Çfarë është shirku i fshehur dhe shirku i vogël?

01 - Pyetje-pergjigjeÇka është shirku i fshehur dhe shirku i vogël?

Përgjigje:
-Shirku i fshehur në të njejtën kohë është edhe shirk i vogël, me këtë nënkuptojmë syefaqësia e cila është e mbjellur në zemër, përshembull dikush falet për syefaqësi, apo lexon Kur’an me këtë qëllim,apo jep sadaka ose bën dhikr me qëllim që ta lavdërojnë njerëzit, e kjo konsiderohet shirk i fshehur, gjithashtu edhe shirku i vogël quhet edhe shirk i fshehur si përshembull nëse dikush thotë: “Po të mos ishte Allahu dhe filani” apo thotë “kjo është dhunti prej Allahut dhe prej filanit”, gjithashtu betimi në dikënd tjetër pos Allahut, ose betohet në ndonjë pejgamber, apo në babain e tij,apo në nderin e tij,apo në besën, apo në jetën e dikujt, e gjithë kjo konsiderohet shirk i vogël dhe konsiderohet edhe shirk i fshehur, andaj e gjithë kjo është haram dhe nuk lejohet.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:
Mujdin Xh. Xhaferi
27/03/2013

You may also like...