Dispozita e martesës me të krishterë për lejeqëndrim

Pyetje-pergjigje2886 – Martesa me krishtere në letër (formalisht) për të marrë lejeqendrimi në shtetet e pabesimtarëve

Pyetja:
A lejohet martesa me amerikane të krishtere për të aritur “kartelën e gjelbërt” duke jetuar me të si grua si dhe larg saj, duke qenë thjeshtë të martuar në letra-formalisht. Qëllimi im është pra të martohem ashtu siç e ceka që të kem mundësi ta vizitoj vendin e gruas si dhe të ndihmoj prindërit e mi të cilët jetojnë në vendin tim amë si dhe të punoj me diplomën që e posedoj (inzhinjer i informatikës), Allahu ju shpërbleft.

Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut, salavetet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, në vijim: Të njejtën pyetje ia kemi parashtruar shejhut tonë Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazit-Allahu e mëshiroftë, e ai na u përgjigjë:
Ky nuk është qëllim i ndaluar i nikahut-aktit të martesës në sheriatin islam që të martohet njeriu me qëllim që të mer lejeqëndrimi e më pas ta divorcon atë grua, porse ky qëllim për të cilin bëhet ky akt martese më duket mua më afër të ndaluarës. Po ashtu akti sipërfaqësor me krishtere është tallje me ata, pra lozje me pabesimtarët, një gjë e tillë nuk lejohet, andaj padrejtësinë nuk e lejon Allahu Fuqiplotë si dhe një gjë të tillë nuk e do as me pabesimtarët, e Allahu e din më së miri.

Muhamed Salih el-Munexhid
Përktheu: Nexhat Ceka
Marrë nga ëëë.islam-qa.com

You may also like...