Disa njohuri rreth muajit Muharrem

Muharem-51. Muajin e parë të vitit hënor, i Dërguari e quajti ‘muaji i Allahut Muharem’. Ai është njëri prej 4 muajve të shenjtë “Me të vërtetë, numri i muajve te Perëndia është dymbëdhjetë… Katër prej tyre janë të shenjtë” (Teube:36)
2. Muaji Muharem (i ndaluar) u quajt me këtë emër për shkak shenjtërisë së tij (sepse në të nuk inicohet lufta). Më herët është quajtur ‘i shurdhër’ (sepse nuk dëghohej zëri i armëve) për shkak shenjtërisë së madhe.
3. Thotë Hasen El-Basriu: Allahu hapi vitin me një muaj të shenjtë dhe e përfundoi me muaj të shenjtë. Pas Ramazanit, nuk ka ndonjë muaj më të vlefshëm se sa muaji i Allahut Muahrem.
4. Allahu ndaloi padrejtsinë e njerëzve ndaj vetvetes gjatë muajve të shenjtë “E, në këta, mos i bëni vetes zullum!” Ndalimi i padrejtësisë dhe mëkateve gjatë këtyre muajve është më i theksuar.
5. Katade thotë: padrejtësia në muajt e shenjtë është mëkat më i madh se sa jashtë tyre, edhe pse padrejtësia është gjë e keqe në çdo situatë, mirëpo Allahu madhëron disa çështje ashtu si do Ai.”
6. Pjesa më e mirë e muajit Muharem është 10 ditëshi i tij i parë. Ebu Othman En-Nehdij thotë: të parët madhëronin 3 dhjetëshe. Dhjetëshin e fundit të ramazanit, dhjetëshin e parë të dhul hixhes dhe muharemit.
7. Preferohet të shpeshtohet agjërimi gjatë muajit muharem duke u mbështetur në hadithin “agjërimi më i mirë pas ramazanit është agjërimi në muajin e Allahut Muahrem.” Pra, agjërimi më i mirë vullnetar është agjërimi në këtë muaj.
8. Muaji i Allahut Muharem. Emërtimi në këtë formë, duke ia bashkëngjitur Allahut, flet për fisnikërinë dhe vlerën e tij ngase Allahu nuk ia bashkëngjet Vetes përpos krijesat më të veçanta sikur “deveja e Allahut”, “Shtëpia ime” etj.
9. Një nga veprat shumë të preferuara gjatë këtij muaji është agjërimi i Ditës së Ashurasë. Me të shlyhen mëkatet e vitit të shkuar siç shënon Muslimi. Madje edhe nëse agjëron gjysmën e ditës, një punë e vogël me një shpërblim të madh.
10. Preferohet që së bashku me Ashuranë, të agjërohet dita e nëntë, për të kundërshtuar çifutët dhe të krishterët, siç ka thënë i Dërguari: “Nëse jam gjallë vitin e ardhshëm, do ta agjërojë edhe ditën e nëntë.” (Muslimi)
Muhamed. b. Salih El-Munexhid
Përktheu dhe përshtati: Agim Bekiri
Marrë nga albislam.com

You may also like...