Dispozita e agjërimit të gjashtë ditëve të shevalit

1 -Pytje pergjigje
Dispozita e agjërimit të gjashtë ditëve të shevalit

Pyetja: A ka vlerë agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit? A agjërohen këta ditë rrjesht apo ndarë?

Përgjigje: Po agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit ka vlerë, bazuar në hadithin: Imam Muslimit që e transmeton nga Ebu Ejub El-Ensariu, radijall-llahu anhu, i cili tregon se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin, pastaj e përcjell me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, i regjistrohet sikur të kishte agjëruar tërë vitin”.
Transmeton Muslimi në librin mbi agjërimin me koment të Neveviut 8/56, i cili thotë :“D.m.th.: Agjërim i plotë i vitit.
Duhet patur kujdes se vlera e saj nuk arrihet derisa të mbarron komplet Ramazani, andaj në qoftë se dikush ka kaza nga Ramazani në fillim i agjëron ditët kaza pastaj gjashtë ditët e Shevalit. Ndërsa nëse i agjëron gjashtë ditët e Shevalit pa i agjëruar kazat e Ramazanit nuk e arrin këtë shpërblim, pa marrë parasysh a jemi të mendimit se a lejohet agjërimi vullnetar para atij kaza apo jo.
Kjo sepse Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin, pastaj e përcjell me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit…“. E ai që ka kaza ditët ë Ramazanit për të thuhet se ka agjëruar disa ditë të Ramazanit, e nuk thuhet se e ka agjëruar Ramazanin. Lejohet agjërimi i këtyre ditëve ndaras apo rreshtazi, mirëpo agjërimi i tyre pandërprerje është ma i mirë. Nga se kjo llogaritet nxitim në mirësi dhe mos rrënie në neglizhencë, e cila ndoshta të çon në mosagjërimin e tyre.

(Fetava ibn Uthejmin “Kitabu dave“ 53-1/52).

Shqipëroi : NexhatCeka

You may also like...