Çfare kuptimi ka fjala e Muhamedit s.a.v.s.?

Pyetje-pergjigjeËshtë pyetur Ibn Uthejmini-Allahu e mëshiroftë: Çfarë kuptimi i fjalës së të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Besimi tkuret futet në Medine ashtu siç futet gjarpri në strofullën e vet”

Përgjigjet: Në këtë hadith i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, futet dhe qëndron në Medine siç futet gjarpri në strofullën e vet pasi del prej saj. Në këtë hadith i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, jpe shenjë se kjo fe do të kthehet në Medine pasi që në vendet tjera është prishur ashtu siç del gjarpri prej strofullës së tij pastaj kthehet përsëri në të.
Po ashtu hadithi aludon se islami si ka fillaur të përhapet prej në Medine përsëri do të kthehet në të, ngase islami përplot me fuqinë e tij është përhapur nga Medineja, edhe pse bazën e burimit e ka në Meke. Ndërsa Mekeja ka qenë vendi i parë ku ka zbritur shpallja, mirëpo muslimanët në Mekë nuk kanë pasur shtet, as pushtet e as nuk kanë mundur të bëjnë xhihad përpos së të migrojnë në Medine. Andaj islami komplet me kapacitetin e madhe të tij është përhapur nga Medineja dhe sërish kah fundi do të kthehet në të.
Disa dijetarë kanë thënë: Se ky hadith tregon për diçka çfarë ka kaluar dhe se njerëzit kanë shkuar në Medine që të marin mësime të sheriatit nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
Mirëpo mendimi i parë është më i qëlluari, bazuar në pamjen e jashtme të hadithit.

Përktheu: Nexhat Ceka
Përgjigjet: Muhamed Salih ibn Uthejmin

You may also like...