Çfarë të imponon shpikja, bidati?

Bidati-2Çfarë të imponon shpikja, bidati?

Shpikjet apo bidatet në fe imponojnë gjëra të rrezikshme, me pasoja fatale në akiden e shpikësit si dhe në fenë e tij, prej tyre:
1. Shpikja në fe don të thotë se feja është e mangët dhe jo e plotë, e kjo është në kundërshtim me fjalën e Allahut:” Sot e plotësova fenë tuaj, e përmbusha dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha islamin si fe për ju”. Pra Allahu tregon qartë se feja është plotësuar dhe nuk ka nevojë për shtesë apo plotësim.
2. Shpikja në fe çon deri tek humbja e mësimeve të drejta të fesë dhe ia hap derën mendimeve shpikëse, kështu që secili vepron sipas mendjes së tij pa kurrfarë kufiri dhe në këtë rast humbet feja e Allahut.
3. Shpikja ta obligon ta akuzosh të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, se ai nuk e ka çuar amanetin në vend dhe se nuk e ka çuar në vend misionin dhe urdhërin e Allahut ku i thotë:” O ti i dërguar kumtoje atë e cila të shpallet nga Zoti yt, e poqëse nuk vepron kështu atëherë nuk e çuar misionin në vend”.
Tregon dijetari Dr. Seid ibn Musfir ibn MufrihEl-Kahtani: Më kujtohet njëherë kur ishim në një seminar mbi mrekullitë e Kuranit dhe Sunnetit në një nga shtetet islame. Një ditë ishim ulur në një ndejë në hotelin ku qëndronim duke pirë çaj dhe isha në mesin e disa hoxhallarë dhe dijetarë nga shtete të ndryshme, si pasojë doja të nxis këtë mexhlis duke përmendur diçka nga vlerat e Kuranit dhe Sunnetit të të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, porse sa fillova të flas dikush më pyeti: Nga je ti vëlla? – i thashë: Nga Arabia sauditë. – Ai e lëkundi kokën dhe më tha: Juve atje nuk e doni të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, aq sa duhet. – Me këto fjalë unë pak u preka, porse vazhdova i qetë të flas, e pas pak e pyeta: E pse mendon se ne atje nuk e duam të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të? – Më tha: Sepse ju nuk e festoni mevludin, lindjen e tij. – i thashë: Ti don të thuash se festimi i mevludit është tregues i dashurisë tonë ndaj të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të? – Më tha: Po. – i thashë: Vallahi të betohem se ajo e cila na ka bërë të mos e festojmë ditëlindjen e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është dashuria jonë e madhe ndaj tij. – Më tha: E si ashtu? – i thashë: A pranon debat akademik me argument larg fanatizmit dhe epsheve? – Më tha: Po. – i thashë: Unë do të parashtroj disa pyetje e ti do të më përgjigjesh. – Më tha: Urdhëro. – i thashë:
Pyetja e parë: Festimin e mevludit – lindjes së të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me atë të së cilës e tregoni dashurinë ndaj tij a është kjo bindje me të cilën ju i afroheni Allahut dhe prisni shpërblim nga ana e Allahut për të? Apo e shihni si mëkat?
– Më tha: Kjo është bindje ndaj Allahut me të cilën afrohemi tek Ai. – i thashë:
Pyetja e dytë: Këtë vepër të mirë a e ka ditur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, apo nuk e ka ditur ndërsa ju e dini, kur është e njohur nga të gjithë muslimanët se njeriu më i ditur dhe më i bindur ndaj urdhërave të Allahut është i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të? – Pa u menduar shumë më tha: Po e ka ditur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. – i thashë:
Pyetja e tretë: Këtë vepër të mirë të cilën e ka ditur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, a ua ka kumtuar umetit të vet apo e ka fshehur? – Në këtë rast mbeti i habitur dhe filloi të mendon si të përgjigjet, sepse nuk kishte mundësi të thotë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka fshehur pasi që kjo fjalë do të ishte fyerje për personalitetin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, cilësimi i tij me cilësi të dobëta dhe thënia se ai nuk e ka kumtuar shpajlljen që i është zbritur ashtu siç duhet, nuk ka mundësi ta thotë se dihet se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka kumtuar në mënyrën më të mirë të mundshme, madje ky është edhe dijetari i vendit të tij. Duke qenë dijetarë i atij vendi ai e dinte se nuk ka asnjë argument, qoftë nga Kurani apo nga Sunneti se mevludi është legjislativ, porse ai përsëri e tha atë, duke thënë: Po e ka kumtuar. – i thashë: Po ma trego një hadith si argument qoftë ai edhe i dobët se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka urdhëruar të kremtohet ditëlindja e tij? – Atëherë mbeti i habitur pa koment. – i thashë: Atëherë patjetër të ketë ndonjë hadith, prandaj në qoftë se nuk ke përgjigje atëherë kjo don të thotë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka fshehur dhe nuk ia ka kumtuar umetit të tij. – Në këtë rast e kishte patjetër ti kthehet fjalës që e kishte thënë se është bindje ndaj Allahut, e tha: Kjo vepër nuk është bindje ndaj Allahut. – i thashë: Si mundet, të jetë mëkat, ndërsa ju ta shprehni dashurinë tuaj ndaj profetit nëpërmjet saj duke i bërë mëkat Allahut? – Më tha: Jo nuk është mëkat. – Atëherë i thashë: Pasi që nuk na qenka as mëkat e as sevap atëherë çfarë është? – Më tha: Kjo është bidati i mirë. – i thashë: Në islam nuk ka bidat të mirë sepse, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në një hadith të saktë ka thënë:” Çdo bidat është humbje”. – Më tha: Po, por në gjatë tij nuk thuajmë diçka vetëm se gjëra të mira. – i thashë: E çfarë thoni? – Më tha: i lexojmë disa vargje poetike që e lavdërojnë profetsinë e tij si dhe disa raste nga jeta e tij, e ndonjëherë na gëzon “hadreti-nubuve” – i thashë: Çfarë ke për qëllim me “hadreti-nubuve”? – Më tha: Prezanton i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke na zbukuruar këtë manifestim. – i thashë: A prezanton vetëm në mexhlisin e manifestimit tuaj apo mer pjesë në gjithë vendet ku bëhet mevludi në tërë rruzullin tokësorë, si mund kjo të ndodh për një natë. – Heshti dhe nuk kishte çfarë të thotë. – Pastaj i thashë: Tash hyri koha e ikindisë, çfarë mendon sikur imami tash të na e fal namazin e ikindisë pesë rekate, çfarë dipozitë ka kjo vepër e tij. – Tha: Ska vlerë, nuk pranohet. – i thashë: Pse, imami nuk deshi me këtë vepër vetëm se të bën mirë lexoi suren Fatiha, bëri ruku, sexhde këto krejt janë vepra të mira. – Më tha: Nuk i lejohet të shton pasi këtë gjë nuk e ka bërë valide i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. – i thashë: E njejta gjë vlen edhe për festimin e mevludit nuk pranohet, sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, nuk na ka urdhëruar të bëjmë një gjë të tillë. – Atëherë e nxori dorën dhe më tha: Ta jap besën në Allah se prej kësaj dite unë do ta luftoj mevludin. Kur i ndëgjova këto fjalë bëra dua që Allahu ti jep sukses.
4. Po ashtu prej gjërave që ti imponon shpikja në fe është edhe ajo se si pasojë e saj të bën ta uresh Sunnetin dhe ata që kapen për Sunnetin, si dhe ti kesh armiq.
Ismail ibn Abdurahman Esabuni-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shenjat e ithtarëve të bidat duken shumë qartë, e prej shenjave më të dukshme të bidatçive është se ata i armiqësojnë ata të cilët e pasojnë Sunnetin e profetit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe duan ti poshtërsojnë ata”.

Përgaditi: Nexhat Ceka

You may also like...