Dispozita e lindjes me operacion (cesarian) a posedon lehoni?

Pyetje-pergjigjeLindja me operacion (cesarian) a posedon lehoni?

Pyetja: Lindja me operacion (cesarian) a posedon lehoni?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e tij Muhamedin të birin e Abdullahut.
Lehoni llogaritet gjaku i cili rrjedh nga shkaku i lindjes qoftë lindja me operacion apo përmes lindjes natyrore madje edhe po që se fëmija-fetusi del para kohe pra aborton, por ka marrë formë krijese, pra ka filluar ti dallohet koka, duart, këmbët, ky fenomen ndodh pas 80 ditësh të gruaja me barrë, prandaj gjaku i cili rrjedh pas 80 ditësh llogaritet gjak lehonie.
Në librin “Keshaful-kana” thuhet: Lehoni është gjaku i cili del nga mitra gjatë lindjes dhe para saj, dy ose tre ditë me shenja lindje, ndërsa pas lindjes vazhdon deri në plotësimin e ditëve, i llogaritet lehoni edhe po që se e dëmton veten e saj me rënie të barkut, me pirjen e medikamenteve apo me diç tjetër.
Kështu që kur ta nxjer nga barku vërehet se fetusi i përngjan krijesës njerëzore, mirëpo po që se lind si pikë e ngjizur apo mish pa formë atëherë kjo nuk llogaritet lehoni, ndërsa krijimi i dukshëm i fëmijës në bark është kur ti bën 81 ditë. Në shumicën e rasteve kështu e kanë cekur dijetarët si Mexhdi, ibn Tejmije, ibn Hamdani (Allahu i mëshiroftë) e të tjerë, pra krijohet fëmija në barkun e nënës për tre muaj.
Ndrësa lehonia mund të vazhdoi disa ditë pastaj të ndërpritet, kështu që nuk është kushtë të vazhdon deri në 40 ditë. Allahu e din më së miri.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka
Marrë nga www.islamqa.com

You may also like...