Cila është dispozita e bartjes së hajmalive që nuk kanë përmbajtje nga Kur’ani?

11Cila është dispozita e bartjes së hajmalive që kanë përmbajtje nga Kur’ani dhe atyre që  nuk kanë përmbajtje nga Kur’ani?

Përgjigje:-Hajmalitë që nuk kanë përmbajtje nga Kur’ani, siç janë nga eshtrat, nuskat,guacat, apo prej qimeve të ujkut, apo diçka e ngjajshme me to, të gjitha këto janë të ndaluara (haram), nuk lejohet që tu varet fëmijëve apo dikujt tjetër, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem:“Kush bart hajmali (për ta ruajtur, apo për ti plotësuar nevojë), Allahu mos ja plotësoftë, e kush bart guacë (për ta qetësuar), Allahu mos e qetësoftë atë”,Ndërsa në një trasnmetim tjetër pejgamberi salallahu alejhi ve selem thotë:

Kush bartë hajmali, ka bërë shirk”.
-Mirëpo nëse këto hajmali kanë përmbajtje nga Kur’ani apo nga lutjet e njohura (të transmetuara nga pejgamberi salallahu alejhi ve selem), për këtë çështje ka dy mendime të dijetarëve, një mendim thotë se lejohet bartja e tyre dhe kjo transmetohet nga një grup prej gjeneratave të para (selefit), të cilët e kanë konsideruar si lexim i Kur’anit ndaj të sëmurit (rukje).
-Mendimi i dytë është se nuk lejohet bartja e tyre, ndërsa kjo është e transmetuar nga Abdullah ibn Mesudi, Hudhejfes –Allahu qoftë i kënaqur me ta!-, gjithashtu transmetohet nga një grup tjetër prej gjeneratave të hershme (selefit) dhe të mëvonshme (halefit), të cilët kanë thënë: Nuk lejohet bartja e hajmalive, edhe nëse kanë përmbajtje prej Kur’anit, duke  marrë masa parandaluese dhe duke vepruar me kuptimit e përgjitshëm të haditheve, sepse hadithet që ndalojnë hajmalit janë me kuptim të përgjitshëm, nuk përjashtohet asnjë lloj tjetër të hajmalive, kështu që është obligim që të bazohemi me kuptimin e përgjitshëm të haditheve, andaj nuk lejohet të bartet asnjë lloj prej hajmalijave, sepse pastaj kjo vepër çon deri te bartja edhe shumë gjërave tjera të ngjajshme me hajamalitë dhe pastaj u përzihet e vërteta njerëzve, andaj është obligim që t’i ndalojmë të gjitha pa përjashtim, sepse kjo është e drejta duke u bazuar në kuptimin e jashtëm të haditheve, sepse po t’i lejonim hajmalitë që kanë përmbajtje nga Kur’ani apo nga duatë e mira, atëherë do të çilej kjo derë dhe çdo kush do të fillonte që të bartë hajmali, e kur do tu tregohej se është e ndaluar, çdo kush do të arsyetohej se është nga Kur’ani apo nga duatë, do të përhapej injoranca (xhehli) dhe të gjithë hajmalitë do t’i konsideronin të njejta, qofshin nga Kur’ani apo nga diçka tjetër.
-Gjithashtu ka edhe një problem tjetër, se personi që bart hajmali që ka përmbajtje nga Kur’ani, ka mundësi të hyjë në toalet, apo në vendet e papastërta, kështu që nuk i takon dhe nuk i ka hije, që të futet në toalet duke bartur me vete pjesë nga Kur’ani.
Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:
Mujdin Xh. Xhaferi
04/04/2013
23/05/1434 h

You may also like...