Definimi i imanit sipas ehli sunetit dhe xhematit

Iman
Falenderimi i takon Allahun për begatitë që na i jep dhe për punët e mira që arihen, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të dërguarin e Tij Muhamedin, familjen shokët dhe gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Në këtë trajtim do të përmendim dy pika kryesore nga gjashtë mbi imanin dhe atë :
1. Definiconi i imanit

2. Shtimi dhe pakësimi i imanit

1 – Definicioni i imanit

El-iman në gjuhen arabe është infinitive i foljes (Kamene, jueminu, ijmanen, muemin). Xheuheriu ka thënë: Imani është besim.[1] Ibn Mesudi ka thënë: Imani ka kuptimin besim.[2]  Raziju ka thënë: Imani d.m.th. besim.[3] Allahu thotë në Kur’an se vëllezërit e Jusufit i kanë thënë atij:”Ti nuk do të na besosh neve.” (Jusuf,17). Kurse shejhul islam Ibn Tejmije e ka kritikuar këtë mendim, sepse iman do të thotë besim, dhe i ka kundërshtuar në shumë kënde, dhe se iman tek ai do të thotë: pranim.[4]

  Imani në terminologjinë islame është: Të gjithë ehlu-suneti dhe xhemati janë të mendimit se imani përbëhet prej 3 kushteve themelore pa të cilat imani nuk është valid.

   1. Shqiptim – Shqiptimi i dy dëshmive (shehadetit) haptazi.

   2. Besim – Besimi në atë të cilin e shprehim me gojë, sinqeriteti ndaj saj si dhe nënshtrimi ndaj saj.

   3. Vepër – Të vepron sipas asaj që e ka shprehur me gojë, e ka besuar me zemër dhe shfaqja e saj në realitet duke vepruar sipas saj me nënshtrim, më gjymrtyrët e tij duke i kryer veprat të cilat i ka urdhëruar Allahu dhe të largohet nga veprat të cilat i ka ndaluar Allahu. Imami i ndershëm Ebu Theuri ka thënë: Imani është besim me zemër, shqiptim me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë.[5] Kurse imam El- Axhurij në librin e tij “Esheria” e ka vënë një kapitull me titull: Kapitull i cili tregon se imani është besim me zemer, shqiptim me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë dhe nuk është besimtar vetëm se ai i cili i plotëson këta 3 kushte në imanin e tij.[6]

2 – Shtimi dhe pakësimi i imanit

Prej çështjeve të cilat kanë të bejnë me imanin është edhe shtimi dhe pakësimi i tij, madje tek Ehlu-suneti imani shtohet me vepra të mira dhe pakësohet prej mëkateve.

Lelekaiu i ka cekur një grup emrash të dijetarëve nga sahabet dhe tabiinët dhe imamëve të ndryshëm të cilët kanë thënë si më sipër: Ajetet kuranore, suneti i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe transmetimet e sahabëve, tabiinëve dhe dijetarëve të këtij umeti, të gjithë këta aludojnë në atë se imani shtohet me punë të mira dhe dhe pakësohet me mëkate. Pastaj i ka cekur me emra ata të cilët kanë thënë këtë nga sahabët: Omer Ibn Hatabi, Abdullah Ibn Abasi, Abdullah Ibn Mesudi (Allahu qofte i kënaqur prej tyre) dhe të tjerë. Kurse nga Tabiinët: Sufjan Etheuri, Muxhahidi, Seid Ibn Xhubejri, dhe të tjerë. Nga Fukahatë: Imam Maliki, Xherir Ibn Abdul-Melik, Ahmed Ibn Hanbeli etj.

   Ehlu-Suneti për shtimin dhe pakësimin e imaniti ka marë këto argumente:

   E para: Prej Kur’anit fisnik:

   1 – Fjala e Allahut xh.sh.:” Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për këtë.” (Teube:124)

   2 – Fjala e Allahut xh.sh:” Dhe kur iu lexohen atyre ajetet tona, iu shtohet imani dhe vetëm në Zotin e tyre mbështeten.”(Enfa:l,2)

   3 – Fjala e Allahu xh.sh.:” E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet besimi,e atyre që u është dhënë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: Çka dashti All-llahu me këtë shembull? Ja ashtu, Allahu e lë të humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëzit.” (Mudethir:31).

   Nga ajetet e mësipërme shihet qartë se besimi shtohet dhe se çdo gjë e cila pranon shtimin, vlen për të edhe pakësimi.

E dyta: Prej sunetit:

   1 – Fjala e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Imani është gjashtëdhjetë e ca pjesë, më e larta është fjala La ilahe il-lAllah, më e ulta është largimi i diçkaje prej rruge që i pengon udhëtarët, si dhe turpi është pjesë e imanit.”[7]

  2 – Fjala e të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):”Do të hyn banorët e xhenetit në xhenet, banorët e xhehenemit në xhehenem, pastaj Allahu do të thotë: Nxjereni prej zjarrit kush ka në zemrën e tij qoftë edhe sa një kokër e lirit iman, pastaj do të dalin prej tij të zi (të katranosur), pastaj do të hynë tek lumi i jetës, pastaj do të mbin siç mbinë kokra nga vërshima, a nuk e sheh se si ajo del e verdhë e rrethuar.”[8]

   3 – Buhariu në librin e tij e ka vënë një kapitull që shpjegon shtimin e imanit dhe pakësimin e tij ku thotë ajetet e lartëpermendura në këtë kontekst dhe hadithin:” Do të dal nga zjarri i xhehenemit kush thotë la Ilahe il-Allah edhe në qoftë se ka në zemrën e tij ka sa një kokër elbi mirësi, dhe do të dalë prej zjarrit kush ka thënë La Ilahe Il-Allah edhe në qoftë se në zemrën e tij ka mirësi sa një kokër gruri, do të dalë prej zjarri ai i cili ka thënë La Ilahe Il-Allah edhe në qoftë se në zemrën e tij ka mirësi sa grimca.”[9] Nga hadithet e mësipërme nënkuptohet qartë shtimi dhe pakësimi i imanit dhe falëndërimi i takon Allahut për këtë mirësi.

Shkëputur nga libri “Akideja e Ehlu-Sunetit dhe Xhematit”

Autor: Dr. Seid el-Mufsir el-Kahtani

Përktheu: Nexhat Ceka



[1] (Esihah-Xheuheri 5/2071)

[2] (Lisanul-Arab, Ibn Mendhur 13/23)

[3] (Muhtaru-Sahih-Razi 11)

[4] (Sherh usulu ehlu suneti vel-xhemati- Lelekai 1590)

[5] (Sherh Ususulu Ehlusunet vel Xhemat- Lelekai 1590)

[6] (Sheria- El-Axhurij, 119)

[7] (Buhariu-9, Muslimi-35)

[8] (Buhariu-22,Muslimi-183)

[9] (Fethul Bari, Sherh Sahih-Buhari faqe 127, kapitulli 33)

You may also like...