
14. Lexo nga një artikull apo 5 faqe shkencë, libra nga profesioni ytë që të jesh vazhdimisht përparues dhe më i miri në profesionin tënd.
15. Jepu selam prindërve dhe familjarëve (bashkshortes dhe fëmijëve) vazhdimisht kur hyn dhe kur del nga shtëpia dhe atë çdo herë i buzeqeshur.

Ka thënë nëna e Ata ibn Rebaut, kur e shihte djalin e saj të vegjël e me të meta:
Do të jap nëna yte ty diçka që do ta kenë zili edhe psuhtetarët më të mëdhenj,
O Allah lehtësoja birit tim rrugën e dijes dhe bëre atë dijetar dhe udhëheqës së popullit vetëm se në të mirë.

Përzgjodhi: Nexhat Ceka

You may also like...