Dispozita e ndërimit të arit me ar

Pyetje-pergjigjeNdërimi-këmbimi i arit me arë dhe parave

Pyetja: Është përhapur kohëve të fundit shitja e arit në këtë mënyrë: Personi posedon me vete lloje të ndryshme të arit, kështu që atë dëshiron ta ndëroj atë me ndonjë lloj tjetër. Kështu që shitësi ia jep, pasi bëhët matja me të njejtën masë sa ka marur prej arit, mirëpo përkundër kësaj i kërkon edhe një shumë të hollash përveç arit, a llogaritet kjo kamatë? Na jepni fetva Allahu ju shperbleft dhe ju dhashtë sukses.

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut kurse paqa dhe lavdërimet qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin s.a.v.s. shokët e tij, familjen e tij dhe kush i përbahet udhëzimit të tij. Në vijim: Në një transmetim nga i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thuhet:” Ari duhet të shkëmbehet me arin në të njejtën sasi dhe shkëmbim dorë në dorë aty për aty.” Kështu që në qostë se argjendari-shitësi kërkon më shumë se sa sasia që i është dhënë atëherë bie në kamatë. P.sh. në qoftë se sasia e arti është 20 mithkal-sasi matësë për arin e argjendarit dhe e klientit po aq, mirëpo argjendari kërkon përpos asaj para shtesë-ekstra kjo është e ndaluar sepse e ka blerë arin jo aq sa e ka vlerën. Ndërsa i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: ” …me të njejtën sasi…” prandaj kur të shkëmbehet ari me arë duhet të jenë të njejta në sasi, të mos shtohet njëra nga tjetra qoftë ajo e të njejtit lloj apo jo e të njejtit, kështu që shtimi i diçkaje përveç artikullit është kamatë, sepse i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” …me të njejtën sasi dhe shkëmbimi dorë në dorë.” Prej kësaj nënkuptohet se kjo lloj tregtie llogaritet kamatë.

Marrë nga fetvate e dijetarit të nderuar: Abdulaziz bin Baz-Allahu e mëshiroftë

“Fetava nurun ala derb” (3/1444)

Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...