Cilësitë e Havarixhëve – I

HavairxhetCilësitë e Havarixhëve

Khauarixh është shumesi i fjalës kharixhij (i dalur).
Ky sekt i humbur njihet me disa emra: Khauarixh, Harurijjeh, Mukeffirah, Nasibeh, Marikah, Ehlu Nehrauan.
Cilësite e tyre:
1) Ata janë te rinj ne moshe, siç e transmeton këtë hadith Bukhariu me nr.5057.
2) Ata janë mendjelehte, siç e transmeton Bukhariu me nr.5057.
3) Ata flasin me fjalët e krijeses me te mirë, (Me hadithet e Profetit salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), siç e transmeton Bukhariu me nr.5057.
4) Nuk e kalon besimi i tyre fytin e tyre, (Nuk deperton besimi sic duhet ne zemrat e tyre) (Transmeton Bukhariu me nr.5057)
5) Ata dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku dhe nuk kthehen me ne te. (Transmeton Muslimi me nr.2496) Ne transmetimin e Bukhariut me nr.5058 thuhet: Dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku.
Dhe ne një transmetim tjetër te Buhariut me nr.5057: Dalin nga islami.
6) Ata kanë dobesi ne te kuptuarit e fesë se All-llahut s.u.t, prandaj ata janë popull qe e lexojnë Kur’anin por nuk e kalon fytin e tyre (Pra nuk e kuptojnë Kur’anin dhe nuk deperton ne zemrat e tyre), siç transmetohet tek Bukhariu me nr.5058 dhe 6934, si dhe tek Muslimi me nr.2455 dhe 2469. Ne një transmetim te Muslimit me nr.2470: E lexojnë Kur’anin me gjuhët e tyre, (por ky lexim) nuk e kalon gropen e fytit. Ne një transmetim tjetër thuhet: Ata mendojnë se është (Kur’ani) argument për ta, por ne te vërtetë është kundra tyre.(Sun-neh ibn Ebi Asim nr.916 dhe Muslim 2467) Ne një transmetim tjetër: Therrasin tek libri i All-llahuts.u.t. por nuk u takon asgjë nga All-llahu i Lartesuar. (Sun-neh Ibn Ebi Asim 941). Thotë Ibn Abasi (radiall-llahu anhuma): Ata janë qe nuk u besojnë ajeteve te qarta dhe humbasin duke pasuar ato te paqartat, te cilave nuk ua di komentin e tyre vetëm se All-llahu i Lartesuar. Ndërsa dijetaret thonë: Ne u kemi besuar te paqartave. (Transmeton el Axhuri, ne librin e tij esh-Sheriah (28)
7) Ata janë njerëz qe përpiqen dhe bëjnë ibadet te shumte, siç ka ardhur ne hadith, ku tha Profeti, salallahu alejhi ue selem, duke iu drejtuar sahabeve: Namazi juaj ne krahasim me namazin e tyre nuk është asgjë. Agjerimi juaj ne krahasim me agjërimin e tyre nuk është asgjë. Leximi juaj (i Kur’anit) ne krahasim me leximin e tyre nuk është asgjë. (Transmeton Muslimi me nr.2467) Ne një transmetim tjetër: E nënçmoni namazin tuaj ne krahasim me namazin e tyre. (Transmeton Muslimi me nr.2455) Ne një transmetim tjetër: I nënçmoni veprat tuaja ne krahasim me veprat e tyre. (Sherh Usul I’tikadi Ehlu Sunneh, vellimi 8/1231)
8) Ata janë krijesat me te keqija. (Transmeton Muslimi me nr.2469) Thotë Imam Ahmed ibn Hanbel (rahimehull-llah): Hauarixhet janë popull i keq. Nuk di te këtë mbi toke popull me te keq se ata. (Sunneh el Kal-lal nr.110).
9) Nga shenjat e tyre është rruajtja e kokës, siç transmetohet ne Muslim nr.2457. Ne një transmetim tjetër tek Ebu Daudi 476: Shkulja e flokeve te shkurter.
10) Ata vrasin besimtaret dhe i lënë adhuruesit e idhujve.
11) Ata thellohen shumë ne çeshtjet e fesë derisa dalin prej saj. (Sunneh Ibn Ebi Asim nr.930)
12) Ata thërrasin tek libri i All-llahut s.u.t. dhe nuk janë aspak prej tij. (Transmeton Ebu Daudi 4765) (Këtu është për qëllim se ata mundohen te argumentohen me ajete Kur’anore, por gabojnë ne mënyrën e argumentimit me te).
13) Ata nuk e njohin vendin dhe vleren qe u takon dijetarëve dhe njerëzve me pozite te lartë tek All-llahu s.u.t, siç pretenduan hauarixhet e pare, se ata janë me te mirë se Aliu, Ibn Abasi dhe sahabet e tjerë.

14) Thotë Ibn Umer (radiall-llahu anhu): Ata moren ajetet qe kanë zbritur për kafirat dhe i përdoren për muslimanet. Këtë e transmeton Bukhari, ne kapitullin: Vrasja e hauarixheve dhe mulhidave (ateistave) pasi t’u ngrihet atyre argumenti.
15) Ata dalin kundër njerëzve me te mirë(psh.sic jane hoxhollaret sot dhe thirresit e njohur te fese duke I konsideruar kafire).
16) Fjala e All-llahut s.u.t: Ka prej tyre qe të ofendon ty ne ndarjen e sadekase, ka zbritur për Abdullah bin Dhil Huejsirah, i cili është origjina e havarixheve. (Transmeton Buhari me nr.6933)
17) Nuk e kalon namazi i tyre fytin e tyre. (Transmeton Muslimi me nr.2467)
18) Shperblimi i madh qe merr ai qe i lufton havarixhet. Thotë Aliu (radiall-llahu anhu): Sikur ta dinte ushtria qe i lufton ata se ç`fare shpërblimi është caktuar për ta nga gjuha e Profetit (salall-llahu alejhi u ala alihi ue sel-lem), do linin ç`do pune tjetër. (Transmeton Ebu Daudi me nr.4678 (E ka saktesuar Albani). Është transmetuar se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) te këtë thënë: Lum për atë person qe i lufton ata dhe vritet prej tyre. (Transmeton Ebu Daudi me nr.4765 (E saktesoi Albani), dhe imam Ahmed ne Musned me nr.19172) Thotë Ebu Umame: Ata janë te vraret me te keqij nën këtë qiell, dhe te vraret me te mirë janë ata qe vriten prej tyre. (Transmeton Ibn Maxhe me nr.167)
19) Ata janë qe derdhin gjakun e ndaluar , siç transmetohet tek Muslimi me nr.246.
20) Thotë Aliu (radiall-llahu anhu): Ata janë qe shqiptojne fjale te vërtetë me gjuhët e tyre, por nuk e kalon këtë (dhe bëri me shenjë tek fyti). Ata janë nder krijesat me te urryera tek All-llahu s.u.t. (Sh.p: Ka për qëllim me fjale te vërtetë kur thanë: Nuk ka gjykim tjetër perveç gjykimit te All-llahut). Dhe siç ka ardhur ne një fjale tjetër madheshtore te Aliut (radiall-llahu anhu): Ajo është fjale e vërtetë(xhykimi I takon vetem Allahut), me te cilën kanë për qëllim diçka te kotë.
21) Ata janë te paret te cilët kanë dalur jashtë xhematit te muslimaneve, duke i konsideruar ata kafira. (Mexhmua Fetaua te Shejhul Islam Ibnu Tejmije, vellimi 3, fq.349 dhe vellimi 7, fq.279)
22) Ata janë prej atyre qe ne zemrat e tyre kanë devijim (zejgun), siç thuhet ne komentin e ajetit: Sa u përket atyre qe ne zemrat e tyre kanë devijim, ata pasojne ato te paqartat për te shkaktuar fitne, gjoja se po kërkojnë komentin e tyre…. dhe ajetit: Thuaj: A t’ju lajmerojme për me te deshtuarit ne veprat e tyre ? Ata janë te cilët u janë asgjesuar veprat e tyre qe ne jetën e kësaj botë, e megjithatë ata mendojnë se janë duke bërë vepra te mira. Këto ajete i perfshijne Khauarixhet. Shiko hadithin 22313 ne Musnedin e Imam Ahmedit.
23) Ata janë qe i konsiderojnë muslimanet kafira nëse bëjnë gjynah, dhe thonë se me këtë gjynah del nga besimi dhe hyn ne kufr. Shiko shpjegimin e Akides Tahauije, fq.298, me tahkik (kontroll dhe vërtetim) te Ahmed Shakir.
24) Ata thonë se kush bën gjynahe te mëdha,(nese nuk pendohet) do jetë pergjithmone ne zjarr. (Shpjegimi i Akides Tahauije, fq.360)
25) Ata e shohin detyrë kryengritjen ndaj prijesit musliman nëse ai kundershton Sunetin. Shiko librin El Milel Ue Nihal, vellimi 1, fq.115.
26) Ata janë njerëzitë qe me se shumti e përdorin kijasin (analogjine). Shiko El Milel Ue Nihal, vellimi 1, fq.116 (përdorimi i tepert i kijasit vihet re tek këta te kohës se fundit, kurse Khauarixhet e pare e perdornin pak. Të paret e tyre me shumë kanë humbur nga keqkuptimi i teksteve te sheriatit dhe mos kthimi i tyre tek dijetaret.
27) Ata thonë: Është detyrë te luftohet prijesi (udheheqesi) dhe kushdo qe është i kënaqur me sundimin dhe gjykimin e tij. Ndërsa kush e kundershton prijesin ose nuk është i kënaqur me gjykimin e tij, nuk lejohet te luftohet perveç nëse e ndihmon dhe përkrah prijesin ose flet kundra rrugës se hauarixheve.
28) Ata nuk e ruajnë shejnterine e vendit dhe kohës. Siç ka ndodhur nga Karamitah e te tjerë deri ne ditën e sotme.
29) Ata kapen pas ajeteve Kur’anore duke kuptuar prej tyre atë qe nuk është për qëllim(por vetem kuptimin e jashtem ). Dhe duke u nisur nga ky parim, e konsiderojnë si te mundshme qe Pejgamberet te bëjnë gjynahe te vogla dhe te mëdha. Argumentohen ne këtë pikë me ajetin Kur’anor: Ne te dhame ty fitore te madhe, ashtu qe t’i fale All-llahu ty gjynahet e para dhe te mbramet. Pra tek ata mundet qe Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) te beje gjynahe te mëdha apo kufr dhe pastaj te pendohet. Shiko librin el Hauarixh Akijdetun ue Fikrun ue Felsefetun, fq.54.
30) Ata e refuzojne Sunnetin (hadithin) nëse nuk ka ajet te qartë qe e përkrah atë. Thotë Shejhul Islam Ibn Tejmije (rahimehull-llah): Ata nuk marrin prej Sunnetit veçse ç`fare është e sqaruar (ne Kur’an). Ndërsa nëse bie Suneti ne kundërshtim me Kur’anin nga ana e jashtme (ne pamje të parë), atëherë nuk pranohet. Prandaj ata(havarixhet e pare) nuk e shohnin te saktë gjykimin e gurezimit te zinaqarit (pas martese) dhe as caktimin e mases (vleres) te cilën po e vodhi hajduti, i pritet dora. Shiko Mexhmua Fetaua, vellimi 13, fq.48.

Shejh Nasir el-Akël- Allahu e ruajtë-.
Përshtati: Valdet Kamberi

You may also like...