Çfarë e prish imanin – 1 (kufri)

KufrKapitulli i tretë – Çfarë e prish imanin

 

Në këtë kapitull ka disa studime edhe atë:

1 – Kufri

2 – Gjykimi me ligjet të cilat nuk i ka zbritur Allahut

3 – Emërtimi i ndokujt për kafir

4 – Rregullat që tregojnë për kufrin

5 – Pasojat e kufrit dhe dëmet e tij

6 – Prej atyre e cila e prish imanin është nifaku – dyftyrësia

7 – Cilësitë e nifaku – dyftyrësisë

8 – Pasojat e nifakut – dytyrësisë

 

1 – Kufri

Në gjuhën arabe “El-kufër” do të thotë: Mbulimi i diçkaje dhe është e kundërta e besimit.

Është quajtur kështu nga shkaku se ajo e mbulon të vërtetën gjithashtu e njejta vlen, thuhet edhe për njeriun kur mohon begatitë dhe i mbulon ato.

Ndërsa në terminologjinë islame: Është mohimi qëllimisht i asaj me të cilën ka ardhur Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, apo diç prej saj me të clën ka ardhur Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e cila njihet prej çështjeve të patjetërsueshme në fe.

Ashtu siç kishte imani pjesët e tij dhe për këtë aludon hadithi i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Më e larta është fjala La ilahe ilallah Muhamedun resulullah dhe se më e ulta është largimi i pengesës nga rruga, si dhe turpi është pjesë e imanti”.[1], edhe kufri ka pjesët e tij, madje Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Kufri i ka bazat e tij dhe degët e tij siç janë pjesët e imanit iman janë edhe pjesët e kufrit kufër.[2] Gjithashtu kufri mund të jetë:

– Me zemër – mohimi, përgënjeshtrimi apo urejtja e diçkaje çfarë ka ardhur nga Allahu apo nga i Dërguari i Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

– Me gojë – pra me anë të gjuhës siç është sharja e Allahut, të Dërguarit të Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, apo tallja me Allahun dhe të Dërguarin e Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, apo kjo lënia e ndonjë vepre për të cilën aludon sheriati se lënia e saj është kufër, si p.sh. lënia e namazit.

– Me gjymtyrë – siç mund të jetë grisja e Kuranit, djegja e tij etj.

 

Llojet e kufrit

Dijetarët e Ehli sunetit dhe xhematit duke u mbëhtetur në shumë tekste sheriatike kanë ra në përfundim se kufri është 2 llojesh:

1.Kufër i madh – i cili është negacioni – e kundërta e imanit dhe ky person nuk konsiderohet si musliman, është përgjithmonë në zjarrë nuk del kurë prej tij. Ky kfër ndahet në pesë lloje:

  1. a) Kufër përgënjeshtrues – siç është rasti me atë i cili beson se të Dërguarit e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta, janë gënjeshtarë, kjo ndodhë rallë herë nga shkaku se Allahu të Dërguarit e Tij i ka përforcuar me argumente dhe me mrekulli, e cila tregon për sinqeritetin dhe vërtetësinë tyre dhe njëherit kjo është ngritje, qartësim argumentesh për çdo popull, thotë Allahu në Kuran për Firaunin dhe popullin e tij:” Edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti i tyre) i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi”.[3] Gjithashtu Allahu thotë për të Dërguarin e Tij:” E ata nuk të gënjejnë ty, por ata mohojnë argumentet e Allahut”.[4] Mirëpo shumica e pabesimtarëve i mohojnë e i përgënjeshtrojnë të Dërguarit shumë herë me gjuhët e tyre e jo me zemrat e tyre.
  2. b) Kufri mendjemadhësisë dhe i mospranimit – apo ndryshe i quajtur kufri i iblisit, shejtanit pasi që ai e mohoi urdhërin e Allahut me kokëfortësi dhe mendjemadhësi, në këtë lloj të kufrit bëjnë pjesë shumica e pabesimtarëve të cilët thonë, siç tregon Allahu në Kuran:” Ju nuk jeni tjetër vetëm se njerëz sikurse ne dhe se Allahu nuk u ka shpallur asgjë, ju nuk jeni tjetër vetëm se renacakë”.[5] Të njejtat fjalë i ka thënë edhe populli i Firaunit:” Si t’u besojmë dy njerëzve që jane si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë”.[6]
  3. c) Kufër braktisës – e cila don të thotë se pas dëgjimit të fjalëve të të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, nuk besojnë, nuk i mohojnë, nuk i urejnë, nuk i dojnë e as nuk anojnë nga ajo që i ka zbritur të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ndonjëherë.
  4. d) Kufër dyshimi – të mos jetë i bindur në siqeritetin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke mos e mohuar shpalljen e tij porse duke qenë plot me dyshime mbi atë që i ka zbritur të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.
  5. e) Kufër dyftyrësie – këto persona e shfaqin islamin haptas, kurse ne vetvete fshehin kufrin brenda zemrave të tyre, kjo gjithashtu quhet dyftyrësi – nifakë i madh për të cilën do të flasim më vonë me shpresë tek Allahu.
  6. Kufër i vogël – ky kufër nuk të nxjer prej imanit tërësisht mirëpo e zvoglon të plotën e imanit. Personi që bie në këtë kufër akoma e mban emrin musliman mirëpo ka nënvlerësim nga muslimanët nga shkaku i veprës që e ka bërë kurse besimtarët me të nuk i shkëpusin marëdhëniet islame sepse esenca e imanit akoma egziston tek ai.

Ky person do të dënohet për këtë lloj kufri mirëpo nuk është përgjithmonë ne zjarr, ky e ka dispozitën e vepruesit të mëkateve pasi që mëkatet janë lloj prej llojeve të kufrit për shembull disa nga fjalët e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:

1.” Sharja e muslimanit është mëkat kurse vrasja e tij është kufër”.[7] Ky kufër i cili është cekur në hadith e ka kuptimin e kufrit të vogël dhe ky nuk të nxjer nga imani i besimtarëve me argument se Allahu ka thënë:” E në qoftë se dy grupe prej besimtarëve vriten atëherë pajtoni ata dy grupe”.[8] Allahu i Lartëmadhëtuar i ka quajtur besimtar edhe pse e kanë vrarë njëri tjetrin dhe kjo vlen gjithashtu për çdo mëkat tjetër për të cilën nuk ka aktpadi kundrejt tij për ride – rengatizëm nga ana e islamit.

Përktheu: Nexhat Ceka

Shkëputur nga libri “Akideja e Ehlu-Sunetit dhe Xhematit”

Autor: Shejh Dr.Sejjid Mufsir el-Kahtani

[1] Transmeton Buhariu nr. 9, Muslimi nr. 35

[2] “Esalat” Ibn Kajim 35

[3] Neml:14

[4] Enam:33

[5] Jasin:15

[6] Muminun:47

[7] Transmeton Buhariu nr. 6044

[8] Huxhurat:9

You may also like...