Dispozita e atij që bën mëkate të mëdha – 5

Bukuri-76Dispozita e atij që bën mëkate të mëdha – 5 (Kapitulli i 2 – Mbi imanin)

Në këtë çështje të besimit njerëzit kanë rënë në mendime të ndryshme kurse ne do ti cekim katër mendimet kryesorë që egzistojnë:
Mendimi i parë: Ai i cili bie në mëkate të mëdha është kafir-pabesimtarë në dunja dhe nuk del nga xhehememi në ahiret, ky është mendimi i havarixhëve. Kjo është prej çështjeve bazë tek ata si shkas i kësaj ata e bënë të lejuar gjakun e muslimanëve pastaj e bënë të obligueshme grushtetin – daljen kundër imamëve, prijësve të muslimanëve të cilët janë mëkatarë sepse në sytë e tyre i llogaritin pabesimtarë.
Mendimi i dytë: Ai i cili bie në mëkate të mëdha nuk është as kafir e as musliman mirëpo është në vendë ndërmjet dy vendeve, kjo për sa i përket çështjes së tij në dunja kurse në ahiret nuk do të hyjë në xhenet por do të jetë në xhehenem dhe nuk do të del prej tij asnjëherë, ky është mendimi i mutezilëve.
Mendimi i tretë: Se ai është besimtarë me besim të plotë, ky njëherit është mendimi i murxhive, duke u bazuar në rregullën e tyre se pas imanit nuk bëjnë dëm mëkatet dhe se as vepra e mirë nuk bën dobi pas kufrit.
Mendimi i katërt: Ai i cili bën mëkat të madh nuk del nga rrethi i imanit plotësisht, mirëpo as nuk e ka plotësuar imanin plotësisht por ai është besimtarë me imanin e tij, mirëpo mëkatar për mëkatin që e ka bërë. Ky person është nën mëshirën e Allahut në botën tjetër në qoftë se don Allahu ia fal e në qoftë se don ai e dënon. Ky është mendimi i ehlu sunetit dhe xhematit kurse tani do të cekim disa nga fjalët e tyre:
1. Imam Ahmedi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Kush vdes pa bërë teube-pendim nga mëkatet dhe e ka merituar dënimin për to çështja e tij është tek Allahu në qoftë se do e dënon e në qoftë se do e fal.
2. Imam Ibn Abdulberi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë:” Në qoftë se një person vdes duke bërë mëkate të mëdha çështja e tij është tek Allahu në qoftë se don e fal e në qoftë se don e dënon për krimet e tij, e në qoftë se e dënon ai përsëri është falës i madh dhe Mëshirues.
Argumentet e Ehlu sunetit dhe xhematit për atë i cili bie në mëkate të mëdha:
E para:
1. Fjala e Allahut:” O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllau i vet atëherë ajo le të përcillët (e atij që e fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij le t’i bëhet me të mire, kjo është një lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E kush tejkalon pas këtij (pajtim), ai ka një dënim të idhët.”
Nga ky ajet kuptojmë se Allahu vrasësit e ka thirur me thirjen e imanit personin i cili ka kryer mëkatë të madh, pra ka bërë vrasje, gjithashtu Allahu vrasësin e ka emërtuar vëlla të të vrarit kurse për vëllazërinë që përmendet këtu është qëllimi për vëllazërinë e fesë.
2. Fjala e Allahut:” Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet veti, ju pajtoni ata.” Edhe përskaj faktit se këta dy grupe luftojnë kundër njëri tjetrit Allahu i ka quajtur besimtarë.
E dyta:
Nga suneti i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.
1. Fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Ejani dhe më jepni besën se nuk do ti përshkruani shok Allahut, nuk do të vidhni, nuk do të bëni zina (imoralitet), nuk do ti vritni fëmijët tuaj, nuk do të shpifni për njëri tjetrin dhe se nuk do të më kundërshtoni mua në të mirë, e kush prej jush e mban këtë besë shpërblimin e ka tek Allahu, e kush bie në këto dhe ekzekutohet (dënohet) në këtë botë kjo për të është shpagim (shlyerje mëkatesh). Kush bën dipka prej tyre Allahu ia mbulon atë çështja e këtij personi është tek Allahu, në qoftë se do e dënon e në qoftë se don ia fal.” Transmetuesi i hadithit thotë: Ne ia dham besën të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për të gjitha këto.
E treta:
Se çdo vepër për të cilën ka ekzekutim si: Zinaja, vjedhja, prija e alkoolit, në kohën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, pas aktgjykimit për vepruesin e këtyre veprave nuk është gjykuar për ta si për atë person i cili bie në kufër dhe dihet që besimtarët nuk i kanë denoncuar si të tillë, pra si mosbesimtarë.
Ky është mendimi i Ehlu sunetit dhe xhematit i cili është çdo herë mesatarë në çdo çështje të fesë me të cilën dallohet prej të tjerëve, pasi që janë mesatarë në krahasim me havarixhët dhe mutezilët në një anë dhe murxhitë në anën tjetër. Nga shkaku se nuk e kanë cilësuar mëkatarin e madh me emërtim të imanit të plotë të tij siç pretendojnë murxhitë e as nuk ia kanë nxjerë emërtimin e imanit në përgjithësi siç kanë thënë mutëzilët dhe havarixhët. Pra perosni në fjalë përsëri është quajtur bësimtarë, mirëpo me iman jo të plotë në këtë botë kurse në botën tjetër është në mëshirën e Allahut, në qoftë se Ai don e fal e në qoftë se don e dënon në saj të madhësisë së mëkatit të tij kurse më pas e nxjer nga zjarri i xhehenemit dhe e fut në xhenet.

Shkëputur nga libri “Akideja e Ehlu-Sunetit dhe Xhematit”

Autor: Dr. Seid el-Mufsir el-Kahtani

Përktheu: Nexhat Ceka

 

Havarixhët – janë prej grupacioneve të para të devijuara në islam, që kanë dalë në historinë islame dhe janë ndarë në më shumë se njëzet grupe e më e njohura prej tyre është Muhakemetul-ula, pastaj Ezarika, Nexhdat, Axharade, Ibadije dhe Sefrije. Prej çështjeve bazë të besimit të tyre është: Obligimi i daljes në grushtet ndaj imamëve. Në qoftë se biennë mëkate apo bëjnë padrejtësi mohojnë shefatin-ndërmjetësimin i bëjnë kafira disa sahabe, prej tyre: Ali ibn ebi Talibin, Amër ibn Asin, Ebu Musa el-Eshariun-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, madje edhe çdokënd tjetër i cili e ka pranuar gjykimin (e tyre) në kohën e sprovës së Aliut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Gjykojnë për atë person i cili bën mëkate të mëdha së është kafir, shkakë i këtij gjykimi është sepse i vendosin argumentet jo në vendin e tyre, gjithashtu duke u argumentuar me argumente që nuk ia din atyre kuptimin.
Abdullah ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë për ta: Ajetet të cilat kanë zbritur për kafirat ua dedikonin ata besimtarëve. Shiko ”Milel ve nihal” – Shehristani 124/1, “Mekatul-islamijin” 87.
Mutezilët – janë grupë i devijuar të cilët u shfaqën në kohrat e fundit të sundimit emevi dhe u zhvilluan shumë në kohën e abasitëve. Besimi i tyre bazohet në kuptimin e akides me anë të logjikës vetëm, e gjitha kjo nga shkaku se ishin të ndikuar nga filozofia greke e kjo i çoi ata deri tek ajo sa që ranë në kundërshtim me Ehlu sunetin dhe xhematin.
Ky grupacion përbëhet prej pesë shtyllave kryesore:
1. Teuhid – me të e kanë për qëllim mohimin e cilësive të Allahut dhe mendojnë se Kurani është i krijuar.
2. Drejtësia (adl) – e cila e ka kuptimin se njeriu është ai i cili i krijon veprat e tij dhe se Allahu nuk komandon me veprat e njerëzve, kjo nga shkaku se e kanë përzier dëshirën e Allahut “keunije” me “sherijeh”
3. Vaed vel veid – që do të thotë: Allahu nuk ia fal mëkatin atij që ka bërë mëkat të madh.
4. Pozitë dhe vendi ndërmjet dy pozitave – e cila do të thotë se mëkatbërësi i mëkateve të mëdha nuk është as kafir e as besimtarë mirëpo është në pozitë ndërmjet dy pozitave.
5. Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja – e kanë për qëllim obligimin e daljes në grushtet kryetarëve të cilët janë tiranë. Nuk duhet haruar se edhe në kohën e sodit po mundohen disa mendimtarë ta ripërtrijnë këtë besim të mutezilëve, mendime të cilat ishin pothuajse të zhdukura nga mesi i besimtarëve për një kohë të gjatë vetëm si pasojë e shfletimit të librave të tyre dhe ndikimi i tyre prej këtyre librave. Duke i dhënë përparësi logjikës ndaj argumenteve fetare duke bërë një reform të dispozitave fetare të cilat janë argument decide. Shiko më shumë në “Tarihul medhahibu-islam mijen” – Ibn Zehra 124, “Sherhu-usul hamse” – Kadi Ali Xhebar 697.
Shiko “Milel ve nihal” Shehristani 1/139
Shiko “Risaletu abdus ibn Halik Tabakatul-hanabila” 243/1
“Temhid” Ibn Abdulber 4/49
Bekare:178
“Xhamiul ahkau Kuran” Imam Kurtubiu 2/245
Huxhurat:9
Transmeton Buhariu nr. 18, Muslimi nr. 1709

You may also like...