Disa çështje (pyetje) të zakonshme rreth agjërimit të 6 ditëve të Shevalit

Imazhe-17Disa çështje (pyetje) të zakonshme rreth agjërimit të 6 ditëve të Shevalit:

1. Sa i përket asaj se a mund ti agjërojmë 6 ditët e Shevalit përpara kompensimit të ditëve të Ramazanit dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështjë, mirëpo e vërteta është se ajo e cila duhet bërë më parë është kompensimi i ditëve të Ramazanit pastaj agjërimi i 6 ditëve, sepse ka thënë i Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe e përcjell me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin.” (Transmeton Muslimi), kurse ai i cili i agjëron gjashtë ditët përpara ditëve që ka ti kompensojë, nuk e ka përcjell akoma Ramazanin, mirëpo ka përcjellur një pjesë të Ramazanit dhe se kompensimi është obligim kurse agjërimi i 6 ditëve të muajit Sheval është i pëlqyeshëm, kurse obligimit çdo herë i jepet përparësi përpara veprave vullnetare-nafile.

2. Se a duhet agjëruar 6 ditët menjëherë pas Ditës së Bajramit, apo lejohet që ti agjëroj disa ditë pas Bajramit duhet ditur se nuk është e detyrueshmë që ti agjëron menjëherë pas Bajramit, mirëpo lejohet që të fillon me agjërimin e tyre një apo disa ditë pas Bajramit dhe mundet që ti agjëron njëra pas tjetrës apo të ndara mvarësisht se si i vjen më lehtë, sepse çështja është e gjërë dhe nuk është obligim por është sunnet.”

3. Gjithashtu ka nga njerëzit të cilët fillojnë me agjërimin e 6 ditëve të Shevalit dhe nuk arin ti plotësojnë duke u friksuar se duhet plotësuar patjetër, prandaj këta i këshillojmë se agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është i pëlqyeshëm e jo obligim, ka shpërblim për ditët që i ka agjëruar dhe shpresojmë që të shpërblehet për 6 ditët, nëse arsyeja për të cilën i ka ndërprerë është arsye e pranuar në sheriat, sepse ka thënë Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të: “Kur të sëmuret robi apo udhëton, i shkruhen veprat ashtu siç i ka vepruar kur ka qenë i shëndoshë në vendin e tij.” [6] Poashtu nuk obligohet që ti kompenson ditët që si ke agjëruar nga këto 6 ditë. Allahu është Udhëzuesi më i Mirë.[7]

Kurse lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon vetëm Allahut.

Përgaditi dhe përshtati: Ali Ashani

You may also like...