Dita e Ashuras në islam – Hutbe – I

1Ashura në Islam

I

Me Emrin e Allahut të Gjithmëshirshmit Mëshiruesit.

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e humb dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
“O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me ashtu sic e meriton Allahu dhe mos vdisni, vetem se duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)
“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vetje dhe nga ajo krijoi palën,bashkshorten e tij , e prej atyre linden rrodhen shumë burra e gra. Frikesojuni All-llahunme emrin e te Cilit përbetoheni, ruajeni lidhjetfarefisnore, All-llahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)
“O qe keni besuarkeni frikë All-llahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush I bindet respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka fituar fitimin emadh.” (El-Ahzab:70:71)
E ne vijim: Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu ‘alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është humbje, e çdo humbje çon në zjarrë…
Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Sunduesit të botërave, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu e ka bërë ndryshimin e ditës dhe të natës argument të qartë e të pashmangshëm të egzistencës dhe fuqisë së Tij absolute. Që në këto ditë-netë ne depozitojme punët tona e: “Kush punon ndonjë të mirë që peshon sa grimca atë do të gjejë dhe kush punon ndonjë të keqe që peshon sa grimca atë do të gjejë”.[Zelzeleh: 7-8]
Islami i ka dhënë përparësi disa vendeve ndaj disa të tjerave. E, në fenë tonë nuk ka vend të shenjtë përveç Xhamisë së Mekës , Xhamisë së Profetit (alejhi selam) bashkë me rrethinën e qytetit të Medines dhe Xhamisë së Aksasë (rrethina me dy xhamitë).
Ndërsa përsa i përket atyre vendeve të ashtuquajtura “të shenjta”, “të mira”, për to në fenë tonë nuk ka bazë. Ato vlerësohen duke u shfrytëzuar injoranca e njerëzve të cilët janë të prirur të magjepsen e t’i besojnë ndodhive, për ta anormale, duke derdhur në to para e gjëra të tjera. Argumentimit se këtë vepër e bëjnë shumë persona, Zoti i madh e hedh poshte sic thuhet ne vargunKur’anit: “ Ata do te arsyetohen, Ne i gjetëm njerëzit të parët tanë në njëtradite, adhurim, e ne gjurmët e tyre do të pasojmë.”[Zukhruf: 22] dhe u përgjigjet Allahu duke thënë: “ Ju keshtu do te veproni edhe nëse baballarët tuaj nuk llogjikonin asgjë, as nuk ishin të udhëzuar.” [El-Bekareh: 170].
Të tilla pretendimeve me ardhjen e Islamit iu dha fund: “Thuaj: (O Muhamed) Erdhi e vërteta dhe u zhduk e kota, e në realitet e kota ka qenë e zhdukur.” [Isra: 81]
Islami i ka dhënë përparësi disa diteve, muajve ndaj disa të tjereve. Në ajetin e mëposhtëm Kur’anor Allahu na tregon se: “…numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, ashtu siç është në librin e Allahut kur Ai krijoi qiejt dhe tokën, dhe ka vendosur, gjykuar që katër prej tyre të jenë të shenjta. “(Kjo) është feja e drejtë dhe e vërtetë. Kështu që mos i bëni vetes padrejtësi në këto muaj.” [Teubeh: 36]
Kështu që muslimani beson se disa kohë janë më të volitshme për t’u shfrytëzuar se disa të tjera si një e treta e fundit e natës, koha ndërmjet Ezanit dhe Ikametit, disa çaste të Xhumasë, dhjetëditëshi i Dhul-Hixhes, Ramazani si dhe muajt e shenjtë të cilët siç transmetohet në një hadith të saktë janë: “Muajt e shenjtë janë: Dhul-Ka’deh, Dhul-Hixheh, Muharrem dhe Rexheb.”
Ne vijim theksojme se vende apo kohë të mira janë vetëm ato të përcaktuara nga Allahu dhe i Dërguari i Tij (alejhi selam). E në bazë të argumenteve muaji i Muharremit është dalluar në krahasim me muajt e tjerë të shenjtë për këto arsye:
1 – Ky muaj është i emërtuar në emër Islam ndërsa muajt e tjerë kanë mbetur me emrat të cilët i kanë pasur që në kohën e Xhahilijetit (injorancës).
2 – Me këtë muaj fillon viti hënor që muslimanët e dinë shumë mirë fillimin dhe mbarimin e tij, sepse me të është lidhur vetë feja e tyre.
3 – I Dërguari i Allahut (alejhi selam) e ka cilësuar këtë muaj duke thënë: “Muaji i Allahut, Muharremi” [Transmeton Muslimi].
Por një cilësim i tillë nuk përmendet për ndonjë muaj tjetër. Dihet se pak prej krijesave, Allahu i ka cilësuar “të Allahut” në shenjë nderimi kur dihet se të gjitha krijesat janë të Allahut, siç themi Qabja Shtëpia e Allahut, etj.
4 – Agjërimi në këtë muaj është më i dashur tek Allahu sesa çdo muaj tjetër. “Agjërimi më i mirë përveç Ramazanit është agjërimi i muajit të cilin e emërtoni Muharrem.” [Transmeton Nesaiu].
Në një transmetim tjetër “Agjërimi më i mirë përveç Ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut, Muharremit.” [Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Daudi Nesaiu e të tjerë].
5 – Në të ndodhet dita e Ashura-së, dita e dhjetë e muajit për të cilin janë transmetuar hadithe të posaçme.

DITA E ASHURASË

Ç’është Ashura, vallë a është ajo që njihet tek njerëzit si ashurja, ashure dhe hashure?
Përgjigjen meqenëse është çështje adhurimi detyrimisht duhet ta marrim nga argumentet e fesë e jo nga llogjika e infektuar nga bestytnitë e kota sepse “Allahu nuk ka zbritur për të tilla pretendime asnjë lloj argumenti, vetëm se pasojnë hamendjet dhe epshet, megjithëse u erdhi prej Zotit të tyre udhëzimi e verteta .” [En-Nexhm: 23]
Ashura është dita e dhjetë e muajit Muharrem sipas mendimit të drejtë të dijetarëve muslimanë, bazuar në gjuhën arabe, ngaqë “Ashura” vjen nga fjala “ashara” (dhjetë) dhe në hadithe si “Ashura është dita e dhjetë”. [Transmeton Darelkutni, Bejhakiu. Albani ka thënë: Hadith i vërtetë].
Ndërsa për sa i përket lidhjes që i bëhet kësaj dite me ndonjë ushqim të posaçëm siç pretendojnë disa, themi se pretendime të tilla janë pa bazë. “… pasojnë hamendjet dhe epshet, megjithëse u erdhi prej Zotit të tyre udhëzimi e verteta .” [En-Nexhm: 23].

Ashura fitorja e besimit mbi kufrin

I Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:
“Kjo është ditë e madhe, në të Allahu i Madhëruar shpëtoi Musain dhe popullin e tij dhe mbyti Faraonin dhe popullin e tij” [Transmeton Muslimi].

Ashura ditë e njohur për Kurejshët

“Kurejshët agjëronin ditën e Ashura-së në kohën e xhahilijetit (përpara Islamit) dhe i Dërguari i Allahut (alejhi selam) e agjëronte”. [Transmeton Buhariu nga Aishja].
Disa dijetarë kanë thënë se ndoshta kurejshitët këtë e trashëguan nga feja e Ibrahimit (alejhi selam).

Agjërimi ditën e Ashura-së

“Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) që t’i kushtojë rëndësi ndonjë dite ashtu siç i kushtonte rëndësi kësaj dite, Ashura-së”. [Transmeton Buhariu nga Ibn Abasi].

Vlera e agjërimit të kësaj dite

I Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:
“Agjërimi i Ashura-së shpresoj prej Allahut të m’i falë me këtë agjërim gjynahet e vitit të kaluar”. [Transmeton Muslimi].
“Agjërimi i Ashura-së është shkak që të falen gjynahet e vitit të kaluar”. [Muslimi, Ebu Daudi, Nesaiu, etj].
Ka pasur prej të parëve tanë të mirë që e agjëronin këtë ditë edhe nëse udhëtonin.

Përgatiti: Nexhat Ceka

You may also like...