Dispozitat, obligueshmeria dhe kushtet e namazit – 2

Namazi-1 (2)Namazi

Dispozita e namazit :

Namazi është farz, obligim për çdo besimtarë dhe besimtare, për këtë ka urdhëruar Allahu në Kuran, madje në shumë ajete Allahu thotë : ” Dhe faleni namazin sepse namazi është obligim për besimtarët në kohë të caktuar.” Kurse në një ajet tjetër thotë : ” Ruani rregullisht namazet dhe namazin e mesëm.”
Ndërsa i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka cilësuar si shtyllë e dytë e islamit duke thënë : ” Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhit.”
Lënësi i namazit është qafir, vritet sipas legjislacionit të sheriatit edhe ai që nuk kujdeset për namazin e tij është fasik – mëkatarë i madh pa kurëfarë dyshimi.

Vlera e namazit :

Namazi e ka vlerën e madhe dhe shpërblimin e madh, hadithet për këtë janë të shumta, kurse ne do ti cekim vetëm disa prej tyre:

1. Kur një herë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u pyet se cila vepër është më e mirë tha : ” Namazi në kohën e vetë.” – Pyeti sahabiu: Po pastaj? – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Respektimi i prindërve.” – Përsëri pyeti sahabiu: Po pastaj? – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Xhihadi në rrugën e Allahut.”

2. Për vlerën e namazit flet edhe fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur ju drejtua sahabëve dhe i pyeti : ” Sikur dikush prej jush të ketë një lumë para derës së tij dhe të lahet në të pesë herë në ditë a mbetet ndonjë ndotësirë në trupin e tij?” – i thanë sahabët: Jo o i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. – Tha ai : ” Kjo është shembulli i pesë kohëve të namazit, Allahu me to i shlyen mëkatet.”

3. Vlera e namazit tregohet edhe përmes këtij hadithi, ku i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë : ” Nuk ka ndonjë besimtarë që kur hyn koha e namazit të obliguar e ai mer abdes si është më mirë dhe është i përqëndruar në të , e bën rukunë si është më mirë, vetëm se ky namaz i bëhet shlyes i mëkateve të kaluara përderisa nuk bie në mëkate të mëdha, kjo vazhdon kështu tërë kohën.”

4. Gjithashtu për vlerën e namazit flet edhe hadithi i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë : ” Baza e çdo çështje është islami, shtylla e tij është namazi kurse kulmi i tij është lufta në rrugën e Allahut – xhihadi.”

Rreziku për atë që e le namazin :

Ka shumë argumente, pra ajete dhe hadithe që tregojnë për rrezikun e lënies së namazit apo vonimit të tij prej kohës së vet prej tyre :

– Allahu thotë në Kuran : ” E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo gjë të keqe (ose në Gaja).”

– Gjithashtu Allahu thotë në Kuran : ” Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.”

– I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Ndërmjet njeriut dhe ndërmjet shirkut dhe kufrit është lënia e namazit.”

– Kurse në transmetimin tjetër ka thënë:” Premtimi i cili është ndërmjet neve dhe atyre (jobesimtarëve) është namazi dhe kush e lë atë ka bërë kufër.”

– Një ditë në prezencë të të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u përmend namazi, e ai tha : ” Kush e ruan namazin ajo do të jetë dritë për të, argument dhe shpëtim në ditën e gjykimit. Kurse kush nuk e ruan namazin ai nuk është as dritë, as argument e as shpëtim për të në ditën e gjykimit, e në këtë ditë lënësi i namazit do të jetë me Karunin, Firaunin, Hamanin dhe Ubej ibn Halefin.”

Kushtet – shartet e namazit :

Kushtet namazit të cilat janë para namazit përvë] nijetit-kushti i tetë- i cili për ndryshe më mirë është ti bashkangjitet namazit, pra gjatë “tekbiretul-ihramit”-tekbirit fillestar, është obligative për çdo besimtarë që ti kryej të gjitha kushtet e namazit dhe në qoftë se e le ndonjërën prej tyre, namazi i tij është i prishur. Kushtet e namazit janë si në vjim :
1. Islami – nuk e ka obligim faljen asnjë jobesimtarë derisa ta pranoj islamin dhe as që pranohet prej tij nëse e fal namazin, e njejta vlen edhe për punët tjera të jobesimtarëve, Allahu thotë në Kuran : ” Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhaminë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.”

2. Mençuria, logjika, intelekti – nuk obligohet të fal namaz i çmenduri pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Lapsi është ngritur (nuk shkruhen veprat) për tri persona: Ai i cili flen derisa të zgjohet, fëmija derisa të hyjë në pubertet dhe i çmenduri derisa të kthjellet, të vijë ne vete (ti kthehet vetëdija).”

3. Puberteti – nuk obligohet fëmija të fal namaz derisa të hynë në pubertet duke u argumetuar me hadithin e cekur më lartë, veçse urdhërohet ta fal namazin gjatë moshës shtatëvje]are,është e pëlqyeshme që të falet fëmija në këtë moshë , pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Urdhëroni fëmijët për të falur namaz kur ti bëjnë shtatë vjet dhe kur ti bëjnë dhjetë vjet rihni letë për të (namazin).”

4. Pastrimi, abdesti prej hadethit të vogël ose të madh ,– fillimisht ta shpjegojmë edhe një herë hadethin:
– hadethi i vogël – është çdo gjë që e obligon marjen e abdestit
– hadethi i madh – është çdo gjë që e obligon marejn e guslit
Allahu thotë në Kuran: ” O ju që besuat! Kur doni të ngriteni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja deri në bërryla, fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)!…” Gjithashtu edhe i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë : ” Allahu nuk e pranon namazin pa u pastruar (abdest).”

5. Pastrimi i trupit, rrobave dhe vendit ku falemi – sa i përket trupit argument është fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, drejtuar gruas “mustehade”-]regulime menstruacionale- ku thotë : ” Pastroje, laje gjakun prej teje pastaj falu.”
Kurse për rrobat është fjala e Allahut : ” Dhe rrobat e tua pastroj.”
Ndërsa për vendin është hadithi i Ebu Hurejres-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë : ” U çua një beduin në xhaminë e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe urinoi, atëherë u ngritën sahabët ta ndalojnë, porse ia ndaloi i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke thënë : ” Lereni ta mbaroj dhe hidhni ujë mbi të sepse jeni dërguar si lehtësues dhe nuk jeni dërguar si vështirësues.”

6. Hyrja e kohës – obligohet falja e namazit atëherë kur hyn koha e namazit dhe nuk llogaritet namaz i falur ai që falet para kohe pasi që Allahu thotë në Kuran : ” Namazi është obligim për besimtarët në kohë të caktuara.” Që do të thotë në kohë të caktuara, pra në kohë të vetë, madje këtë e potencon edhe hadithi i Xhibrilit-paqa e Allahut qoftë mbi të, i cili ia ka mësuar të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, pesë kohët e namazit kohën e hyrjes së tyre dhe kohën e fundit të tyre dhe i ka thënë : ” Çfarë ka ndërmjet këtyre dyjaveve(kohrave) është kohë namazi.”

7. Mbulimi i auretit, pjesëve të turpshme të trupit – Allahu thotë në Kuran : ” O bijtë e Ademit vishuni bukur për çdo namaz.” Veshja e bukur e cekur në ajet do të thotë : Ajo rrobë që e mbulon auretin dhe për këtë janë të pajtimit të gjithë dijetarët e islamit, pra ka ixhma – konsensus se mbulimi i auretit është kushtë për pranimin e namazit dhe se ai i cili falet i zbuluar duke patur mundësi të mbulohet namazin e ka të papranuar.

8. Nijeti ngase i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Veprat janë sipas qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që ka pasur për qëllim.”

9. Drejtimi nga kibleja Allahu hhotë në Kuran : ” Në shumë herë e shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli e ne gjithëqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje që ti e don atë. Kthehu pra kah xhamia e shenjtë (Qabeja) dhe kudo që të jeni kthehuni kah ajo.”

Shkëputur nga libri “Pesë kushtet e fesë”
Redaktues: Shejh Abdullah ibn Xhibrin-Allahu e mëshiroftë
Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...