Botohet ilmihal i ri – Hoxhë Ejub Selmani

123Ilmihali i shkurt

Autor: Hoxhë Ejub Selmani

Muajnë që kaloj mektebet tona u pasuruan edhe me një ilmihal të shkurtër të pregatitur nga përvoja e madhe në këtë lëmi, pra në leximin e Kuranit nga hoxha i nderuar molla Ejub Selmani.
Ilhimali si shumë të tjerë përmban lëndët bazë të besimit islam, pra siç cekën edhe hoxha:
Përpara jush prezantoj këtë ILHIMAL të vogël për nxënësit që vijojnë mësimet fetare islame, me të vetmin qëllim, që të kenë njohur si duhet besuar dhe zbatuar besimi dhe feja në praktik. Jam pëpjekur që ti bëj sa më të qarta në pika të shkurta dhe të rëndësishme: Bazat e besimit islam duke u bazuar në Kuran dhe sunetin autentik profetik – prononcohet në hyrje të librit hoxha Ejub Selmani.
Pra në përbajtjen e saj bjëjnë pjesë Pesë kushtet e fesë; Besimi, namazi, agjërimi, zekati dhe shkuarja në haxh.
Më pas janë shtjelluar më gjatë 6 kushtet e besimit: Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, besimi në pejgamberët, besimi në melaiket, besimi në librat e zbritur, besimi në ditën e gjykimit dhe besimi në kadanë dhe kaderin e Zotit, (caktimin e Allahut).
Libri është shpërndarë falas nga hoxha vetëm me një qëllim që kush ka interesim për ta pasur në librarinë e tij dhe tja mësoj fëmijëve të vetë qofte vetë si prind ta mar dhe ta edukoj familjen e tij në baza të shëndosha të islamit.
E lusim Allahun që kjo vepër e hoxhës tonë të nderuar të peshoj rëndë në ditën e gjykimit te Allahu xh.sh. dhe kjo dije e tij të bartet me kujdes gjeneratë pas gjenerate.

Stafi i faqes Fjala e bukur.

You may also like...