Çfarë e obligon abdestin – V

Abdesti-2Çfarë e obligon abdestin :

 

Obligohet marja e abdestit gjatë tri rasteve :

 

  1. Për të fal namaz – në përgjithësi qoftë kjo për namazet nafile apo për namazet farz, qoftë edhe për namazin e xhenazes, Allahu në Kuran thotë : O ju që besuat! Kur doni të ngriteni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja deri në bërryla, fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt. Që do të thotë: Kur doni të çoheni për të falë namazin dhe jeni pa abdes, lani fytyrat tuaja deri në fund të ajetit. Gjithashtu është edhe fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur thotë:” Allahu nuk e pranon namazin pa abdest dhe as sadakanë e vjedhur nga plaçka e luftës.

 

  1. Tavafi rreth Qabes – nga ibn Abasi transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Tavafi rreth Qabes është namaz, përveç se Allahu e ka lejuar në të, të folurit.

 

  1. Prekja e mus’hafit(Kuranit) – Ka thënë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Nuk e prek Kuranin vetëm se i pastërti (me abdest).”, njëherit ky është edhe mendimi i katër imamëve të medhhebeve por edhe të dijetarëve të tjerë, se nuk lejohet personi pa abdest ta prek mus’hafin dhe e ka të patjtërsueshme të mar abdest për prekjen e mus’hafit. Kurse sa i përket leximit të Kuranit pa abdest pa e prekur mus’hafin kjo është e lejuar me pajtimin e dijetarëve. Gjithashtu i lejohet atij që është pa abdest ta mbaj mus’hafin me ndonjë mbajtëse, gjithashtu i lejohet ti prekë kapakët e tij apo prekja e tij me mbulesë apo marhamë.

 

Abdesti i të arsyetuarit – maëzur :

 

I arsyeturi është ai prej të cilit nga trupi i tij rrjedhin gjëra që ia prishin abdesin dhe kjo i ndodh shpesh, siç është shembulli i personit që i rrjedh urina pika pika apo i rrjedh gjatë një kohe të gjatë, apo lëshon gazra pandërprerë, apo gruaja në “mustehada-menstruacioneve të zgjatura” e cila ka gjakrrjedhje pas kalimit të ditëve të menstruacioneve apo pas lehonisë. Këto llojë njerëzish arsyetohen dhe kush është në gjendje të ngjajshme me këto grupe njerëzish për ta është e pëlqyeshme që të marin abdes për çdo namaz, duke mos e lënë pas dore shërimin e gjendjes së tyre që të kthehen në normale sa kanë mundësi.

Namazi i këtyre njerëzve është i plotë dhe i pranuar, pra këta janë të arsyetuar,andaj këta persona nuk e lënë namazin mirëpo e falin në gjendjen në të cilën janë. Argument për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, drejtuar Fatime bintu Xhahshit-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila kishte gjakrrjedhje edhe pas periudhës së menstruacioneve, i tha : ” Pastaj mer abdest për çdo namaz.” Dhe pa dyshim se kjo vlen edhe për njerëzit tjerë të ngjajshëm me këto grupe njerëzish.

Shkëputur nga libri “Pesë kushtet e fesë”
Redaktues: Shejh Abdullah ibn Xhibrin-Allahu e mëshiroftë
Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...