Deklaratë mbështetse ndaj vëllezërvë tanë në Gaza

Gaza-22Deklaratë mbështetse ndaj vëllezërvë tanë në Gaza

Publikimi: 04/08/2014 – 13:15

Falenderimi i takon Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi pejgamberin tonë Muhamedin familjen shokët e tij dhe mbi ata që e ndjekin atë.
Sa kaq:

Gjatë këtyre ditëve e tërë bota po ndjek atë çka bën shteti i jahudive me ndihmën dhe përkrahjen e saj nga shtetet e kufrit dhe shërbyesve të saj në rajon, nga e cila arrin të bën luftë të ligë mbi vëllezrit tanë të dobët e të shtypur në rripin e Gazës. Ky armik ushtron mbi ta egërsinë e tij luftarake si dhe daljen nga kufiri në vrasje dhe shkatërrim. Cakun e vet kryesor ka civilët nga: gratë, fëmijët, xhamitë, strehimoret, spitalet, shkollat duke ushtëruar terrorizëm dhe dhunën maksimale. Kjo luftë ndodhi si prapavijë e bojkotit politik dhe ekonomik shtypës ndaj këtij rripi pra kam për qëllim Gazën në më shumë se shtat vite. Qëllimi më i madh i tyre është poshtrimi i këtij rripi që qëndron fortë në këmbët e saja, me anë të saj të arrin që dhunuesit jahudi të ushtrojnë presion ndaj shpirtit të xhihadit dhe rezistencës së saj nga trimat e këtij vendi.

E kur muslimanët përjetojnë kësi fatkeqësi nuk lejohet heshtja nga ky realitet, e të merremi me çështje tjera që preukupojnë rajonin tonë. Ngase muslimanët janë si një trup ku: kënaqet vëllau me kënaqjen e vëllaut të tij si dhe pikëllohët nga pikëllimi i vëllaut të tij. Ata garojnë në ndihmë të njëri tjetrit në maksimum pa kurrëfarë hezitimi apo përtacie duke praktikuar fjalën e Allahut të Lartësuar:“ Besimtarët dhe besimtaret janë Eulija (ndihmues, mbrojtës e miq) për njëri-tjetrin“ (Teube: 71)

Andaj edhe nënshkruesit e kësaj deklarate e shohin si emanet për ta, të cilën e ka marrë Allahu ndaj tyre, duke dashur që me anë të saj ta kryejn obligimin e ndihmesës ndaj vllezërve të tyre në Gaza ku ata përcjellin ndaj tyre disa mesazhe, prej tyre:

Mesazhi i parë: deri tek vëllezrit tanë të qëndrueshëm në Gaza është: që të vazhdojnë në qëndrueshmërinë e tyre me krenari, në rezistencën e tyre, sakrificën e tyre të madhe qofshin ata: bura,gra, fëmijë. Këshillojmë ata të armatosen me sabër dhe devotshmëri dhe ibadet ndaj Allahut, siç mëson i Lartësuari ku thotë:“ Dhe kërkoni ndihmë me durim dhe me falje (të namazit)“(Bekare: 45), ngase Allahu:“ sigurisht është me ata që i frikësohen Atij dhe që janë Muhsinunë (mirëpunues në Rrugë të Allahut)“(Nahl: 128). Andaj në anën e atij të cilit është Allahu, dinakëria e armikut nuk mund ti bën dëm atij asgjë, siç thotë i Lartësuari:“ Por nëse ju qëndroni të duruar dhe bëheni Muttekinë (të përkushtuar ndaj Allahut), as dëmi më i vogël nuk do t’ju vijë nga dinakëria e tyre “(Ali-imran:120).Poashtu siç tha i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem: „Allahu e ndihmon këtë umet me të dobëtit e saj: me lutjet,namazin dhe sinqeritetin e tyre“(Transmeton: Nesaiju dhe Albani e saktëson këtë Hadith).

Nga frytet e sabrit dhe devotshmërisë është: sinqeriteti në mbështetje ndaj Allahut si dhe dorëzimi i çdo çështje në dorën e Tij, kërkimi ndihmës vetëm nga Ai si dhe lutja me sinqeritetin më të madh drejt tij, kështu duke pasuar urdhërin e Tij ku thotë:“Më luteni Mua unë ua pranoi lutjet tuaja“(Gafir:60), poashtu duke pasuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ve selem duke thënë atë që ka thënë ai:“O Allah që zbrite librat, o ti i cili i lëviz rrëtë, triumfues i gjithë grupacioneve, mposhti ata dhe na ndihmo karshi atyre“(Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Shpresojm që ju të keni pjesë të plotë në fjalën e të Lartëmadhëruarit i cili thotë:“ Dhe shumë nga Pejgamberët luftuan (për Çështjen e Allahut) dhe bashkë me ta luftuan edhe grupe të mëdha njerëzish të ditur e fetarë, por ata kurrë nuk e humbën kurajën për çka pësuan në Rrugën e Allahut dhe as nuk u dobësuan, dhe as nuk e poshtëruan veten. Dhe Allahun i don durimtarët“(Ali-imran:146).
Poashtu ju këshillojmë të jeni ndihmues, përkrahës të trimave të rezistencës, si dhe të qëndroni me ta në një safe e ti mbroni ata nga prapa, të jeni mbykqyrës për familjet e tyre, të jeni krah i tyre kur ata nuk janë prezent, njëashtu ti bëni ball dhe t’ju dilni para në rrugë përçarësve, të cilët mundohen ta përçajnë safin tuaj dhe bashkimin tuaj, ju këshillojmë me këshillën e Allahut të Lartësuar ku thotë:“ Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur’anit) dhe mos u përçani“(Ali-imran: 103).

Mesazhi i dytë: këtë e drejtojmë ndaj luftarëve në front, të cilët i mposhtën cionistat, bile thuaj edhe karshi krejt botës me trimërinë e tyre të pamposhtur duke qëndruar në një saf fortë karshi armikut, si dhe mundësia e transformimit të ekspeditës në brendi të cionistëve që të mbrijnë deri në safët e fundit të tyre. Gjithashtu ju këshillojmë me këshillën e Allahut ndaj luftëtarëve në rrugën e tij ku thotë:“ O ju që keni besuar! Kur të takoheni me forcat (armike), qëndroni fort përballë tyre dhe kujtoni fort Emrin e Allahut (me gojë e me zemër) që të jeni me të vërtetë të fituar“(Enfal: 45).
Kini mendim të mirë ndaj Allahut dhe pastroni nijetet tuaja, që te jenë vetëm për të Lartëmadhëruarin, ndihmonie veten tuaj duke ndjekur urdhërat dhe ndalesat e Tija:“ Dhe nuk ka dyshim se Allahu padyshim që do të ndihmojë ata të cilët e ndihmojnë Allahun (Çështjen e Tij). Vërtet që Allahu është Fuqiplotë, i Gjithëfuqishëm“(Haxh:40).“ ndërsa për besimtarët ishte si detyrë për Ne që t’i ndihmonim“(Rum: 47). Atë që e ndihmon Allahu atij nuk i bën dëm kundërshtari që e ka para, e as tradhtimi i tradhtarëve, andaj mos i veni mendjen thirrjeve dhe përshpëritjeve të cilat i transmetojnë mediat satelitore dhe propagandës politike, ngase muslimanët janë larg nga ajo çka ata flasin:“ Ata (besimtarë) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Vërtet, populli (pagan) ka grumbulluar kundër jush (një ushtri të madhe), kështu që frikësojuni atyre”, kjo në të vërtetë vetëm u shtoi Besimin dhe thanë: “Allahu Vetëm na mjafton neve dhe për ne Ai është Rregulluesi më i Mirë i punëve.”(Ali-imran: 173).

Ngase kjo luftë e ashpërsuar ndan përfundimisht historinë e luftës ndaj armikut cionist dhe shokëve të tij, nisur nga kjo këshillojmë anën politike të rezistencës të qëndrojnë fortë në çështjen e tyre, e të mos i dorëzohen presioneve të njëpasnjëshme nga brenda dhe jashtë, përderisa armiku nuk arin ti ndryshoj qëndrimet tuaj në luftë nuk mund ti ndryshoj edhe ata diplomatike-politike. Kujtoni këshillat e Zotit tuaj i cili thotë:“ Dhe mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut. Në qoftë se ju përjetoni vështirësi, atëherë sigurisht edhe ata po përjetojnë vështirësi si edhe ju, por ju keni shpresë nga Allahu (për shpërblim, për Xhennet), gjë të cilën ata nuk e shpresojnë“(Nisa: 104),“ Kështu pra, as mos u ligështoni (kundër armikut tuaj), as mos u dëshpëroni dhe do të jeni fitimtarë, në qoftë se me të vërtetë jeni besimtarë“(Ali-imran: 139).

Në këtë pikë theksojmë edhe syçelësinë e luftarëve në Gaza ndaj dredhive Safevij të Iranit dhe veprimeve të tyre si: hizbulati, e cila shfytëzon neglizhencën e shteteve arabe në ndihmes të Gazës që me anë të këtyre ndodhive, me qëndrimet e saja emocionale të shfrytëzon rastin e të përfiton disa njerëz nga umeti ynë që nuk e njohin fenë, ndërsa këta janë si armiku i cili i hap dhëmbët e saj shkyese kinse qeshë, e duke shkatëruar vllezrit tanë në Siri dhe Irak. Andaj si mund t’ju besojmë atyre pas gjithë kësaj çka ndodhi?! O ju luftarë muxhahedin mos i lidhni zemrat tuaja me krijesat po lidhni me Krijusin, duke i marrur sebepet sheriatike.

Mesazhi i tretë: Drejtuar muslimanëve në përgjithsi: ju përkujtojm me obligimin vëllazëror islam siç tregon Allahu:“Me të vërtet muslimanët janë vllezër“(Huxhurat: 10). Pejgamberi ynë salallahu alejhi ve selem thotë:“Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën dhe ngrohtësinë e tyre ndaj njëri tjetrit është si shembulli i trupit të njeriut, në qoftësë një pjesë e saj sëmuret, sëmundja e kaplon krejt trupin si gripi dhe temperatura“(Transmeton Muslimi). Andaj vëllazërimi është lidhje e fortë që buron nga besimi e cila bashkon të gjithë pjesët e një muslimani. E fryti i kësaj është: Ndihma, mbështetja, përpjekja në ngritjen e padrejtësisë, duke i bërë sebepet sa mundemi. Ajo që ndihmon më shumë është: kthimi tek Allahu me dua dhe kunut në çdo namaz, shpejtimi në dalje ndihmë të banorëve të Gazës materialisht dhe shpirtërisht duke përfshirë këtu çdo lloj ndihmese, në hadithin e saktë të pejgamberit salallahu alejhi ve selem qëndron:“Muslimanët janë të barabartë në gjak mes tyre, siguria e më të dobtit nga ta pranohet, krejt ata në plaçkën e luftës janë të barabartë dhe ata i dalin në ndihmë njëri tjetrit karshi tjerve“(Transmeton Ebu Davudi, Nesaiju Albani këtë hadith e saktëson).
Andaj neglizhenca në këto që i cekëm çon në fitne dhe fesat, Allahu i Lartësuar thotë:“ Edhe ata që mohojnë janë ndihmës e mbrojtës të njëri-tjetrit. Edhe ju (muslimanë kudo që të jeni) në qoftë se nuk bëni kështu (nuk jeni ndihmës e mbrojtës të njëri-tjetrit, të bashkuar në një, me një Khalif – prijës musliman për mbarë botën Islame për ta bërë fitimtare Fenë e Allahut), (atëherë) në tokë do të kishte Fitneh (trazira, luftë, mosbesim, politeizëm, sprovime, ligësi, djallëzi) dhe Fesad (shkatërrim, korrupsion i madh, shfaqje dhe përhapje politeizmi).“(Enfal: 73). Imam Taberiu në komentimin e këtij ajeti thotë:“nëse nuk jeni ndihmës e mbrojtës të njëri-tjetrit në fe, atëherë do të ket[ fitne në tokë“.

Andaj ne jemi vet sot dëshmitar ku në këtë betejë shohim shtetet e mëdha në botë si i ndihmojn shokut të tyre- shtetit armikut cionist-. Siç shpalli senati Amerikan ndihmën e kubës së hekurt në shumë prej 225 milion dollarëve. Andaj kjo na bën t‘ia parashtrojmë pyetjen e madhe botës arabe dhe islame: sa është ndihma jonë arabe dhe islame ndaj ndërtimit të asaj që u prish dhe shërimit të plagosurve të Gazës?!Muslimanët duhet të jenë të parët në ndihmë dhe bashkpunim, andaj ndihmesa jonë ndaj banorëve të Gazës nuk duhet të jetë vetëm gjatë luftës , ngase plagët e tyre janë të thella dhe nevojat e tyre janë të mëdha. Duhet tju ndihmojmë atyre në shërimin e dhimbjeve të tyre nga shkaku i fatkeqësive që i kanë kapluar ata, sepse ndoshta gjendja e tyre pas luftës mund të jetë më e vështirë për ta, Allahu thotë:“ Vini re, pra! Ju jeni ata që ju është bërë thirrje të shpenzoni për Çështjen e Allahut, megjithatë mes jush ka prej atyre që janë dorështrënguar. Dhe kushdo që është dorështrënguar është i tillë vetëm për llogari të tij. Por Allahu është më i Pasuri (i Lirë nga çdo nevojë) dhe ju (o njerëz) jeni të varfër. Edhe nëse ju i ktheni shpinën (Islamit dhe largoheni nga nënshtrimi ndaj Allahut), Ai do t’ju zëvendësojë ju me një popull tjetër, pastaj ata nuk do të jenë në shembullin tuaj“(Muhamed: 38).

Mesazhi i katër: deri tek dijetarët dhe thirësit(hoxhallarët) e këtij umeti, i përkujtojmë ata për përgjegjësinë e madhe që e kanë para Allahut që t’ju dalin në ndihmë të shtypurve, të nxitojnë që të parandalojn dhunën që shtrohet ndaj tyre, pamarëparasysh nga vjen, ta tregojnë hakun në këtë rast pa kurëfarë hamendje dhe ngadalësie. Çfarë hajri ka prej atij, i cili e sheh se si muslimanët masakrohen derdhet gjaku i tyre, ndërsa ai qëndron indiferent me zemër të ftohtë dhe me gojë të heshtur?!

Andaj rroli i dijetarve dhe hoxhallarëve të umetit tonë është shumë i madh, andaj ne j’ua bëjmë me dije atyre dënimin dhe kërcnimin nga Allahu dhe i dërguari i tij për atë që e fsheh dijen dhe hakun, ose ndihmon në pshtjellim ndaj muslimanëve apo e ndihmon zullumqarin qoftë edhe me gjysmë fjale.

Siç është rroli i madh i përgjegjsisë ndaj dijetarve dhe hoxhallarëve, është përgjegjsi edhe për të pasurit, gazetarët, mediatikët e këtij umeti që të plotësojnë nevojat e banorëve të Gazës dhe ndihmesës së tyre, si dhe të ndalimit të keqes nga mendjelehtit prej tyre.

Mesazhi i pesë: këtë e drejtojmë ndaj cionistëve arab, të cilët e shajnë rezistencën dhe i japin asaj ngjyrtjetërfare, për të cilët Allahu thotë: „Dhe i shihni ata, zemrat e të cilëve janë të sëmuara (me hipokrizi), të vrapojnë në shoqërinë e tyre duke thënë: “Ne kemi frikë se mos po na sjellin ndonjë fatkeqësi.” Ndërsa ne ju themi siç thotë Zoti Ynë:“Mbase Allahu mund të sjellë fitore ose vendim sipas Vullnetit të Tij. Atëherë atyre do t’u vijë keq për atë çfarë mbanin të fshehur në veten e tyre“(Maide: 52). Andej me urdhërin e Allahut do ti bini pishman ndaj qëndrimeve tuaja të pista.

Të gjithë muslimanëve ju themi: Gaza nxorri në pah fytyrën e vërtet të fëlliqur të hipokritve nga: politikanët, analistët, gazetarët. Andaj potencojmë se shumica e këtyre qëndrimeve te flliqta nuk janë thjesht ngushtimi i një rrethi të qartësimit politik dhe kaq, mirëpo kjo llogaritet tradhëti ndaj umetit islam, si dhe rrënie ndryshim i asaj që ndjek dhe miqësim me armiqtë që na luftojnë. Andaj për këtë falenderimi i takon Allahut që na shfaqi në sipërfaqe fesatin dhe brendësinë e tyre. Ndoshta në këtë luftë do të ketë hajr të madh siç thotë i Lartësuari:“ mund të jetë që ju të mos e pëlqeni ndonjë gjë, ndërsa Allahu nëpërmjet saj sjell mirësi të mëdha“(Nisa: 19), duke dhënë këtij umeti shpresë dhe forcë në kundërshtim të armikut të madh(jahudi) si dhe zbardhje e armiqve të fshehur të tij(munafikët).

Mesazhi i gjashtë: ndaj qeverive të rajonit, i paralajmërojmë ata të kenë frikë Alahun e të mos e zvaritin këtë çështje me cionistët dhe ti poshtërsojnë muslimanët e dobët, që po shtrohet dhunë ndaj tyre, ndëra pejgamberi sallahu alejhi ve selem thotë:“Çdokush që e poshtërson një musliman, cënon nderi i tij, këtë do ta poshtërson Allahu në atë vend ku ai dëshiron ti ndihmoj..“(Hadithin e tansmeton imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Albani këtë hadith e bën të mirë).

Nga vetë ju kemi dëgjuar në të kaluarën kërcënime dhe ngritje zëri, ndërsa tash shohim se si fshiheni deri në atë masë të ftohtë, bile tregon poshtërimin më të madh duke i ndihmuar qartas armikut, andaj ju paralajmërojmë te keni kujdes nga zullumi dhe përfundimi i saj, siç thotë Allahu:“është shkatëruar ai që bëri zullum“(Taha: 111).

Andaj ne bashkë me gjithë muslimanët kërkojmë nga qeveria egjiptiane sa më shpejt ta hap kalimin e Rafahit njëherë e përgjithmonë, si dhe të then bojkotin e zullumit ndaj rripit të Gazës, andaj mbyllje e tij në këto raste të vështira llogaritet tirani, zullum dhe tradhëti e madhe, ndërsa qëndrimi krah për krah me armikun për ta luftuar umetin kjo është poshtërsia më e madhe dhe humnerë më e thellë.

Poashtu përkujtojmë çdo qeveri se plani i kryqtarëve, cionistëve, mediave në këtë rast nuk përjashton askend, dilni në ndihmë vetes suaj që të mos mposhteni edhe në dunja para dënimit të ahiretit.

Në fund potencojmë mbarë botës: Jemi duke e parë në çdo çështje që kalon ky umet veçanërisht në çështjen e Palestinës na shtohet bindja e racizmit perendimor dhe e kombeve të bashkuara, tregohet dyftyrësia e tyre dhe vlerat e tyre. Nga kjo arrijmë të kuptojmë gënjeshtrat e tyre me të cilat manipulojnë që i nxjerin si parulla të tyre qoftë të drejtat e njeriut apo diç të ngjajshme. Andaj çfarë kuptimi ka ather heshtja juaj ndaj krimeve të luftës dhe këtyre vrasjeve, krimeve masive të cilat i ushtron cionizmi para syve të krejt botës. Bile perendimi kaloi kufijtë kur ju ndihmon cionistve materialisht, ju ndihmon me njerëz që tu ndihmojn cionistve në luftë kundër muslimanëve të Gazës, siç raportojnë mjetet e informimit!

A nuk ka ardhur koha që të mençurit e botës të qëndrojnë për ballë në fytyrë zullimit dhe të ngrisin zërin e tyre me plot krenari që ta thuajn realitetin dhe nxjerjen e drejtësisë në shesh?!

Allahun e lusim të largon këtë bela nga vëllezrit tonë në Gaza, si dhe ndaj çdokujt që i bëhet padrejtësi si atyre në: Sham, Irak, Libi, Jemen, si dhe të lëshon dënimin e tij ndaj kriminelëve, poashtu e lusim që ta përmison gjendjen e muslimanëve Ai është i pa të meta dhe ka mundësi ta bën këtë, si dhe paqja dhe mëshira e tij qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamedin familjen dhe shokët e tij.

Mbarroi me 7/10/1435 H

Nënshkruesit e saj:

Shejh Dr. Abdullah ibn Muhamed El-Gunejman
Shejh Dr. Muhamed ibn Nasir Esuhejbanij
Shejh Dr. Abdurahman ibn Salih El-Mahmud
Shejh Sulejman ibn Vail Tuvejxhiri
Shejh Dr. Pr. Nasir ibn Sulejman El-Umer
Shejh Dr. Pr. Sead ibn Abdullah El-Humejd
Shejh Ahmed ibn Abdullah ale Shejban
Shejh Dr. Abdullah ibn Hamd El-Xhelali
Shejh Dr. Ahmed ibn Abdullah Zahrani
Shejh Dr. Muhamed ibn Seid El-Kahtani
Shejh Dr. Pr. Sulejman ibn Hamd El-Audeh
Shejh Dr. Pr. Alij ibn Seid El-Gamidij
Shejh Dr. Abdulaziz ibn Abdul-muhsin Turkij
Shejh Dr. Ibrahim ibn Nasir Enasir
Shejh Dr. Pr. Sulejman ibn Kasim El-Ijd
Shejh Dr. Halid ibn Abdurahman El-Axhejmi
Shejh Fehd ibn Sulejman El-Kadij
Shejh Fehd ibn Muhamed ibn Asakir
Shejh Muhamed ibn Sulejman El-Mesud
Shejh Dr. Abdullah ibn Abdurahman El-Vetban
Shejh Dr. Hasen ibn Salih El-Humejdi
Shejh Dr. Abdulaziz ibn Muhamed Abdulatif
Shejh Sead ibn Nasir El-Ganam
Shejh Abdullah ibn Fehd Selumij
Shejh Abdullah ibn Nasir Sulejman
Shejh Alij ibn Ibrahim Muhish
Shejh Dr. Muhamed ibn Abdulaziz El-Hudejri
Shejh Dr. Muhamed ibn Abdullah Duvejshi
Shejh Dr. Pr. Abdurahman ibn Xhemil Kasas
Shejh Dr. Salih Abdullah Hedhluli
Shejh Dr. Muhamed ibn Abdullah El-Hudejri
Shejh Dr. Sulejman ibn Muhamed ibn Abdullah Athijmi
Shejh Alij ibn Ahmed Alu Is-hak
Shejh Ibrahim ibn Abdurahman Turkij
Shejh Dr. Musfir ibn Abdullah Bevardij
Shejh Dr. Abdulaziz ibn Abdullah Mubdhil
Shejh Dr. Abdullah ibn Abdulaziz Zejdij
Shejh Abdurahman ibn Abdulaziz Ebanmij
Shejh Hamd ibn Ibrahim Hajderij
Shejh Ahmed ibn Abdurahman Zumanij
Shejh Dr. Abdullah ibn Nasir Sabih
Shejh Abdurahman ibn Alij Mushejkih
Shejh Sulejman ibn Abdullah Suvejd
Shejh Mahmud ibn Ibrahim Zahranij
Shejh Mesud ibn Husejn ibn Sahnun
Shejh Dr. Muhamed ibn Abdulaziz Lahim
Shejh Dr. Pr. Nasir ibn Jahja Hunejni
Shejh Muhamed ibn Abdulaziz Maxhid
Shejh Abdulaziz ibn Abdullah Vuhejbi
Shejh Abdullah ibn Alij Rebi
Shejh Abdullah ibn Umer Suhejbani
Shejh Ahmed ibn Muhamed Bathaf
Shejh Xhemaz ibn Abdurahman Xhemaz
Shejh Dr. Ibrahim ibn Muhamed Abas
Shejh Dr. Halid ibn Muhamed Maxhid
Shejh Dr. Nasir ibn Muhamed Ahmed
Shejh Humud ibn Dhafir Shihrij
Shejh Dr. Sulejman ibn Abdullah Sejf
Shejh Alij ibn Jahja Karfij
Shejh Isa ibn Dirzij Meblei
Shejh Abdullah ibn Alij El-Gamidij
Shejh Abdullah ibn Abdulaziz Mubrid
Shejh Abdulmelik ibn Alij Muhsin
Shejh Umer ibn Abdulaziz Kubejsi
Shejh Hamdan Abdurahman Sherkij
Shejh Abdulaziz Abdullah Vuhejbi
Shejh Ahmed ibn Salih Samani
Shejh Halid Muhamed Burejdi
Shejh Sad ibn Alij Umerij
Shejh Muhamed ibn Seid Bafil
Shejh Ibrahim ibn Hadran Zahranij
Shejh Salim ibn Faiz Halaf
Shejh Ahmed Abdullah Raxhihij
Shejh Fehd ibn Nasir Harbij
Shejh Ahmed ibn Abdullah Rebijsh
Shejh Abdullah ibn Muhamed Burejdi
Shejh Feuzan ibn Abdullah El-Feuzan
Shejh Rashid ibn Abdulaziz Humejd
Shejh Muhamed ibn Abdulaziz Gafilij
Shejh Abdullah ibn Sulejman Umejranij
Shejh Uthman ibn Abdurahman Humejdan
Shejh Hamd ibn Sad Thubejti
Shejh Abdullah ibn Alij Hetanij
Shejh Abdulaziz ibn Muhamed Negijmshi
Shejh Muhamed ibn Mubarek ibn Xherbu
Shejh Hamd ibn Ibrahim Ubejdij

Përgatiti: http://www.almoslim.net/index.htm

Shqiproi: Nexhat Ceka

You may also like...