Dispozitat e zekatul-fitrit

Zekatul-fitri-1

Zekatul fitri është bërë legjitim në vitin e dytë hixhrij, në të njejtin vit kur u bë obligim agjërimi i Ramazanit. Argument për legjitimitetin e tij janë shumë hadithe që transmetohen në sunnetin e profetit siç është hadithi i Ebu Seid el-huderiut radiallahu anhu i cili thotë:“ne e jepnim zekatul fitrin në prezencën e të Dërguarit të Allahut…“(Transmeton Muslimi). Poashtu edhe hadithi i ibn Abasit radiallahu anhu i cili thotë:“i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e obligoi zekatul-fitrin“(Transmeton Ebu Davudi e të tjerët). Si dhe në shumë hadithe tjera ceket zekatul fitri ku shumica e tyre konkludojnë në obligueshmërinë e zekatul fitrit për çdo musliman.

Urtësia e obligueshmërisë së tij:

Zekatul fitri është bërë obligim për disa urtësi: përmisim i dobësive të agjërimit; Siç e spjegon hadithi i ibn Abasit i lartëshënuari se zekatul fitri është:“pastrim për agjëruesin nga fjalët dhe veprat e kota“( Transmeton Ebu Davudi e të tjerët). Disa dijetarë kanë thënë: zekatul fitri është si sevi sexhdeja në namaz plotëson lëshimet gjatë agjërimit siç plotëson sevi sexhdeja gabimet në namaz.
Dhënia fukarave me qëllim që këtë ditë të kenë për të ngrën, e gjatë kësaj dite të mos kërkojn nga tjerët bazuar në hadithin e lartëshënuar ku qëndron:“ushqim për të varfurit“. Andaj pasurimi i fukarave është një nga qëllimet kryesore të mëdha të sheriatit, poashtu me këtë tregohet barazia shoqërore në shoqërin islame, mëshira e ndërsjellt, si dhe ndjenja e të qenurit njëri për tjetrin.

Dispozita e zekatul-fitrit:

Zekatul fitri është obligim për çdo musliman: mashkul apo femër, i madh apo i vogël, i mençur apo i çmendur; Bazuar në hadithin e ibn Umerit radiallahu anhu:“ :“ i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e bëri obligim zekatul-fitrin obligim në Ramazan për çdo njeri musliman: qoftë ai i lirë apo rob, burrë apo grua, i vogël ose i madh, një sa’a me hurma ose sa’a elb“ (Mutefekun-alejhi). Ibn Mundhiriu thotë: „të gjithë dijetarët që i njohim janë të pajtimit se sadakatul fitri është farz“. Is-haku thotë:“kjo llogaritet si ixhma(koncenzus) tek dijetarët“.

Obligueshmëria e tij është me dy kushte:

Islami: ngase një gjë e tillë nuk pranohet nga qafiri, sepse Allahu thotë:“ dhe pengesë e pranimit të sadakave të tyre është se ata mohuan Allahun dhe të dërguarin e tij“(Teube:54).
Mundësia për dhënien e tij: që nënkupton të këtë njeriu ushqim tepër për ditën dhe natën e bajramit për veten e tij dhe familjen e tij si dhe për ata që i ka nën kujdesin e tij te këtë tua plotëson atyre nevojat e tyre bazë si: ushqimi, pirja, vendbanimi, dhe veshmbathjen.

Prindi obligohet ta jep zekatul fitrin për fëmijun e vet të vogël, poqëse fëmiju nuk posedon pasuri, ndërsa nëse posedon pasuri ather jepet nga pasuria e vet fëmijut e nuk obligohet nga pasuria e prindit sipas mendimit me të saktë.

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se obligohet me nxerrjen e zekatul fitrit mbi ato për të cilët përkujdeset si: gruaja, prindërit. Bazuar në hadithin e ibn Omerit radiallahu anhu ku qëndron:“Jepnie zekatul fitrin për ato të cilët i keni nën kujdesjen tuaj“(Transmeton Darukutniju dhe të tjerët, zinxhiri i këtij hadithi është mursel –d.m.th. në zinxhirin e hadithit mungon sahabiu- mirëpo më e saktë është se hadithi është meukuf- fjalë e sahabiut-).

Ndërsa mendimi më i saktë është se zekatul fitri është obligim mbi vet gruan ta paguan, bazuar në fjalën e Allahut:“Askush nuk e mer përsipër punën e tjetrit“(Sure enam, ajeti:164), e njejta vlen edhe për prindërit. Poashtu mendimi më i saktë tek dijetarët është se borxhi nuk është pengesë për mosdhënien e sadakatul fitrit.

Koha e obligative e nxjerjes së saj:

Dhënia e zekatul fitrit obligohet me perendimin e diellit të natës së bajramit, andaj kush është prej atyre që obligohet me këtë vepër në këtë kohë obligohet me të përndryshe jo, poqëse vdes para perendimit të diellit disa minuta nuk obligohet, poqëse vdes pas perendimit disa minuta obligohet. Njëashtu kush bëhet musliman pas perendimit të diellit për të nuk ka zekatul fitr, poqëse lind dikush pas perendimit të diellit për të nuk obligohet zekatul fitri, mirëpo një gjë e tillë është sunet të jepet për të fitri, në të kundërtën nëse lind para perendimit të diellit këtu obligohet dhenia e zekatul fitrit.

Ndërsa sa i përket kohës më të mirë për dhenien e saj është: në sabahun e bajramit para namazit të bajramit.Bazuar në hadithin e ebu Seid el-Huderiut ku qëndron:“në kohën e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem e jepnim zekatul fitrin në ditën e bajramit një saa me ushqim…“(Transmeton Buhariu). Poashtu hadithi i ibn Umerit radiallahu anhu :“se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem urdhëroi të jepet zekatul fitri para se të dalin njerzit për namaz“, sepse qëllimi i saj është pasurim për të varfurin për këtë ditë që të mos ju lyp tjerëvë, që edhe ky të gëzohet bashkë me të tjerët në shoqëri.

Lejohet dhënia e saj një ditë apo dy para bajramit, bazuar në hadithin e ibn Umerit radiallahu anhu:“ i cili e jepte sadakatul fitrin atyre që e pranonin atë, një apo dy ditë para bajramit“(Transmeton Buhariu).

Nuk lejohet të vonohet dhënia e saj pas namazit të bajramit vetëmse me ndonjë arsye, e poqëse e vonon pa kurrëfarë arsye ajo nuk pranohet, bazuar në fjalën e profetit salallahu alejhi ve selem :“ kush e jep atë para namazit të bajramit kjo llogaritet zekat i pranuar në kohë, ndërsa kush e jep pas namazit të bajramit kjo llogaritet vetëm sadaka“(Ebu Davudi e të tjerët).

Ndërsa poqëse e vonon me arsye siç është rasti: ndodh në ndonjë vend ku nuk ka me çka ta jep ose kujt të ja jep, apo e mer vesh se është bajram papritur nga nuk ka mundësi ta jep para namazit të bajramit, apo e le nën dorën e ndonjë njeriu ta jep dhe ai person ka haruar ta jep , në kësi raste i lejohet ta jep edhe pas namazit të bajramit, sepse ka arsye.

Lloj dhe sasia obligative e saj:

Sa i përket llojit obligativ të saj ajo është : ushqimi kryesor i vendit ku jeton, bazuar në hadithin e ibn Umerit radiallahu anhu ku thotë :  “i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e bëri obligim zekatul-fitrin obligim në Ramazan për çdo njeri musliman, një sa’a me hurma ose sa’a elb », Në atë kohë elbi ishte ushqim i tyre, siç tregon ebu Seid El-Huderiu radiallahu anhu : „Në kohën e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem nxjernim zekatul fitrin një saa me ushqim, ushqimi i asaj kohe ishte elbi, rrushi i thatë, qumshti pluhur dhe hurmat“ (Transmeton Buhariu).

Sasia obligative është : saa me nga çdo lloj ushqimi, ndwrs elbi peshon : dy kilogram e katërqind gram elb, ndërsa pos elbit tjerat kanë sasi tjetër mvarret sa peshon.

Sadakatul fitri ju jepet : fukarave, nevojtarëve, jo personave tjerë nga tetë llojet e zekatit, ky është mendim i përzgjedhur i ibn Tejmijes rahimehullah, nuk lejohet dhenia e sadakatul fitrit atij personi që e ke për obligim të kujdesesh për të, poashtu nuk lejohet ti jepet pabesimtarve.

Lejohet zekatul fitri ti jepet një fukarasë apo shumë fukarenjve, më e mira është tjua jep fukarave të afërm të familjes së tij, për të cilat nuk e ka obligim kujdesin e tyre.

Përgatiti : www.islamweb.com
Shqiproi : Nexhat Ceka

You may also like...