Çfarë e prish agjërimin (V)

Ramazani-Fikh-214 – Çfarë e prish agjërimin :

Disa gjëra e prishin agjërimin dhe e obligojnë vetëm kazanë, kurse disa të tjera e prishin agjërimin dhe e obligojnë  kazanë edhe kefaretin-dëmshpërblimin.

A – Gjërat që e prishin agjërimin dhe e obligojnë vetëm kompenzimin me kaza :

1. Ngrënia dhe pirja me qëllim – mirëpo poqëse vepron një gjë të tillë me haresë apo i imponohet me forcë, një gjë e tillë në këtë rast nuk e bën kaza. Duke u argumentuar me fjalën e të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Kush ha apo pi duke agjëruar me haresë, le ta plotëson agjërimin e tij sepse Allahu e ka gostitur me atë ushqim dhe pije.[1]

2. Kush ha, pi ose bënë marëdhënie intime me gruan e tij – duke menduar se dielli ka perënduar, pastaj  bëhet e qartë e kundërta se akoma është ditë.

3. Çfarë hyn në fyt –  qoftë ajo që kalon përmes gojës, hundës gjatë abdestit me vetëdije se është i agjërueshëm edhe në qoftë se arihet përmes ndonjë ushqimi tjetër i cili depërton në fyt. Këtu hyn edhe inekcionet ushqyese të cilat ushqejnë trupin .

4. Pranimi i ushqimit jo nga kanali i ushqimit, goja por nga fyti – në rastet kur i mbyllet goja dhe i kalon përmes  fytit.

5. Ejakulimi i spermës me qëllim – pra jo në ëndër, qoftë nga masturbimi apo si pasojë e ledhatimeve, përqafimeve, puthjeve, shikimit të gjatë tek bashkshortja. Do të thotë që shkaktarë të bëhet vetë individi, ndërsa ejakulimi në gjumë nuk e prish agjërimin sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur me zgjedhjen e tij.

6. Të vjellurit me qëllim – e cila do të thotë të nxjerësh prej stomakut ushqimin apo pirjen përmes gojës.Ndërsa ai të cilit i vjen të vjell spontanisht dhe vjell kjo nuk ia prish agjërimin. Kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Kujt i vjen të vjell dhe vjell duke qenë i agjërueshëm për të nuk ka kaza ndërsa kush vjell me iniciativën e vet le ta bën atë ditë kaza.[2]

7. Prishja e nijetit – kush e bën nijet vendos ta prish agjëirmin, agjërimi i tij prishet edhe në qoftë se nuk ka ngrënë diçka, pra nuk arin ta prish më diçka.

8. Dalja nga islami në qoftë se përsëri kthehet dhe bëhet musliman – bazuar në fjalën e Allahut : Poqëse i bën shirk Allahut do të asgjësohet vepra yte.[3]

 B – Gjërat që e prishin agjërimin dhe obligohet me kaza dhe me kefaret-dëmshpërblim :

 1. Marëdhëniet seksuale me qëllim pa imponim – kjo bazuar në hadithin e Ebu Hurejres-Allahu qoftë I kënaqur prej tij, i cili thotë: Erdhi një njeri të i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: U shkatërova o i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të! – I tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Çfarë të ka shkatëruar?” – Tha: Kam kryer marëdhënie intime me gruan time në Ramazan. – I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të i tha : ” A ke mundësi ta lirosh një rob?” – I tha: Jo. –  I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të e pyeti : ” A mundesh të agjërosh dy muaj pandërprerë?” – I tha sahabiu: Jo. – Atëherë përsëri i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e pyeti:” A ke mundësi ti ushqesh 60 të varfër?” – I tha sahabiu: Jo. – Atëherë u ul sahabiu në atë vend kurse ndër kohë të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i erdhi një kosh me hurma (rreth 30kg) – Atëherë  Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i tha : “Meri këto hurma dhe jepi sadaka.” –  Sahabiu tha : Vallë a ka dikush më i varfër se unë? Pasha Allahun nuk ka shtëpi me nevojtar ndërmjet dy skajeve të Medines për to se sa ne. – Atëherë buzeqeshi i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, derisa iu duken dhëmballët dhe i tha : ” Shko dhe ushqeje me to familjen tënde.”[4]

Kefareti, dëmshpërblimi i kësaj është :

1. Lirimi i një robi besimtarë – poqëse nuk ka atëherë :

2. Agjërimi i dy muajve pandërprerë (60 ditë) – poqëse nuk ka mundësi atëherë :

3. Ushqimi i 60 të varfurve me ushqim mesatarë që e furnizon familjen e tij.

Dëmshpërblimi duhet bërë sipas rënditjes që e cekëm, kështu që nuk i lejohet të kalon prej njërës në të tjerat përpos së kur nuk ka mundësi. Ushqimi i të varfurve bëhet duke e ushqyer çdo të varfër dy grushta qoftë ajo grurë, elb ose hurma kjo varësisht nga mundësia e tij. Ai i cili bën mardhënie intime gjatë ditës së Ramazanit me qëllim, pastaj prap bën edhe njëherë gjatë ndonjë ditës  tjetër, obligoheti  me dy kompenzime porse mendimi më i saktë është se mjafton vetëm një kompenzim.

15 – Çfarë lejohet gjatë agjërimit :

1. Larja me ujë dhe të zhytet në ujë me qëllim që të freskohet nga të nxehtit, duke u argumentuar me fjalët e Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila tregon dhe thotë : ” I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, çoheshte xhunub duke qenë i agjërueshëm e pastaj lahej.[5] Po ashtu transmetohet se : ” I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e lagte kokën kokën e tij me ujë duke qenë i agjërueshëm nga etja dhe nga nxehti.[6]

2. I lejohet të gdhihet xhunub, bazuar në hadithin e Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj të cekur më lartë, një gjë të tillë i ndodhte të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, gjatë Ramazanit.

3. Ngrënia, pirja  dhe marëdhëniet intime i lejohen gjatë natës derisa të vërtetohet se ka lindur agimi, kjo bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : “Bilali e thret ezanin natën, ju hani e pini derisa ta thëret ezanin Umu Mektumi.[7]

4. Gratë në menstruacione dhe në lehoni kur ju ndalet gjaku natën u lejohet ta vonojnë larjen deri në sabah, pra të gdhihen të agjërueshme e pastaj të pastrohen, lahen për namaz.

5. Përdorimi i misfakut qoftë në fillim apo në fund të ditës ky është edhe mendimi i shumicës së dijetarëve dhe shokëve të tyre, duke u argumentuat me argument të përgjithshme të cilat tregojnë për faktin se ajo është e pëlqyeshme në çdo kohë, pra nuk ka kohë kur është e papëlqyeshme pasi që nuk ka diçka që e përcakton një gjë të tillë. Ndërsa sa i përket haditheve të cilat qortojnë përdorimin e misfakut pas zenitit, kur dielli ngritet në pikën më të lartë të qiellit, dijetarët kanë thënë se këto hadithe janë të dobëta.

6. Udhëtimi për ndonjë nevojë, edhe poqëse ky udhëtim e bën që ta prish agjërimin.

7. Shërimi me çfarëdo lloj bari, ilaçi përderisa nuk kalon përmes fytit, këtu hyn përdorimi i injekcioneve të ndryshme përpos atyre ushqyese.

8. Përtypja e ushqimit dhe shijimi i saj me kusht që të mos i arin në fyt diçka.

9. Përdorimi i erërave të mira parfumeve tymjanëve si dhe nuhatja e erërave të mira.

Shkëputur nga libri “Komentimi i pesë kushteve të fesë”
Dr. Seid el Vehf el-Kahtani
Përktheu: Nexhat Ceka


[1] Mutefekun alejh

[2] Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu e të tjerë dhe hadithi është sahih.

[3]Suretu Zumer,ajeti:65.

[4] Mutefekun alejhi.

[5] Mutefekun alejhi.

[6] Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi e të tjerë kurse hadithi është i saktë.

[7] Mutefekun alejhi.

You may also like...