Cila është dispozita për agjëruesin që ka ngrënë me haresë?

Pyetje-pergjigje-8Pyetje: Cila është dispozita për agjëruesin që han me haresë? Si ai që e sheh, cfarë duhet të bëjë?

Përgjigje : Agjëruesi gjë han ose pin me haresë, agjërimi i tij është në regull. Mirëpo në çastin kur i kujtohet duhet të ndalet, bile nëse kafshatën apo pikën e ujit e ka në gojë duhet ta nxjerrë. Argument për atë se agjërimi i tij është i regullt është fjala që është vërtetuar se Ebu Hurejra e përcjell nga Resulullahu, salallahu alejhi ue selem se: “Kush ha ose pin duke qenë agjërueshëm, me haresë le ta plotsojë agjërimin sepse Allahu e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë”. Po ashtu njeriu nuk pyetet për atë që e bënë me haresë. Allahu subhanau te ala, ka thënë ‘O Zot mos na merë në pyetje nëse harojmë ose gabojmë”. Allahu kësaj i është përgjigjur pozitivisht, siç ka ardhur në hadithin e njohur.
Ai që e sheh e ka detyrim ti ja kujtojë sepse kjo është ndalim prej të këqijave. Resulullahu salallahu alehij ue selem, ka thënë: “Kush sheh ndonjë të keqe le ta largojë me dorë, nëse nuk mundet, atëherë me gojë e nëse edhe këtë nuk mundet atëherë le ta urej me zemër edhe pse kjo ësthë shkalla më e ulët e imanizemër”.
S’ka dyshim se ngrënia apo pirja e agjëruesit gjatë ditës ështe prej të këqijave, por ajo i falet atij për shkak të haresës, për të cilën nuk ka përgjegjësi. Ndërsa ai që e sheh, nuk ka arsye që të lejë anash largimin prej të këqijave.

Përgjigjet: Muhamed Salih el-Uthejmin
Përktheu: Sejfullah Sejfuli

You may also like...