Dita e Kurban Bajramit

Bajrami kurban-12Projekti i festës së Kurban Bajramit!

Kujdes, shumë kujdes, pasi sezoni i mirësive nuk ka përfunduar. Kjo ditë është dita e dhjetë e Dhul-hixhes. Vlera e veprave të mira vazhdon. Mos e humb kohën në këtë ditë me gjëra të padobishme.

Bajramin mos e llogarit si festë duke bërë mëkat. Kujto urtësitë e Bajramit, si një ditë falënderimi, përkujtimi, bamirësie. Kujdes që të mos biesh në gjëra të ndaluara (harame), si muzika, përzierja e gjinive etj., që të mos jenë shkak për degradimin e veprave të mira që ke vepruar gjatë dhjetë ditëve.

Mëso se dita më me vlerë e vitit është dita e Bajramit. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Dita më e vlefshme tek Allahu është dita e Bajramit, pastaj dita që vjen pas saj.”

Plani i kësaj dite:

1. Fillo me namazin e Bajramit, duke qenë i gëzuar dhe i qeshur para muslimanëve.

2. Mbaj lidhjet me farefisin, prindërit, të afërmit, shokët.

3. Ther kurban.

Shanset e arta

1. Çdo ditë ti ndërton nga një shtëpi në xhenet nëse fal vetëm 12 rekate sunete.Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Nëse një rob musliman i fal për Allahun çdo ditë nga 12 rekate vullnetare, që nuk janë detyrim (farz), Allahu ia ndërton një shtëpi në xhenet.” (Shënon Muslimi) Llogarit pak: për 10 ditë, dhjetë shtëpi në xhenet.

2. Çdo ditë ti ndërton nga një pallat në xhenet. Lexo suren Ihlas (Kulhuvallahu ehad…) 10 herë në ditë dhe çdo ditë Allahu ta ndërton një pallat në xhenet. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush lexon “Kulhuvallahu ehad” dhjetë herë, i ndërtohet një pallat në xhenet.” (Shënon Daremiu, 3429, është mursel.)

3. Mos harro t’i gëzosh familjet e varfra duke i vizituar para Bajramit dhe duke u dhuruar para, ushqime e rroba.

4. Mundohu ta praktikosh premtimin e Muhamedit, salallahu alejhi ve selem, që brenda ditës të realizohen agjërimi, përcjellja e xhenazes, vizita e të sëmurit, sadakaja, se të hapen të gjitha dyert e xhenetit.

Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu

Autor: Muhamed Husejn Jakub

Shkëputur nga libri “Plani 10 ditorë”

You may also like...