Budizmi – IV

budizmi-14 – Budizmi
Është një filozofi e shpikur e cila më vonë mori ngjyrë fetare ngase në vete përmban thirrje në asketizëm, pra largim nga bukuritë e tepërta të kësaj bote. Poashtu kjo fe bën thirrje për dashuri ndërnjerëzore, tolerancë, bamirësi, në përgjithësi konsiderohet si metodologji etike duke pasur si bazë në vetvete ideologjinë filozofike, që është shëndruar në fe në mes njerëzve. Kanë ndodhur disa ndryshime në të pas vdekjes së themeluesit të saj Buda dhe është pajisur me besime të kota të cilat kanë origjinë politeiste.
Themeluesi i saj llogaritet Buda, prijës asket, i cili u martua në moshën 19 vjeçare ndërsa kur i ka bërë 26 vjet u distancua nga gruaja e tij dhe iu përkushtua asketizmit, meditimit natyrorë, ushtrimeve fizike kështu që ai mendonte se lirimi i njeriut nga sëmundjet mund të arihet vetëm nëpërmjet lënies së epsheve natyrore.
Prej besimeve dhe mendimeve më të dalluara të kësaj feje janë:
1. Besojnë se Buda është biri i Zotit si dhe se ai është shpëtuesi i njerëzisë nga dhimbjet e saj. Me lindjen e tij janë gëzuar ushtarët e qiellit, ndërsa melaiket kanë lexuar poezi dashurie për të.
2. Budistët poashtu besojnë se forma e Budës është ndryshuar në ditët e fundit të jetës së tij, për këtë ka zbritur një dritë e madhe e cila e ka rrethuar kokën e tij si dhe i ka dhënë shkëlqim trupit të tij, kurse kur të pranishmit e kanë vërejtur këtë kanë thënë: Ky është Zoti i madh.
3. Besojnë se Buda do të kthehet përsëri në tokë, që t’ja kthen asaj paqën dhe bekimet e saja përsëri.
4. Budistët i japin rëndësi të madhe anës morale të tyre, poashtu bëjnë thirrje në tolerancë, dashuri, mirësjellje, nxit ndihmë dhe shpenzim për të varfërit, nxit largimin nga gjërat luksoze, ia bëjnë detyrë vetes që të jenë sa më asket, tërheqin vërejtjen nga pasuria dhe martesa.
5. Budistët i falen dhe i luten Budës, madje besojnë se ai do të shtin në xhenet.
6. Çdo budist obligohet tu përmbahet tetë çështjeve me të cilat do të kor sukses mbi epshet e tij si dhe të dominon mbi personalitetin e tij, e ato janë:
a) Përkushtimi i drejtë i saktë larg sundimit epshor.
b) Meditimi i drejtë i saktë i cili nuk ndikohet nga epshi i tij.
c) Shëndritja e drejtë e saktë që don të thotë të shfaqurit e driatve mendore për shpirtrat, pas përkushtimit të tyre ndaj saj.
ç) Besimi i drejtë i cili përcillet me rehati, qetësi që të jetë i qëndrueshëm në të.
d) Përputhshmëria ndërmjet sjelljes gojore dhe zemrës.
dh) Jeta e drejtë e cila shtyllë të saj e ka largimin nga epshet.
e) Përpjekja e saktë e kthyer drejt qëndrueshmërisë në jetë me dituri dhe duke u pajtuar me realitetin, lënia e kënaqësive epshore.
Prej porosive më të dalluara të Budës janë që njeriu mos gjykoj për jetën e njeriut, mos vjedh, mos hidhërohet, mos gënjej, mos përdor pije dehëse, mos bëj imoralitet, mos ta haj dikush ushqimin që është pjekur jashtë kohës së tij, mos marë pjesë në ahengje, vallëzime, manifestime ku ka degjenerim, mos mar pjesë në vende ku ka muzikë, mos shkoj njeriu te mjeku, mos flej njeriu në shtratë të butë dhe mos përdori as flori e as argjend.

Shkëputur nga libri “Akideja e Ehlu-Sunetit dhe Xhematit”

Autor: Dr. Seid el-Mufsir el-Kahtani

Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...