Dëshmia “La ilahe ilAllah”

Allahu-44DËSHMIA “LA ILAHE IL-LALLAH” 

Argumenti i kësaj dëshmie:

Fjala e Allahut:

Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot përveç Atij, të Plotfuqishmit, të Urtit” 20

Po ashtu fjala e Allahut:

Dije se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut.21

Domethënia e dëshmisë “la ilahe il-lallah”:

“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.22

Kuptime të gabuara të kësaj dëshmie:

  1. “Nuk ka të adhuruar përveç Allahut.”

Ky kuptim është i gabuar, sepse domethënë që gjithçka që adhurohet, qoftë me të drejtë a pa të drejtë, është vetë Allahu.

  1. “Nuk ka krijues përveç Allahut.”

Kjo është vetëm një pjesë e kuptimit të dëshmisë, sepse sikur të ishte kjo domethënia e dëshmisë “la ilahe il-lallah” nuk do të kishte mospajtim

20 Sureja ali-‘Imran, 18.

21 Sureja Muhammed, 19.

22 Domethënë askush dhe asgjë përveç Allahut nuk adhurohet me të drejtë. Përkthyesi.

17

ndërmjet Pejgamberit ? dhe popullit të vet, ngase ata e pranonin se Allahu është i Vetmi Krijues.

  1. “Gjykimi i takon vetëm Allahut”.

Edhe kjo është një pjesë e kuptimit të kësaj dëshmie, mirëpo nuk është e mjaftueshme dhe kjo nuk është për qëllim, sepse në qoftë se ia kushtojmë tërë gjykimin vetëm Allahut, kurse në anën tjetër e adhurojmë dikë tjetër pos Tij, atëherë nuk e kemi jetësuar Teuhidin.

Shtyllat e kësaj dëshmie:

  1. Mohimi “la ilahe” (Nuk ka të adhuruar).

Domethënë: Ta mohosh adhurimin e çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut.

  1. Pohimi ose vërtetimi “il-lallah” (përveç Allahut).

Domethënë: T’ia pohosh adhurimin vetëm Allahut, i Cili nuk ka rival.

Argument për këtë është fjala e Allahut:

Ai që e mohon tagutin (gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë.23

Fjala “Ai që e mohon tagutin (gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) është mohim, ndërsa fjala dhe beson në Allahun) është pohim.

Këtë e argumenton edhe fjala e Allahut:

23 Sureja el-bekare, 256.

18

(Kujto) Kur Ibrahimi i tha babait dhe popullit të vet: “Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju, përveç Atij që më ka krijuar dhe i Cili do të më udhëzojë në rrugën e drejtë”.24

Fjala “Kur Ibrahimi i tha babait dhe popullit të vet: “Unë jam i larguar prej asaj që adhuroni ju është mohim, kurse fjala përveç Atij që më ka krijuar” është pohim.

Kur i bën dobi njeriut fjala “la ilahe il-lallah”?

  1. Në qoftë se e di domethënien e saj.
  2. dhe, njëherazi, punon me atë që e kërkon kjo fjalë (e adhuron vetëm Allahun dhe askënd tjetër).

24 Sureja zuhruf, 26, 27.

You may also like...