Ç’duhet bërë besimtari kur i lind fëmiju?

Cduhet bej besimtri kur i lind femijeÇ’duhet bërë besimtari kur i lind fëmiju?

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave, paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që pasuan rrugën e tij deri në ditën e fundit.
Në vijim do të mundohemi ti cekim disa sunete për të cilat na ka udhëzuar i Dërguari ynë Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se ç’duhet bërë besimtari kur ti lind fëmiju. Sunete të cilat disa praktikohen, disa janë haruar e disa aspak nuk janë praktikuar, madje ka edhe prej tyre që sot po na i zbulon shkenca. Kurse detyra jonë si pasues të shëmbëlltyrës më të lartë njerëzore që ka ecur ndonjëherë mbi sipërfaqen e kësaj toke Muhamedit, jemi të obliguar ti njohim e ti praktikojmë ato sa më mirë, pasi që krenaria qëndron pikërisht në pasimin e këtij burri të madh, Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

A – Ç’duhet bëj besimtari kur ti lind fëmiju?
1. Është e pëlqyeshme që të përgëzohet, ti jepet “myzhde” prindit të cilit i ka lindur fëmiju, thotë Allahu në Kuran: ”Ne e përgëzuam atë më Is’hakun, e pas Is’hakut Jakubin”.(Hud:71) Kurse në ajetin tjetër thotë: ”Allahu të përgëzon ty me Jahjanë”.(Ali Imran:39)
2. Është e pëlqyeshme ti këndohet ezani në veshin e djathtë, kurse ikametin në veshin e majtë . Hadithin e ezanit e përcjell Ebi Rafiu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke e kënduar ezanin në veshin e Hasenit, djalit të Aliut pasi e kishte lindur vajza e tij Fatimeja”.
3. Është e pëlqyeshme që fëmijut të posalindur ti fërkohen buzët me hurma të përtypura, nga ndonjë njeri i devotshëm apo nga vetë familjarët e tij, kjo bazuar në hadithin e Ebu Musa el-Eshariut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: “Kur më lindi mua fëmiju, shkova me të tek i Dërguari i Allahut, e ai e emëroi Ibrahim, pas kësaj e mori nje hurmë e përtypi dhe pastaj e fërkoi gojën e fëmijut me hurmë”.

B – Ç’duhet bërë në ditën e shtatë pas lindjes së fëmijut?
1. Është e pëlqyeshme ti ruhen flokët fëmijut (ose ti shkurtohen që mos të dëmtohet) e pastaj ato flokë të peshohen, pesha e tyre në gram jepet sadaka në vlerën e argjendit (p.sh. nëse flokët peshojnë 2 gr. jepet sadaka në të holla aq sa bëjnë 2 gr. argjend), kjo vlen vetëm për djemtë e jo për vajzat. Kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i cili kur i lindi Fatimes Haseni, i tha: ”Qethjani kokën dhe jepni sadaka sa vlera e argjendit për flokët e tij e më pas shpërndava atë pasuri të varfërve”. Ndërsa unë i mata flokët e tij (Hasenit) të cilat peshonin 2 gr. ose disa gr.
Poashtu hadithi të cilin e përcjell Semureje Allahu qoftë i knaqur prej tij ku thotë:Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë:” Çdo fëmijë është peng e akikës së tij, pritet akika për të në ditën e shtatë, po në atë ditë i vëndohet emri, si dhe në këtë ditë i rruhen flokët”.
3. I vendohet emri në ditën e shtatë kjo është më e mira, mirëpo emri mund ti vendohet qysh në ditën e parë ose të tretën deri në ditën e shtatë, ose pas ditës së shtatë, kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i cili thotë: ” Çdo fëmijë është peng e akikës së tij, pritet akika për të në ditën e shtatë, po në atë ditë i vëndohet emri, si dhe në këtë ditë i rruhen flokët “. Poashtu fjala e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem :”Mbrëmë mua më lindi një fëmijë dhe unë e emërova me emrin e babait tim (babait të profetëve Ibrahimit)”. Prandaj prindërit duhet që fëmijut ti vendosin një emër të mirë, pasi që me ato emra do të thiren në ditën e gjykimit.
2. Është obligim synetimi i djemve, preferohet që sunetimi të bëhet në ditën e shtatë, siç thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Pesë gjëra janë prej fitres (natyrshmërisë njerëzore): Sunetimi, heqja e qimeve në pjesët e turpshme, shkurtimi i mustaqeve, prerja e thonjëve, heqja e qimeve nën sqetulla.” Po ashtu transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur i erdhi një njeri dhe i tha: O i Dërguari i Allahut e pranova islamin. – i tha: ”Hiqi qimet e kufrit (nën sqetulla dhe në pjesët e turpshme dhe mer gusëll) dhe bëhu sunet”. Për kohën e sunetimit disa dijetarë kanë thënë se mirë është të bëhet në ditën e parë të lindjes, disa tjerë kanë thënë se lejohet edhe më vonë deri sa të afrohet koha e pubertetit, kurse mendimi më i saktë është se synetimi duhet bërë në ditën e shtatë. Mos harojmë synetimi është obligim për meshkujt sipas shumicës së dijetarëve islam.
Kurse kjo ka mbështetje të fortë edhe nga ana shkencore, grupi punues për synetinë në akademinë Pediatrike të Amerikës, në krye me Dr. Edgar Schoen ka deklaruar se përparësia e synetisë rutinore të fëmijëve të porsalindur, si masë preventive shëndetësore e tejkalon rrezikun e kësaj ndërmarrjeje kirurgjikale. Madje ai konkludon se “Synetia e fëmijëve të porsalindur është masë preventive, e ngjashme me vaksinimin, tek e cila nuk paraqiten efekte të padëshirueshme e komplikime dhe përparësitë janë evidente gjatë tërë jetës”. Këto përparësi përfshijnë: zvogëlojnë problemin e fimozës, zvogëlojnë balanitisin (inflamimin e kokës së penisit), zvogëlojnë infektimin e kanaleve urinare, zvogëlojnë problemet gjatë ereksionit në pubertet, zvogëlojnë sëmundjet seksuale përcjellëse, parandalimin e kancerit të penisit dhe zvogëlimin e problemeve dhe infektimeve urinare në pleqëri. Ai madje tregon se 90% e fëmijëve të porsalindur, të viteve 50 dhe 60 të shekullit XX në SHBA dhe Australi, kanë qenë të bërë synet menjëherë pas lindjes.

C – Akika dhe rregullat e saj
Akika – është të prerurit e kurbanit për fëmijun e posalindur, akika është sunet i fortë, madje sipas një mendimi të dijetarëve edhe obligim, për fëmijët meshkuj priten dy kurbana kurse për fëmijët femra pritet një kurban, kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë: ”Për çdo fëmijë ka akika, andaj therni kafshë për ta dhe nxernia flokët”. Gjithashtu transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, preu për Hasenin dhe Husejnin nga dy dele për secilin. Transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Pritni dy dele të barabarta për djalë dhe një dele për vajzë”.
Koha e saj: Akika bëhet në ditën e shtatë kjo bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i cili thotë: “Për secilin fëmijë që lind, pritet akika për të në ditën e shtatë”. Duhet ditur se ato dispozita që vlejnë për kurbanin vlejnë edhe për kurbanin e akikës, vetëm se në kurban Bajram në të njejtën kafshë mund të marin më shumë vetë, gjë e cila nuk vlen për kurbanin e akikës, andaj në qoftë se e ther një lopë kjo vlen vetëm për një fëmijë, e jo për shtatë persona siç është rasti i kurbanit të Bajramit.
Akika theret edhe për fëmijun i cili vdes në barkun e nënës, që i ka mbushur katër muaj, gjithashtu edhe i vëndoset edhe emri.

Përgatiti:Nexhat Ceka

You may also like...