Cilësitë e havarixhëve – II

Havarixhet-1Cilësitë e havarixhëve – II

31) Ata janë qe u presin rrugën njerëzve dhe derdhin gjakun pa te drejtë. Transmetohet kjo fjale nga Aisheja tek Mustedrak el Hakim, vellimi 2, fq.153 dhe Mexhmeu Zeuaid, vellim 6, fq.236.
32) Nuk ka pasur ne mesin e hauarixheve të parë asnjë sahabe. (Transmeton el Hakim ne Mustedrak, vellimi 2, fq.150)
33) Ata kanë shumë mosmarrëveshje mes tyre, prandaj dhe deget e tyre janë te shumta, biles luftojne mes vete. Të vërtetën ka thënë All-llahu s.u.t. ne ajetin Kur’anor:” E sikur te ishte ky Kur’an nga dikush tjetër perveç All-llahut, do gjenin ne te kundërthenie, mosperputhje te shumta”. Nisa: 82. Shiko librin el Hauarixh Akidetun ue Fikrun ue Felsefetun, fq.55–56 dhe fq.68.
34) Ata janë qente e banoreve te zjarrit. Ndërsa ne një transmetim tjetër: Ata janë qente e zjarrit te xhehennemit. Shiko librin Sherh Usul I’tikad Ehlus-Sunneh, vellimi 8/1232.
35) Ata përdorin terma te dijës dhe fjale te dijetarëve (me qëllim mashtrimin e njerëzve). Thotë Muhammed ibn Hasen (rahimehull-llah): Kush e shikon një nga Khauarixhet qe del kundra prijesit te muslimaneve (qoftë ai prijes i drejtë apo zullumqar) dhe mbledh grup rreth tij, zhvesh shpaten e tij dhe e bën te lejuar vrasjen e muslimaneve, mos te mashtrohet nga leximi qe ata i bëjnë Kur’anit, as nga koha e gjatë e faljes, as nga agjërimi i shumte, as nga fjalët e mira ne dije (ne termat dhe çeshtjet fetare) përderisa rruga e tij është rruga e hauarixheve. Shiko librin esh-Sheriah 28.
36) Disa prej tyre e konsiderojnë si gjë te mundshme qe Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) te beje padrejtësi, siç transmetohet tek Buhariu me nr.6933. (Sh.p: Ka për qëllim hadithin e Dhul Huejsirah, personi i cili i tha Pejgamberit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), O Muhammed, mbaj drejtësi sepse nuk po mban drejtësi. Tha Profeti (salall-llahu alejhi ue laalihi ue sel-lem): Mjere ti, kush është ai qe mban drejtësi po nuk mbajta unë drejtësi. Pastaj lajmeroi se do të dalin nga pasuesit e këtij personi dhe lloji i tij hauarixhet me cilësitë e tyre te pershkruara). Shiko librin Mexhmua Fetaua, vellimi 19, fq.73.
37) Ata argumentohen me ajetet e qortimit dhe kercenimit, duke i lënë pas shpine ajetet e premtimit dhe pergezimit.
38) Ka prej tyre qe dyshon dhe mundohet te hedhe poshtë ngjarje historike te vërteta. Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.133.
39) Ata thërrasin për analfabetizem dhe lenien e shkollimit (arsimimit), duke pretenduar se nuk mund te këtë bashkim mes dijeve fetare dhe dijeve te dobishme te dunjasë. Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.134.
40) Ata e shohin Ixhmaun (rënien dakord te te gjithë dijetarëve për një çeshtje) si te pavlefshem. Biles ka disa prej tyre qe e konsiderojnë kafir atë i cili e shikon ixhman si argument te vlefshem. Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.143.
41) Ka prej tyre qe shajne, ofendojne sahabet dhe nuk i pranojnë fjalët e tyre. (Sh.p: si p.sh. shajne Aliun, Ebu Musa el Eshari, Amru bin As, etj) (Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq. 144)
42) Ata kundërshtojnë dhe hedhin poshtë mendimin e dijetarëve, te cilët e kanë lejuar taklidin për muslimanin e thjeshtë qe është xhahil (auamet, njerëzitë e thjeshtë) dhe për nxenesin fillestar, duke pretenduar se taklidi ne këtë rast është shkak qe çon ne kufr dhe ne humbjen e shtetit islam. (Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.146-147) 44) Ata nuk kanë edukate e as respekt për dijetaret, i ofendojne, i emertojne me lloj-lloj llagapesh, mundohen t’ua ulin vleren dhe t’i nxisin njerëzitë kundra tyre.

Tema eshte e bartur nga nje punim i shejh-Naser el Akl.
Përktheu dhe përshtati: Valdet Kamberi

You may also like...