Disa nga gabimet e namazlive

8

1. Nxitimi në ecje apo edhe vrapimi drejtë shkuarjes në xhami.
2. Falja e namazit me rrobe të tejdukshme dhe të ngushta.
3. Moskushtimi i vëmendjes dhe rëndêsisë së drejtimit të safava para fillimit të faljes së namazit.
4 Bërja e nijetit me zë apo me shprehje(ngase një gjë e tillë nuk është vepruar as nga pejgamberi alejhi selam, as nga sahabët as nga dijetarët).
Vendi i nijetit është zemra.
Pra, nijeti më mirë është të bëhet me zemër e jo me gojë apo shprehje, ashtu siç është përhapur tek njerëzit.
5. Ngritja e zërit gjatë leximit të Kur’anit apo gjatë dhikreve të namazit(duke mos e penguar atë që është duke u falur afër teje, pra leximi të bëhet me zë të ulët).
6. Mosbërja e rukusë dhe sexhdes ashtu siç ka porositur pejgamberi alejhi selam.
7. Mbështetja në mur apo diçka tjetër gjatë faljes së namazit pa pasur nevojë.
8. Ngritja e shikimit lartë gjatë namazit apo shikimi majtas e djathtas.
9. Lëvizjet e shpeshta në namaz dhe të panevojshme; Shikimi i orës, krurja e kokës, luajtja me mjekërr, nëse këto lëvizje janë të pakta e pakësojnë shpërblimin e namazit, por nëse janë të shumta dhe përsëriten shpesh, atëherë namazi i tillë prishet.
10. Dalja përpara atij që është duke u falur.
11. Mosvendosja e sutres, nga ana e atij që është duke u falur vetmas apo edhe nga ana e imamit.
12. Moslëvizja e gjuhës dhe gojës(buzëve) gjatë leximit në namaz.
13. Mbyllja e gojës me shallë apo me shimak ose shami në namaz gjatë kohrave të ftohta apo edhe të nxehta.
14. Shtrirja e krahërorve dhe brrylave në tokë gjatë bërjes së sexhdes(ngase një shtrirje apo ulje e tillë veprohet nga Qeni).
15. Mosbërja e sexhdes me 7gjymtyrët e trupit, siç janë; balli, hunda, dy duartë, dy këmbët dhe dy gjunjët.
16. Ngrënia e gjërave që kanë erëra të rënda dhe të padurueshme, siç janë;qepa, hudra, etj.
Ngase një gjë e tillê i pengon namazfalësit.
17. Lëvizja e dorës sê djathtë apo ngritja e saj gjatê dhënies selam në anën e djathtë dhe anasjelltas.
18. Plotësimi i namazit apo i rekateve që nuk janë arritur të falen me imam(obligim e ka ai të cilit i ka mbetur ndonjë rekat pa falur, duhet të pres imami të jep selam në dy anët, anën e djathtë dhe tê majtê, pas selamit,ngrihesh në këmbë dhe vazhdon namazin).
19. Lënia e sexhdes së harresë, nëse ka lënë mangu diçka apo ka shtuar diçka namazfalësi gjatë namazit të tij.
20. Kërcitja e gishtave në namaz.
21. Mosshkuarja pas imamit qoftë në ruku apo sexhde, por gjithnjë duke shkuar njejt sikur imami apo edhe ndonjëherë duke i paraprirë imamit në ruku apo sexhde.
22. Falja e namazit me rrobe të cilat kanë figura të njerëzve apo të kafshëve.
23. Falja e namazit duke qenë i nevojshëm tê lirohet nga nevojat fiziologjike.

nga arabishtja:
Suad Shabani

You may also like...