Çfarë kuptimi ka agjërimi në islam (I)

Namazi-21- Kuptimi gjuhësor i agjërimit

“Esaum” apo “Sijam” – në gjuhën arabe do të thonë: abstenim nga çdo gjë, thuhet “Same nehar” – abstenoi dielli, d.m.th. kur perëndon di­e­lli. Allahu thotë për Merjemen, paqa e Allahut qoftë mbi të:

Unë jam zotuar në të Gjithëmëshirshmin se do të abstenoj.”[1]

Pra, nga të folurit, këto fjalë Merjemja i ka thënë në kontekstin e të folurit, ky është ko­men­timi i fjalës së Allahut:

“Dhe nuk do ti flas sot asnjë njeriu.”[2]

Poeti En-Abigatu Dhibjani ka thënë:

Qëndron kali i abstenuar apo jo

Në mejdan të luftës vrapon e nuk ndalet

“Sijam” është infinitiv i “Same, jesumu, sa­u­men, sijamen”

2 – Agjërimi në kuptimin e terminologjisë is­lame: Është thënë për të, se është abstenim nga diçka e caktuar, gjegjësisht abstenim nga të ngrënit, të pirit, si dhe marrëdhënieve inti­me prej mëngjesit deri në perëndim të diellit, me nijet.

Po ashtu është thënë: Është abstenim prej disa gjërave të caktuara në kohë të caktuara.

Po ashtu është thënë: Abstenim i veçantë në kohë të caktuar, në mënyrë të caktuar, nga gjëra të caktuara.

Është thënë: Abstenim nga ushqimi në më­ny­rë të caktuar.

Është thënë: Abstenim me nijet nga ushqi­mi dhe marrëdhëniet intime në kohë të cak­tu­ar, nga persona të caktuar.

Është thënë gjithashtu: Abstenim nga të ngrë­nit dhe të pirit dhe marrëdhënieve intime në suaza të sheriatit (ligjit islam) gjatë ditës, në mënyrë legjislative.

Përkufizimi më i saktë i agjërimit në as­pek­tin islam është: Adhurim për Allahun, du­ke u larguar me nijet nga ngrënia, pirja dhe gjë­­rat e tjera, të cilat e prishin agjërimin, nga agi­­mi i dytë (imsak) deri në perëndim të di­e­llit, nga persona të caktuar, me kushte të cak­tuara.[3]


[1] Merjem, 26.

[2] Po aty

[3] Shiko: Sherh-mumti, Ibn Uthejmini 6/310.

Përktheu dhe përgatiti: Nexhat Ceka

Shkëputur nga libri “Vlera e agjërimit”

Dr. Seid Ibn Alij  Ibn Vehf El-Kahtani

You may also like...