Cilët janë argumentet që e argumentojnë mendimin se Allahu është në qiell?

11Allahu është në qiell, dua argumente nga Kur’ani dhe Sunneti?

Pyetësi:
-Dëgjova një ngjarje në radio, një fëmijë e pyet babanë e tij, se ku është Allahu, ai i kthehet dhe i thotë: Allahu gjendet në çdo vend.
Çka është gjykimi sheriatik për këtë përgjigje?

Përgjigje:
-Kjo është një përgjigje e kotë dhe pabazë, ky është besimi i xhehmive dhe muetezilëve dhe të gjithë atyre që hecin rrugës së tyre, ndërsa përgjigja e vërtetë është se Allahu ynë është në qiell mbi Arshin e Tij, mbi të gjithë krijesat e Tij, ashtu siç na kanë udhëzuar ajetet Kur’anore,hadithet profetike dhe koncenzusi i selefit , Allahu i Lartësuar thotë:
“Vërtet, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin”
Allahu këtë e përmend edhe në gjashtë vende tjera në Kur’an.
-Te Ehlu sunneh vel Xhemat, kuptimi i fjalës “ISTIVA” domethënë ngritje dhe lartësim mbi Arsh, ashtu siç i takon Allahut të Lartësuar, mënyrën e ngritjes mbi Arsh nuk e di askush pos Tij, ashtu siç ka thënë Imam Maliku –Allahu e mëshiroftë!-:
“Istivaja (lartësimi)  është e njohur tek na, mënyrën nuk e dimë, ta besosh është vaxhib, ndërsa të pyesësh për mënyrën se si, është bidat”
Këtë e ka të transmetuar nga mësuesi i tij Rebia bin Ebi AbduRrahman, ndërsa ky  e ka të transmetuar nga Ummi Seleme –Allahu qoftë i kënaqur me të!-, pastaj ky është mendimi i të gjithë Ehlu Sunnetit prej sahabëve dhe prej atyre që erdhën pas sahabëve dhe prej imamëve të Islamit.
Allahu i Lartësuar na ka treguar në Kuran se Ai është në qiell:
“pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të Lartit, të Madhëruarit!”
Gjithashtu thotë:
“te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon.”
“E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.”
“A u garantuat j prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të dridhet. (16) A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! (17)”
Në këto ajete dhe nëpër ajete tjera të cilat ceken në Kur’an, Allahu I Lartësuar qartë na tregon se Ai është në qiell dhe kjo është përputshmëri me ajetet dhe hadithet e Istivasë.
-Me këtë e kuptojmë se besimi I pasuesve të bidatit, se Allahu është në çdo vend, është besim I kotë, I shpifur dhe pabazë, ndërsa këtij besimi I takonë medh-dhebi I shpikur dhe I devijuar i Hululijve, bile kjo është kufër, devijim dhe përgënjeshtrim ndaj Allahut të Lartësuar dhe përgënjeshtrim ndaj Muhammedit salallahu alejhi ve selem, gjithashtu për lartësimin e Allahut është cekur në hadith:
“A nuk me besoni megjithese mua me eshte besuar (shpallja) nga Ai qe eshte larte ne qiell”.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:
Mujdin Xh. Xhaferi
03/28/2013

You may also like...