Dobitë e muajit të Ramazanit – II

Ramazani-35II

E falenderojmë Allahun xh.sh. Krijuesin, Sunduesin e botrave, paqa mëshira mirësitë dhe begatitë e Allahut xh.sh. qofshin mbi të dërguarin e Tij të fundit Muhamedin (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) dhe mbi gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Të nderuar vëllezër dhe të nderuar motra siç e pamë e gjithë ç’ështja është se kujt i pranohet agjërimi e kujt jo, se kush arin qëllimin e agjërimit prandaj do të ishte e dobishme që të bëjmë disa përkujtime për agjërimin dhe agjëruesit e tij.

Kujdes me ç’ështjen e iftarit dhe syfyrit dhe mos neglizho sepse Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) e ka bërë si shenjë dhe veçori të egzistencëas së mirësisë në ymetin e tij nëse pasuesit e Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) e shpejtojnë iftarin dhe e vonojnë syfyrin, e përmendim si fakt përshpejtimin e iftarit sepse ka prej njerëzve që fatkeqsisht mendojnë se nuk lejohet të bëhet iftari derisa të dalin yjet në qiell dhe kjo në origjinë është një besim pagan e persian i cili nuk ka lidhje me islamin porse ne iftarin duhet ta bëjmë në çastin kur perëndon dielli dhe pa humbur kohë apo pa thënë prit të sigurohemi e tjerë e tjerë d.m.th. në qoftë së ne sigurohemi se ka perënduar dielli ne mjaftohemi më këtë fakt për të nis iftarin. Po kështu edhe ç’ështja e syfyrit se shumë njerëz hanë në darkë apo herët përpara përfundimit të natës për të qenë më të sigurt, jo por sa më vonë aq më mirë dhe kjo është madje më mirë për trupin tënd sepse ne e përmendëm qysh në fillim se nuk është qëllimi që njeriu të ri i etur e as nuk është qëllimi që njeriu të dobsohet e kështu me radhë, pavarsisht se Allahu xh.sh. na ka sprovuar me agimin si afat i fundit e të ngrenit dhe të pirit.

Në hutben e kaluar ne bëmë një pyetje dhe thamë : O vëlla dhe ti oj motër mendo pak sikur të shkonim në vareza dhe tu thonim banorve të varezave : Ka ardh Ramazani tek ne ! E gjithsecili prej nesh mund ta paramendoj se çfarë përgjigje do të dëgjonte sikur ata të kishin mundësi të na përgjigjeshin. Ndrërsa sot unë do të bëj një pyetje tjetër. Le ta mendoj gjithsecili prej nesh për pak çaste veten e tij sikur është prej të vdekurve dhe i vjen dikush prej të gjallëve tek vari i tij dhe i thotë : Ne jemi në ramazan ! Vallajhi nëse dikush prej nesh do të ishte prej atyre që janë haruar dhe do ti thuhej : çfarë do prej dynjasë ? Vallahi nuk do të thoshtë dua grua, as nuk do të thoshte dua fëmijë, as nuk do të thoshte dua pasuri, as nuk do të thoshte dua post apo pozitë, as nuk do të thoshte …e as nuk do të thoshte …e as nuk do të thoshte ….A e dini çfarë do të thoshin : Duam kohë sa për dy rekat namaz e asgjë tjetër apo duam kohë sa për një agjërim asgjë tjetër. Prandaj kujdes me kohën tënde akoma sa je që jeton mbi tokë apo kujdes me kohën tënde sa nuk je bërë edhe ti nga banorët që jetojnë nën të. Kujdes se nuk i dihet, mos u mashtro ndoshta nuk arin ta mbarosh muajin e ramazanit po vallahi nuk i dihet. Se ka plot njerëz që e kanë nisur dhe e kanë përgjysëm atë, e sa të tjerë vetëm sa e kanë nisur dhe kanë ikur për tek Zoti i tyre prandaj kujdes dhe meri në konsideratë të gjitha këto mundësi.

Përfito sa më shumë në këtë muaj nga mirësitë e Allahut xh.sh. e në qoftë se të ndodh diçka të jesh prej tyre që Zoti xh.sh. i pranon. Në qoftë se do të lexojmë për ramazanin në librat e dijetarëve do të gjejmë një cilësim të tij me emrin “ Muaj i Bujarisë “ apo “ Muaji i dhënies ”. Me këtë virtyt cilësohej Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) në tërësinë e jetës së tij kurse kur vinte ky muaj ky virtyt i lartë sikur mbizotëronte dhe arinte kulminacionin e tij. Ibn Abasi (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) thotë : i dërguari i Allahut xh.sh. ka qenë prej njerëzve më bujarë mirëpo kur vinte muaj i ramazanit ishte më bujari i bujarve, ashtu si era që sjell shiun ashtu ishte edhe bujaria e Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të). Prandajmundohu ta shfaqish bujarinë tënde me kujdesin ndaj të varfërve për jetimët, për vejushet apo për ato që ndoshta nuk kanë me çfarë të bëjnë iftarë e mos haro shpërblimin që ka përmendur Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) “ Kush bëhet shkak që një agjërues të bëj iftar do të mari shpërblimin e tij pa ju mangësuar nga shpërblimi i agjëruesit asgjë “.

Gjithashtu nuk duhet haruar se sadakaja në muajin e ramazanit nuk është si në muajt e tjerë, për këtë arsye duhet rikujtuar gjithë të pasurit që ti bëjnë gjithë llogaritë e zekatit të tyre e ato që nuk e kanë aritur obligueshmërinë e zekatit të japin sa më shumë sadaka se shpërblimi është i madh në këtë muaj. Sidomos kur bëhet fjalë për ndonjë xhami, për ndonjë shtëpi prej shtëpijave të Zotit xh.sh. duke filluar nga kjo e jonë e me radhë secili me aq sa ka mundësi, madje edhe ai që nuk ka kurse ka dëshirë të madhe për të dhënë ta di se e ka marë shpërblmin tek Allahu xh.sh. sepse Allahu xh.sh. nuk i bën padrejtësi askujt dhe Allahu xh.sh. e din shumë mirë zemrën e gjithsecilit prej nesh. Për vlerën e kësaj vepre mund të kuptojmë më shumë poqëse e kujtojmë hadithin e Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) ku thotë :” Sadakaja e shuan zjarrin e xhehenemit ashtu siç e shuan uji zjarrin e kësaj bote “.

Nuk duhet haruar gjithashtu se ne ditët e xhuma të çdo jave dhe veçanërisht në ramazan pra një ditë e begatshme në një muaj të begatshëm, që të dërgojmë sa më shumë salavat për Muhamedin (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) por duke mos haruar në ltjet tona edhe vetet tona, prindërit tonë,për fëmijët tonë, të afërmit tonë, vëllezërit dhe motrat që i njohim e që si njohim në përgjithsi ku do që janë anembanë botës.

E lusim Allahun xh.sh. Krijuesin tonë, Sunduesin e gjithsisë që të çoj salavatet e Tij, paqën e Tij, mëshirën e Tij, mirësitë e Tij dhe begatitë e Tij mbi Muhamedin (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) ashtu siç bëri me Ibrahimin (paqa e Allahut xh.sh. qoftë mbi të), mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij dhe veçojmë prej tyre Ebu Bekrin, Omerin, Othmanit dhe Aliun (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tyre) dhe mbi gjithë ata që ndjekin dhe pasojnë rrugën e tij deri ditën e gjykimit. O Zot, o Allah ne kërkojmë prej teje që ti të na pranosh agjërimin tonë dhe faljen tonë, o Zot ne të lutemi që Ti të na i falish mëkatet tona të na bësh të jemi nga ata që Ti i don dhe të na duan ata që të duan Ty, o Zot na jep sukses që të jemi nga ata që veprojnë vepra që arinë dashurinë tënde. E lusim Allahun xh.sh. me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta ta lartësoj islamin dhe muslimanët dhe ti shkatëroj dhe ti poshtëroj ata të cilët mundohen të luftojnë islamin dhe muslimanët. E lus Allahun xh.sh. që ne ymetin e Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) të mbizotëroj e mira të urdhërohet të në mirë dhe të ndalohet nga e keqja dhe gjithashtu i lutemi Allahut xh.sh. me lutjen e njohur që ti fali besimtarët dhe besimtaret ata që janë gjalle prej tyre dhe ata që kanë vdekur, të nderohën dhe të respektohen ata që e nderojnë dhe e respektojnë fenë e Allahut xh.sh. dhe të poshtrohen dhe të nënçmohen ata që mundohen të poshtrojnë dhe të nënçmojnë islamin dhe muslimanët, O Zot ne kërkomë faljen Tënde ne kërkojmë mëshirën Tënde sepse me të vërtetë Ti je falës i madh,mëshirues i madh.

You may also like...