Dispozita dhe urtësitë e zekatit – I

Zekati-1Definicioni i zekatit :

 

   Në gjuhën arabe : zekati e ka kuptimin e pastrimit, shtimit, ndershmërisë, rritjes, mirësisë.

   Në terminologjinë islame : Sasi e obligueshme e pasurisë e cila i jepet atij i cili e meriton, në mallin i cili e ka mbrij nisabin e caktuar me kushte të caktuara.

Dispozita e zekatit :

    Dhënia e zekatit është farz për çdo musliman i cili posedon pasuri e cila e arin nisabin e mallit me kushtet e tij specifike është shtylla e tretë nga shtyllat e islamit ceket bashkë me namazin në 82 ajete, obligueshmëria e tij është bazuar në Kuran, sunet dhe ixhmanë-konsensusin e umetit. Në librin e Tij, Allahu thotë : ” Mer prej pasurisë së tyre sadaka që ti pastrosh me të dhe tua shtosh të mirat.[1] Po ashtu Allahu ka thënë : ” Faleni namazin dhe jepeni zekatin…[2]

   Nga suneti i pastër argumentet për obligueshmërinë e zekatit është fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla, dëshmia se nuk ka ta adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari I Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarja në haxh.[3]

   Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur e këshilloi Muadh ibn Xhebelin-Allahu qoftë I kënaqur prej tij, duke e përcjellur për në Jemen i tha : ” O Muadh ti po shkon tek një popull të cilët janë ithtarë të librit (krishterë) thiri ata në dëshminë se nuk ka Zoti tjetër pos Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut. E në qoftë se ata i binden kësaj atëherë mesoi ata se Allahu i ka obliguar me faljen e pesë kohëve të namazit brenda një natë-dite, e poqëse i binden edhe kësaj, atëherë mësoi se Allahu ua ka bërë farz (obligim) sadakanë (këtu është për qëllim sadakanë-zekatin) e cila u miret të pasurve të tyre dhe ju jepet të varfërve të tyre. E poqëse edhe kësaj i binden atëherë ki kujdes nga pasuria e majme e tyre, ki frikë nga duaja e madhllumit – atij të cilit i është bërë padejtësi, sepse ndërmjet tij dhe Allahut nuk ka perde.[4]

Dispozita e atij i cili mohon zekatin :

   Kush e mohon obligueshmërinë e zekatit ky njeri llogaritet qafir-jobesimtarë, I dalur nga islami, i cili vritet në gjendje të kufrit ndërsa ai i cili e mohon ta jap zekatin nga kopracia që ka edhe pse e pranon obligueshmërinë e tij është mëkatarë i madh ngase nuk e jep zekatin, mirëpo nuk del nga islami. Këtij njeriu i meret zekati me zor, madje  i bëhet edhe cenzurë. Në qoftë se lufton që të mos e jep zekatin, luftohet derisa ti nënshtrohet urdhërit të Allahut e ta jep zekatin argument për këtë çështje fjala e Allahut : E në qoftë se ata pendohen e falin namazin e japin zekatin atëherë I keni vëllezër në fe.[5] Gjithashtu edhe fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Jam urdhëruar ti luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, ta falin namazin, ta japin zekatin, e poqëse veprojnë kështu atëherë i kanë të siguruara nga unë gjakun e tyre dhe pasurinë e tyre me hak, ndërsa llogarinë (për sinqeritetin e tyre) do ta japin para Allahut.[6] Po ashtu bazuar edhe në fjalët e kalifit të drejtë Ebu Bekër es-Sidikut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili tha për ata të cilët nuk ia jepnin zekatin: “Betohem në Allahun se poqëse nuk ma japin edhe një dhi që nuk ka mbushut një vit, të cilën e jepnin në kohën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, do ti luftoj edhe për të “.[7]

Urtësia e dhënies së zekatit :

   Zekati është bërë legjislative në islam nga shkaku i shumë urtësive dhe qëllimeve të larta të cilat nuk mund ti numërojmë,prej tyre do të cekim :

   1. Pastrimi i pasurisë si dhe shtimi i saj, po ashtu ruajtja e saj nga fatkeqësitë, sepse një gjë e tillë ka bekimet e Allahut nga bindja dhe respekti ynë ndaj Tij.

   2. Bën pastrimin e shpirtit njerëzorë nga rrëzillëqet e kopracisë dhe dorështrëngimit si dhe nga sherri i saj dhe nga dëshira e flakët e njeriut që të tubon pasuri.

   3. Forcimi i të varfërve si dhe ndihmëse për të ngratit, të mjerit dhe nevojtarëve.

   4. Lidhjen dhe bashkimin e zemrave të shpërndara në një besim islam si dhe në zhvendosje prej në dyshim dhe besim të dobët në besim të fortë dhe plotbindës.

   5. Zhvillimi i interesit të përgjithshëm njerëzorë, pa të cilin nuk mund të egzistojnë njerëzimi dhe lumturia e njerëzve.

Nxitja për dhënien e zekatit :

   Në shumë ajete Kuranore dhe haditheve profetike kemi nxitje për dhënien e zekatit si dhe për shpërblimin e madh të atij i cili e jep zekatin,prej tyre fjala e Allahut : Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhnjyes, i urtë.”[8] Gjithashtu Allahu thotë : Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit dhe ata të cilët i shmangën të kotës (fjalë a punë) dhe ata të cilët rregullisht japin zeqatin . . .   Të tillët janë mu ata trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë Firdeësin, aty janë përgjithmonë.”[9] Ebu Ejubi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se një njeri i tha të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: Me trego një punë e cila do të më fut në xhenet? –I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të i tha : ” Ta adhurosh Allahun e të mos i bësh shirk atij diçka, ta falësh namazin, ta japësh zekatin dhe ti mbash lidhjet farefisnore.[10] Fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Kush i bën tri gjëra e ndien ëmbëlsinë e imanit: Ai i cili e adhuron Allahun të vetëm, ai i cili beson se nuk ka Zot që adhurohet pos Allahut si dhe ai i cili e jep zekatin me zemër të çiltër.[11] Hadithi i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Për tre persona betohem: Nuk i pakësohet pasuria e robit nga shkaku se jep sadaka, po ashtu në qoftë se një robit i bëhet padrejtësi dhe ai duron vetëm se Allahu me këtë gjest të tijin ia shton krenarinë si dhe një përson që u lyp njerëzve Allahu këtij njeriu veçse ia hap derën e fukarallëkut.[12]

Përktheu: Nexhat Ceka
Autor: Seid el-Vehf el-Kahtani
Shkëputur nga libri “Zekati, dispozita dhe vlera e tij”

 


[1]Suretu Teube,ajeti:103.

[2]Suretu Bekare,ajeti:110.

[3] Mutefekun alejhi.

[4] Mutefekun alejhi.

[5]Suretu-Teube,ajeti:11.

[6] Mutefekun alejhi.

[7] Mutefekun alejhi.

[8] Suretu-Teube,ajeti:71.

[9] Surtul-Muminun,ajetet :1-11.

[10] Mutefekun alejhi.

[11] Transmeton Ebu Davudi, Bejhakiu e të tjerë kurse hadithi është sahih.

[12] Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu kurse hadithi është i sahih.

You may also like...