Çfarë e prish imanin – 2 (Gjykimi)

Gjykimi-1

Kapitulli i tretë – Çfarë e prish imanin

2 – Gjykimi me atë çfarë nuk e ka zbritur Allahu

Myftiu i mëhershëm i Arabisë Saudite, Muhamed ibn Ibrahim-Allahu e mëshiroftë, ka deklaruar se: Allahu e quan gjykuesin me ligj të cilat nuk i ka zbritur Allahu kafir, pabesimtarë dhe është e pamundshme të mos jetë pabesimtarë. Pra ai konsiderohet pabesimtarë në përgjithësi ose për bërjen e kufrit me vepër apo kufrit në besim. Ka ardhur komentimi në fjalën e Allahut nga Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij:” Kush nuk gjykon me atë që i zbriti Allahu, ata janë pabesimtarë”.[1]

Nga transmetimi i Tavusit dhe të tjerëve pos tij-Allahu i mëshiroftë, thuan: Gjykuesi që gjykon me atë çfarë nuk i ka zbritur Allahut është kair ose bën kufë me zemër e kjo e nxjer nga feja, apo me vepër e kjo nuk e nxjer nga feja islame.

Sa i përket pjesës s ëparë të kufrit, e ai është kufri me zemër – bindje është disa lloje:

  1. Lloji i parë është – ta mohon gjykuesi i cili nuk gjykon me atë çfarë e ka zbritur Allahu, gjykimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kj është kuptimi i Ibn Abasit dhe përzgjedhja e Ibn Xheririt-Allahu i mëshiroftë, kuptimi i tij është mohimi i asaj çfarë e ka zbritur Allahu nga dispozitat e sheriatit, në këtë nuk ka kurfarë diskutimi tek dijetarët se është kufër i madh i cili të nxjer nga feja islame.
  2. Lloji i dytë është – ta mohon gjykuesi që nuk gjykon me atë çfarë ka zbritur Allahu, në atë mënyrë që e pranon gjykimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij mirëpo beson se gjykimi i tjetërkujt pos të Dërguarit të Allahut është më i mirë, më i plotë dhe më i përgjithshëm se gjykimi i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Ngase njerëzit kanë nevojë të gjykohen me këtë gjykim gjatë mosmarëveshjeve të tyre në përgjithësi ose nga shkaku i përparimit shkencorë dhe ndërimit kohorë. Nuk ka dyshim se edhe ky lloj mendimi është kufër sepse ju ka dhënë përparësi ligjeve të krijesave të cilat janë mendime të kota ndaj ligjeve të Gjithëgjykuesit të falenderuar.
  3. Lloji i tretë është – mos të beson se ligji i tjetërkujt pos Allahut dhe të Dërguarit të Tij është më i mirë se ligji i Allahut dhe të Dërfuarit të Tij, mirëpo e barazon me ligjin e Allahut. Ky lloj e ka dispozitën e dy llojeve të para, pra ky person është kafir pasi që kufri në këtë rast që të nxjer nga feja është barazimi i Krijuesit me krijesat e Tij ngase kjo është kontradikt dhe opozitë me Allahun. Thotë Allahu në Kuran:” Asgjë nuk i përngjan atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi”.[2]
  4. Lloji i katërt është – të mos besoj se gjykimi me ligje të cilat nuk i ka zbritur Allahu është i njejtë me gjykimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, e as që beson se është më i mirë se ai, mirëpo beson se lejohet të gjykohet me gjykim i cili bie ndesh me gjykimin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Edhe ku lloj mendimi e ka gjykimin e llojeve të tjera të mëparshëm sepse beson se lejohet diçka e cila është rreptësisht e ndaluar me argumente të qarta dhe decide.
  5. Lloji i pestë është – ky është lloji më i madh, me i përgjithshëm dhe më i dukshëm i cili është kundër sheriatit. Mendjemadh ndaj dispozitave të tij, kundërshtarë i Allahut dhe i Dërguarit të Tij në formën e tij, bazën e tij, në llojllojshmërin e tij, gjykimin e tij, obligativitetin e tij, referencat e tij kështu që siç gjykata e sheriatit ka referencat e tij po ashtu edhe këta gjykata i kanë referencat e tyre, e ai është kanuni i fabrikuar nga ligjet e ndryshme dhe kanunet e llojlojshme.
  6. Lloji i gjashtë është – gjykimi i shumë kabileve fisnore arabe e të ngjajshme me to duke i marë si gjykues prijësit e fiseve të cilt gjykojnë dhe për këtë duke u bazuar në tregimet e baballarëve të tyre, gjyshërve të tyre, traditave të tyre të cilat i quajnë “selumuhim”. Pra duke i trashëguar këto tradita dhe duke gjykuar sipas tyre kur kanë mosvarëveshje në mes veti, ku dihet se ky lloj gjykimi është gjykim i injorancës i cili le pas dore gjykimin me atë çfarë shfuqizoj çfarë do lloj gjykimi tjetër të deriatëhershëm e ai është gjykimi islam për çdo gjë që egziston në mes besimtarëve.

Kurse lloji i dytë i gjykimit me ligje të cilat nuk i ka zbritur Allahu është transmetimi i Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, me komentimin e ajetit Kuranorë:” Dhe kush nuk gjykon me atë çfarë e ka zbritur Allahu ato janë pabesimtarë”.[3] Ku thotë Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Kufri në këtë ajet nuk e ka për qëllim kufrin të cilin e mendoni ju, nuk është kufër i madh, kjo është valide për atë gjykues i cili gjykon në favor të epshit të tij apo dëshirave të tija, kjo nuk e nxjer atë prej islamit, mirëpo është mëkat prej mëkateve të mëdha madje më i madh se imoraliteti, pirja e alkoolit, vjedhja, betimi i rrejshëm e të tjera pasi që një mëkat të cilin Allahu e ka emëruar kufër në librin e tij pa dyshim që është më i madh se ai mëkat të cilin nuk e ka emëruar kufër.

E lusim Allahun ti bën muslimanët që të gjykojnë me librin e tij duke ju nënshtruar atij me gjithë dëshirë pasi që ai është Gjithëndihmuesi për këtë i Gjithëfuqishmi për këtë gjë.[4]

[1] Maide:44

[2] Shura:11

[3] Maide:44

[4] Shiko “Risaletu tahkim el-kavanijn” Muhamed ibn Ibrahim Ali Shejh fq. 19-22

 

Përktheu: Nexhat Ceka

Shkëputur nga libri “Akideja e Ehlu-Sunetit dhe Xhematit”

Autor: Shejh Dr.Sejjid Mufsir el-Kahtani

You may also like...