Çfarë lejohet gjatë namazit – 5

Namas-4-1Çfarë lejohet gjatë namazit :

 

Namazliut i lejohen gjërat që vijojnë gjatë namazit :

 

  1. Përmirësimi i imamit – në qoftë se imami haron ndonjë ajet i lejohet xhematliut tia kujton pra ta përmison. Transmetohet nga Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e fali një namaz, lexoi Kuran dhe haroi diçka, pasi që e mbaroi namazin i tha Ubejit : ” A prezantove në namaz me ne?” – i tha Ubeji-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Po. – i tha : ” Çfarë të pengoi të mos më  përmirësosh mua?

 

  1. Tesbihu apo rënia e shuplakave (për gratë) – kjo normalisht nëse gabon imami për ta korigjuar por kjo është edhe për ta orientuar ndonjë të verbër, transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Kush don ta rikujtoj imamin për atë që ka haruar gjatë namazit le të bëj tesbih – subhanAllah, kurse të rënurit e shuplakave është për gratë.

 

  1. Vrasja e akrepit apo gjarprit apo diç të ngjajshme – për këtë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Vritni dy të zezat gjatë namazin: gjarprin dhe akrepin.

 

  1. Largimi i atij që kalon para atij që është duke u falur – transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë:” Kur të falet ndonjëri prej jush me sutre – pengesa në mes teje dhe atyre që kalojnë para teje, e don dikush ti kaloj para duarve të tij, le të largoj, e në qoftë se nuk largohet le ta luftoj sepse ai është shejtani.

 

  1. Kthimi i selamit me shenjë atij që i jep selam duke qenë në namaz apo atij që i drejtohet duke i folur namazfalësit – nga Xhabiri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se ka thënë : ” Më dërgoi i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për t’ia kryer një porosi kurse ai ishte duke shkuar për tek Beni Mustalik, pasi që e arita dhe ju afrova ai ishte duke u falur mbi devenë e tij, unë i fola e ai ma ktheu duke më bërë me shenjë me dorën e tij, unë i fola përsëri e ai përsëri ma bëri me shenjë më dorën e tij kurse dëgjohej qartë se si lexon dhe falet me shenja e kur e mbaroi namazin më tha : ” Çfarë bëre me atë punë për të cilën të dërgova e nuk më ndaloi diçka të të flas vetëm se isha duke u falur.

Transmetohet nga Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij,  nga Suhejbi se ka thënë : ” Kalova pranë të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ai ishte duke u falur, i dhashë selam dhe ma ktheu me shenjë, thotë: Nuk e di vetëm se më bëri shenjë me gishtin e tij.” Prej këtyre haditheve nënkuptohet se shenja mund të jepet me gjithë dorën, më kokë apo me gisht.

 

  1. Bartja e fëmijut dhe lidhja e tij për musala (vëndi i faljes) – transmetohet nga Katadeja-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë : ” E pashë të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke i prirë sahabët në namaz dhe Umamete bintu Ebil As e cila ishte vajza e Zejnebes, vazëj së të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ishte mbi supet e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe kur ai binte në ruku e ulte atë në tokë, e kur ngritej nga sexhdeja e kthente mbi supe.

 

  1. Ecja e shkurtër për ndonjë nevojë – nga Aisheja-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, transmetohet se ka thënë : ” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, falej në shtëpi dhe dera e shtëpisë ishte e mbyllur ,kur erdha unë dhe u hap dera para meje, e ai kishte ecur pak e ma kishte hapur derën, e pastaj u kthye te vendi i faljes së tij.” Thotë Aisheja se dera ka qenë në drejtim të kibles.

 

  1. Lëvizjet e pakta në namaz – siç është shtyrja e atij që është në saf përpara apo pas për ta plotësuar safin apo ta shtyj imami xhematliun nga ana e majtë në të djathtën e tij. Drejtimi i rrobave kur ka nevojë apo kruarja e trupit me dorë, vënia e dorës në gojë gjatë hapjes së gojës. Nga Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se ka thënë : ” Bujta një natë tek tezja ime Mejmunja, gruaja e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u çua i  Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të gjatë natës për tu falur u çova edhe unë me të të falem me të nga ana e majtë e tij, e ai më kapi për koke dhe më nxori nga ana e djathtë e tij.

You may also like...