Çfarë është “haudi”?

HaudiÇfarë është Haudi

“El-haud” në morfologji e ka kuptimin e vendit ku mblidhet uji, shumësi i saj ne ar.Ahvad, Hajad. Andaj kur ju shfaqë uji i zemzemit nënës së Ismailit “Xhealet tuhaviduhu – filloi ta mbledh ujin”.
Ndërsa në sheriatin islam është: Një gjë të cilën e pohon Kurani, Sunneti, ixhmaja e selefit se: haudi është realitet ku tubohet uji i cili zbret nga lumi keuther në gjendjen e ditën e kijametit për të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
Ehli-Sunneti dhe xhemati janë të pajtimit për të besuarit në haudin, në vijim do të cekim disa nga fjalët e tyre:
1. Imam Ahmedi-Allahu e mëshiroftë, thotë: “Besimi në haudin dhe se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ka haudin në ditën e kijametit ku do ta pret umetin e tij, gjatësia e të cilit është sa të ecurit një muaj, enët e tij janë sa numri i yjeve në qiell, krejt kjo duke u bazuar në transmetimet e sakta që vijnë nga shumë anë”.
2. El-Axhuri përcjell se Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, njëherë hyri tek disa njerëz të cilët e cekën haudin kur më panë se vij thanë: Çfarë thua për haudin? – Thashë: Nuk ma ka marë mendja se dikush si ju nuk ka njohuri për haudin, i kam parë plakat e Medines çdo njëra prej tyre pas çdo namazi e luste Zotin e Madhëruar ta arin haudin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
Ibnul Husejn el-Axhuri thotë: Vallë a nuk e sheh se si edhe Enesi mbetet i habitur nga çdo kush i cili dyshon në haudin. Ku tek ai, haudi ishte diçka për të cilën duhet të kishte dije edhe më i thjeshti nga besimtarët pasi që edhe plakat e Medines e lutnin Allahun e madhëruar që të pinë nga haudi i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Andaj Allahu i madhëruar e lusim të na ruan nga çdokush i cili nuk beson në haudin apo e përgënjeshtron një gjë të tillë, andaj çfarë cekëm nga argumentet për haudin, të cilën Allahu ia ka dhuruar të Dërguarit tonë-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mjaftojnë për çdo gjë.
3. 3. Ibn Abdulberi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Hadithet që flasin për haudin janë mutevatir të sakta të besueshme e të shumta, andaj besimi në të është obligim tek shumica e dijetarëve islam, ndërsa tek disa tjerë ta beson prerazi. Ndërsa një gjë e tilla e kanë mohuar havarixhët dhe mutezilët ndërsa pasuesit e hakut e besojnë bindshëm haudin siç ka treguar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Derisa Allahu e mëshiroftë thotë: Transmetimet që flasin për haudin janë të shumta, sa që nuk ke mundësi ti numërosh si dhe prej transmetimeve më të sakta që janë përcjellur deri tek ne”.

Ehli-Sunneti dhe xhemati janë argumentuar për haudin në Kuran dhe Sunnet si në vijim:

Një: Nga Kurani:

Fjala e Allahut: “Ne ta kemi dhuruar ty keutherin”.
Transmeton imam Muslimi nga Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: Njëherë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ishte me ne kur e kaploi atë një kotje, pastaj e ngriti kokën duke buzëqeshur. I thashë: Çfarë të shtyu të qeshësh o i Dërguari i Allahut? – Më tha: “Pak para më zbriti një sure”. – Pastaj lexoi suren Keuther: “Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira. Andaj, ti falu dhe prej kurban për hurë të Zotit tënd! E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur”. Pastaj tha: “A e dini çfarë është el-keuther”. – Thamë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. – Tha: “Ai është një lum të cilin ma ka premtuar Zoti im, në të cilin ka mirësi të mëdha, e ai është haudi im ku do tu jap të pijnë umetit tim në ditën e kijametit, numri i enëve të tij është sa numri i yjeve në qiell, një rob do të largohet nga unë, e unë do të them: O Zot ky është prej umetit tim, do të më thonë melaiket: Ti nuk e din se çfarë kanë shpikur këta pas vdekjes tënde”.
Ky ajet pohon dy çështje:
1 – Keutheri është një nga lumejt e xhenetit, i cili i është premtuar të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe është speciale vetëm për të.
2 – Pohimi se në të, në haudin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, do të pin ai i cili ka qenë i kapur pas Sunnetit të profetit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, madje do të pin dhe nuk do të etet pas saj asnjëherë.

Dy: Nga Sunneti profetik:

Nga Sunneti i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka shumë hadithe që flasin për haudin, që arin komplet të tërat gradën e hadithit mutevatir, të cilat transmetohen nga një numër të madh të sahabëve-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.
Ibn Haxheri-Allahu e mëshiroftë, përcjell në “Fet’h“ nga el-Kurtubiu në “el-Mufhim ” se ka thënë: “Çdo besimtarë e ka obligim ta beson dhe ta din se Allahu e ka veçuar Muhamedin-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me haudin e cila përmendet qartë me emër dhe cilësi si dhe pijet e saj, në shumë hadithe të sakta dhe të njohura të cilat poqëse tubohen të tërat shërbejnë për ne si dije e prerë. Ngase nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, përcjellin 30 sahabe, 20 prej tyre janë në Buhari dhe Muslim, ndërsa hadithet tjera janë në koleksionet tjera të haditheve. Më pas transmetimet nga sahabët i transmetojnë tabiinët, e kështu me radhë, prandaj për këtë çështje ka konsensus tek të parët tanë të mirë dhe tek ehli-Sunneti prej më të mëvonshmëve”.
Hadithet për këtë çështje janë si në vijim:
1. Hadithi i Sehl ibn Sa’dit i cili thotë: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Unë do të jem para jush tek burimi haud, ai i cili arin tek ai, do të ngopet. E ai që pin nga ai, kurrë më nuk do të ketë etje. Atëherë do tu ndalohet afrimi i disa njerëzve, të cilët i njoh unë dhe të cilët më njohin mua, mirëpo do të pengohen të takohen me mua”.
2. Hadithi i Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Madhësia e haudit tim është sa distanca ndërmjet Ejles dhe Sanasë nga Jemeni dhe në të ka ibrika sa numri i yjeve në qiel”.
3. Hadithi i Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Do të vijnë tek haudi im disa nga shokët e mi, derisa kur ti njoh, e ato do të largohen nga unë dhe unë do të them: Këta janë shokët e mi, e do të më thuhet: Ti nuk e din se çfarë kanë shpikur ata pas teje”.
Argumentimi nga këto hadithe është i qartë, ku pohon qartazi se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, do ta ketë haudin në ditën e gjykimit, Allahu Fuqiplotë e lusim që të pijmë nga ai burim me begatitë dhe mirësitë e tij.

Përgaditi: Nexhat Ceka

You may also like...