Cili është definicioni i imanit sipas ehli sunetit?
Pyetje: Cili është definicioni i imanit sipas ehli sunetit?
Përgjigje: El-iman në gjuhen arabe është: infinitiv i foljes (amene, juëminu, ijmanen, muëmin).
Xheuheriu ka thënë: Imani është besim.[1]
Ibn Mendhuriu ka thënë: Imani e ka kuptimin e besimit.[2]
Er-Raziju ka thënë: Imani d.m.th. besim.[3]
Allahu thotë në Kur’an se vëllezërit e Jusufit i kanë thënë atij:”Ti nuk do të na besosh neve.” [4].
Kurse shejhulislam Ibn Tejmije e ka kritikuar mendimin se: iman do të thotë besim duke e kundërshtuar atë në shumë aspekte, ai e mban mendimin se iman është më afër kuptimit: pranim[5].
Imani në terminologjinë islame d.m.th.: Të gjithë ehli suneti janë të mendimit se imani përbëhet prej 3 kushteve themelore pa të cilat imani nuk është valid:
Një: Shqiptimi me gojë: Pra shqiptimi i dy dëshmive (shehadetit),shfaqja e saj haptazi.
Dy: Besimi me zemër: Pra besimi në atë të cilin besojmë duke e shprehur me gojë, sinqeriteti ndaj saj si dhe nënshtrimi ndaj saj.
Tre: Vepra: Të vepron sipas asaj që e ka shprehur me gojë, e ka besuar me zemër dhe shfaqja e saj në realitet, duke vepruar sipas saj në mënyrë që t’i nënshtrohet asaj me gjymtyrët e tij duke i kryer veprat të cilat i ka urdhëruar Allahu dhe të largohet nga veprat të cilat i ka ndaluar Allahu.
Imami i ndershëm Ebu Theuri ka thënë: Imani është besim me zemër, shqiptim me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë.[6]
Kurse imam El- Axhurij në librin e tij “Esheria” e ka titulluar një kapitull me titull: “Kapitull i cili tregon se imani është besim me zemër, shqiptim me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë si dhe se: besimtar është vetëm se ai i cili i plotëson këta 3 kushte në imanin e tij”[7].
Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka