Dobitë e muajit të Ramazanit

Ramazani-31 I

Allahun xh.sh. të vetëm pa shokë e faleminderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë e lusim Allahun xh.sh. me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tij të larta të na ruaj prej s’keqes e cila nuk është gjë tjetër vetëm se pasojë e veprave dhe e veteve tona,këdo që Zoti xh.sh. e udhëzon në rrugën e drejtë nuk ka kush e humbë atë dhe këdo që Zoti xh.sh. e humbë prej rrugës së drejtë me urtësine e Tij nuk ka kush ta udhëzoj,e falenderojmë Zotin xh.sh. që na ka dhuruar një fe të lashtë të hershme,një fe të kulluar dhe të pastër,një fe e cila është e njejtë me gjithë legjislacionet që ka zbritë i madhi Zot përpara ardhjes se Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të). Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër i cili meriton të adhurohet perveç Allahut xh.sh. të vetëm pa shok dhe ai është qëllimi i të gjithve njësimi i Tij dhe dëshmoj se Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) ështe rob,njeri siç gjithë të tjerët dhe i dërguari i Tij ndër njerëzit më të mirë që kanë agjëruar dhe i janë falur Allahut xh.sh. Ai s.a.v.s. nuk sollli diçka të re në krahasim me profetët e tjerë,:” Thuaj o Muhamed (tregoju njerëzve) se unë nuk kam sjellë diçka të re (ndonjë shpikje) por unë pasoj atë që më shpallet prej Zotit tim.”
E në vijim të ndëruar vëllezër dhe ju motra besimtare le ta presim gjithë këtë muaj të mirë dhe të begatshëm ashtu siç meriton ky muaj të pritet dhe të arrijmë qëllimin e këtij muaj të madhë që është fitimi i devotshmërisë në zemra dhe arritja e gradave të larta dhe shpërblimeve tek Zoti xh.sh. në këtë botë dhe në botën tjetër, pasi shumë njerëz gabojnë kur mendojnë për agjërimin dhe harojnë se ky adhurim nuk ka qëllim tjetër vetëm se qëllimet që kanë pas adhurimet tjera dhe se gjitha adhurimet e islamit nuk janë gjë tjetër vetëm se plotësuese të njëra tjetrës dhe qëllimi i tyre i vetëm është arritja e devotshmërisë prandaj Allahu xh.sh. për të hedhur poshtë pikërisht këtë lloj ideje, mendimi apo mentaliteti se agjërimi është diçka që ka të bëj vetëm me privimin nga të ngrënët,të pirët dhe marëdhëniet intime thotë Allahu i plotfuqishëm në Kur’an :” O ju të cilët keni besuar u është bërë agjërimi obligim ashtu siç ishte obligim për popujt para jush,(për te vetmin shkak) që të arini devotshmërinë “.
Në fillimin e kësaj hutbeje unë desha të përmend diçka që njëri prej dijetarëve të islamit kur flet për agjërimin e ka përmendur thotë: Agjërimi është mbrojtja më e mirë prej sëmundjeve të shpirtit,zemrës,mendjes,trupit dobitë e tij nuk mund të nënvleftësohen. Arin rezultate të shkëlqyeshme në mjeksinë parandaluese bën që të ndaloj sëmundjet e ndryshme, ndihmon njerëzit në mjedise të ftohta dhe të lagështa, arin rezultate të jashtezakonshme dhe impresive në ruajtjen e shëndetit, trajtimi më i mirë për sëmundjet që lidhen me konsumimin e ushqimeve, eliminon mbylljet gastro-intestinale dhe regullon ekuilibrin hormonal. Agjërimin e fusin dijetarët dhe shkenctarët në atë lloj mjeksie që quhet mjeksia shiprtërore-psikoterapia, për këtë arsye disa përendimorë thonë për agjërimin: Të gjithë të riturit duhet të agjërojnë. Kurse dikush tjetër thotë: agjërimin është mënyra më e mirë për evitimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve. Një tjetër thotë: receta e Kur’anit në lidhje me agjërimin është zëvendësimi më i mirë i bisturisë (për ata që vujanë nga mbipesha-dhjamosja), ndërsa nga ana fetare e mbron besimtarin prej së keqes, e udhëheq zemrën e tij duke mos e lënë të bëj asnjë shkelje, e kur e ruan veten dhe mendjen e tij agjëruesi gjithashtu me përkushtin dhe rigorozitet i kryen obligimet e tij dhe mundohet që të bëj sa më shumë vepra të mira. Ndihmon që tek personi të mbizotëroj logjika e shëndoshë mbi emoconet, epshet dhe ndjenjat e pakontrolluara, ështe ushqim për ndjesinë e vetmohimit dhe të sakrificës është mënyra më e mirë për të aritur njeriu gradat më të larta të durimit dhe të devotshmërisë. Kjo ishte një shkëputje e shkurtër e një dijetarit të madh Ibnul Kajjim El – Xheuzies (Allahut xh.sh. e mëshiroftë) qe flet pikërisht për ç’ështjen e agjërimit. Mirëpo siç e përmendëm edhe në fillim të kësaj hutbeje nuk është qëllimi i vetëm i agjërimit kjo që u përmend. Më kryesorja prej agjërimit është që njeru të arijë devotshmërinë. Që do të thotë të vendosësh ndërmjet teje dhe xhehenemit apo ndëshkimit pengesë apo mburojë, gjë që arihet kur njeriu zbaton urdhërat e Allahut xh.sh. apo ndalohet nga çdo gjë që Allahu xh.sh. e ka ndaluar.
Desha të ndalem me adhurimin e agjërimit në tre argunmente.
Argumenti i parë është thënia e Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) kur flet se si e ka konsideruar Allahu xh.sh. adhurimin e agjërimit:” Ka thënë Allahu xh.sh. : çdo punë dhe çdo vepër që e kryen biri i Ademit shpërblehet prej 1 deri në 700 sevape me përjashtim të agjërimit, agjërimi është i imi dhe për mua dhe unë di se si shpërblej për të “, transmeton Buhariu. – Kanë thënë dijetarët: Të gjitha adhurimet janë për Allahun xh.sh. porse adhurimi i agjërimit është më i veçantë për Allahun xh.sh. nga të tjerat, sepse në agjërim i kërkohet njeiut të privohet nga të ngrënët dhe të pirët, nga marëdhëniet intime nga agimi e deri në perëndim të diellit. Ashtu siç përmendet në të njejtin hadith “ E len agjëruesi ngrënien, pirjen dhe marëdhëniet intime nga agimi deri në perëndim për hir Tim “ . Pra ti o agjërues mos haro se gjatë agjërimit ke në veten tënde diçka që e don Zoti xh.sh., diçka që është e Allahut xh.sh. e ku do që të lëvizësh e ku do që të shkosh mendo se ke diçka te Allahu xh.sh. dhe kujdes se siç thotë Ibn Mesudi (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) : Agjërimi është amanet i Zotit xh.sh. prandaj gjithsecili le të shoh amanetin që i ka dhënë Allahut xh.sh. Sepse agjërimi nuk është vetëm një privim nga të ngrënët dhe të pirët porse qëllimi është që njeriu të arij në grada të larta tek Zoti xh.sh. Prandaj o ju agjërues dhe agjëruese kujdes me agjërimin tënd në këtë muaj të mirë e të begatshëm të Ramazanit pra mundohu të përfitosh sa më shumë prej tij.
Muaj i Ramazanit i ka të veçantat e tij që nuk i kanë muajt e tjerë, çfarë di ti për Ramazanin? Atëherë le të rifreskojmë memorjen tonë me bukuritë e veçanta me të cilat e ka veçuar Allahu xh.sh. këtë muaj të begatshëm. Ky muaj përveç që është muaj i adhurimit të lartë të agjërimit është muaj i Kur’anit, muaj i xhihadit, muaj i faljes, muaj i lutjes, muaj i lutjes së melaikeve për agjëruesin, muaj kur happen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit, muaj kur Zoti xh.sh. liron nga ndëshkimi i zjarrit të xhehenemit çdo natë njerëz me mëshirën e Tij, muaj ku në ditën e fundit Allahu xh.sh. fal shumë prej agjëruesve dhe i liron nga zjarri i xhehenemit, muaj kur prangosen agresorët prej djajve dhe shejtanve, muaj në të cilin ështe fshehur nata e kadrit, muaj kur Zoti xh.sh. fal dhe pranon pendimet e robërve të Tij, një muaj që era e agjëruesit në të është me e mirë tek Allahu xh.sh. se era e parfumit më të mirë, muaj në të cilin Allahu xh.sh. i ka dhuruar çdo agjëruesi në çastet e iftarit një lutje që ai i kur lutet vetëm se i është pranuar lutja agjëruesit, muaj në të cilin agjëruesi qohet në çastet e syfyrit në atë kohë kur Allahu xh.sh. zbret në qiellin e dynjasë dhe i lutet Zotit të tij e Allahu xh.sh. pa dyshim se e mban premtimin e Tij që Ia ka dhënë robërve të Tij dhe do ti përgjigjet lutjes së tij. Një muaj që muslimani ka mundësi të arij gradat e larta të shpërblimeve sepse është një muaj i ndryshëm nga muajt e tjerë, një muaj kur Zoti xh.sh. i shumëfishon shpërblimer për robërit e Tij.
Kurse tani le të qëndrojmë disa çaste me argumentin e dytë.
Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) thotë :” Ai njeri që nuk e len shpifjen, gënjeshtrën dhe të vepruarit me to nuk ka nevojë Zoti xh.sh. për këtë që ky njeri të lërë ngrënien dhe pirjen “, sepse ne nëse do të meditojmë në ajetet e Kur’anit ku flitet për agjërimin e ramazanit gjejmë disa kategori njerëzish që Zoti xh.sh. i fal dhe i mëshiron dhe i liron nga obligimi i agjërimit pra që të kuptoj çdo kush prej besimtarëve që e lexon këtë Kur’an sepse qëllimi i vetëm i këtij agjërimi nuk është privimi nga të ngrënët dhe të pirët porse është pikërisht ajo që ka përmend Zoti xh.sh. pra aritja e devotshmërisë.
Sa i përket argumentit të tretë në të bëhet fjalë për besimtarin që është agjërues duke u zbuluar natyra e tij apo se si ky agjërim ka ndikuar tek ky besimtarë.
Thotë Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të):” Nëse është dita që ndonjëri prej jush agjëron as të mos injoroi, as të mos përçmoi dhe le të ruhet nga veprat e shëmtuara dhe të fëlliquram. E në qoftë se dikush e ofendon apo e nënçmon atë ai le të thotë : Unë jam i agjërueshëm, unë jam i agjërueshëm .“ Pra nuk i takon atij që tia kthej personit që i është drejtuar me të njejtën monedhë sepse është agjërimi ajo që e dallon besimtarin që do të thotë se ajo duhet të ndikoj në zemrën e tij, në shpirtin e tij dhe se ky është më lartë nga i pari që tia kthej padrejtësine e tij me padrejtësi. Prandaj kujdes në këtë muaj të beatshëm në sjelljen tënde. Nuk është e habitshme kur ndëgjojmë apo lexojmë në librat e dijetarëve sepse tek ai agjërues që nuk agjëron me të edhe shikimi, dëgjimi, gjuha, duart dhe këmbët e tij agjërimi i tij nuk është i saktë Zoti na ruajtë.
Ky muaj duhet të gjithve të na gjej të agjërueshëm. Do të pyet dikush pse a ka mundësi që ky muaj mos të na gjej të agjërueshëm ? Po ka mundësi dikush nuk e ka ditur, dikush ka gabuar me kohën e syfyrit apo iftarit apo nuk është informuar mirë për këtë muaj e tjerë e tjerë, prandaj çdo kush që nuk e ka nisur këtë muaj le ta nis madje pamvarsisht se mund ti kenë kaluar disa ditë mos të lej hapsirë për shejtanin që të jetë kjo pengesë për pjesën e mbetur të muajit se unë nuk e kam nisur dhe nuk e di se a do të më pranohet pjesa tjetër porse duhet që mbas mabrimit të muajit te ramazanit ti zëvendësoj këto ditë të pa agjëruara.
Si pikë e parë në të cilën duhet të ketë kujdes agjëruesi është falja e namazit.
Janë pyetur dijetarët se si është puna e atij personi i cili agjëron e nuk fal namaz e ato gjëja e parë që kanë thënë është : Si ka mundësi ? D.m.th. janë habitur nga ky fakt. Dhe kur u janë shpjeguar faktet se janë një sërë faktorësh që kanë sjellë deri tek kjo ato thonin shpresojmë të jenë pike se pari nga muslimanët d.m.th. të konsiderohen si besimtarë por në qoftë se argumentet u vinë dhe u qartësohen dhe e kuptojnë adhurimin që duhet tja shprehin Allahut xh.sh. apo obligueshmërinë e faljes thonë se nuk tolerohet gjendja e tyre prandaj kujdes dhe mundohu bën çmos që këtë problem ta zgjedhësh nëse bën pjesë në këtë kategori njerëzish.
Mundohu të jesh prej atyre njerëzve për të cilët Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) ka thënë :” Kush falet në Ramazan ka besim të patundur tek Allahu xh.sh. dhe shpreson shpërblimin e Tij do ti falen të gjitha mëkatet që ka bërë më parë “ Po kështu për agjërimin :” Kush e agjëron ramazanin me besim të sigurt tek Zoti xh.sh. duke shpresuar faljen e mëkateve dhe shpërblimin e Zotit xh.sh., Zoti xh.sh. këtij njeriu do ti garantoj faljen e mëkateve që i ka bërë përpara muajit të ramazanit “.
Të nderuar vëllezër dhe motra agjërues duhet të kemi kujdes që të jemi sa më afër librit të Zotit xh.sh. në këtë muaj por kjo mos keqkuptohet d.m.th. ta marish ta mbash Kur’anin afër divanit apo afër vendit punës, apo ta varish diku ku bie në sy, apo në makinë apo ta mbajsh me vete pa e lexuar. Jo po kemi për qëllim leximin e tij madje jo leximin e thjeshtë te tij porse leximin e tij me meditim. Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) i thotë një ditë njërit prej shokëve të tij Abdullah Ibn Mesudit (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) :” O Abdullah më lexo pak prej Kur’anit.” – ia kthen Ibn Mesudi (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) : O i dërguari i Allahut si të ta lexoj unë Kur’anin ty kur Kur’ani të është zbritur ty prej Zotit xh.sh.? – Tha Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) :” Uën kam dëshirë që ta ndëgjoj prej dikujt tjetër perveç meje.” Atëherë thotë Ibn Mesudi (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) fillova ti lexoj Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) Kur’an nga sureja Ali Imran. Cfarë ndodhi ? Ibn Mesudi (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) gjatë leximit meditontë mbi ajetet e kësaj sureje dhe nuk shihte se çfarë ndodhte përballë tij po kështu dhe Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) po bënte diçka dhe ajo nuk ishte asgjë tjetër vetëm se e qarë kur lexoheshte Kur’ani dhe suret e tij. Po qante dhe nuk e vinte re se Ibn Mesudi (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) nuk e kishte parë dhe thotë sahabiu e kur arita tek thënia e Allahut xh.sh.:” Si do të vej halli i tyre o Muhamed kur ne do të sjellim për çdo ymmet (çdo popull) dëshmitarë dhe do të sjellim ty o Muhamed dëshmitarë për popullin tënd. “ atëherë ndëgjova një të qarë më zhurmë nga Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) e cila ariti kulmin e saj. Pra Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) do të dëshmoj për ty dhe për mua o musliman, atëherë pse qantë Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) sepse kjo ishte një prej virtyteve të tij pasi që ai ishte i mëshirshëm për ymmetin e tij, pasi që ai e donte shumë ymetin e tij dhe se ai e dinte shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh dëshmitarë për ndonjërin prandaj ti o vëlla dhe ti oj motra ime vendose veten tënde sikur je para Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) dhe përpara Zotit xh.sh. dhe Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) dëshmon për veprat e tua.
Ebu Hurejra (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) thotë kur Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) i zbriti thënia e Zotit xh.sh. :” A prej Kur’anit habiteni, qeshni e nuk qani “ gjithë shokët e Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) madje edhe ato që ishin nga fundi i xhamisë filluan të qanin, Subhanallah ! Të jesh shok i Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) dhe të qash ? Po vëlla, po mos u habit kjo është natyra e Kur’anit, “Sikur ta zbrisnim këte Kur’an mbi një mal do të qahej mali prej madhështisë së tij “ thotë Allahu xh.sh. në Kur’an. Derisa tha u ndëgjuan të qarat e tyre në dhomën e Muhamedit (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) dhe kur doli nga dhoma e tij dhe i pa në atë gjendje dhe tha :” Nuk do ta fuse në zjarrin e xhehenemit Allahu xh.sh. askënd që ka qarë prej frigës ndaj Tij. “ Atëherë rasti më i mirë për këtë është ramazani, çasti më i mira eshte casti ne pjesen e fundit te natës kur ti zgjohesh për syfyr, përpara se ti të hash syfyrin apo të ngopësh barkun tënd ushqeje pak shpirtin tënd. Qëndro pak çaste me Krijuesin tënd dhe thuaj : O Zot, unë jam robi Yt, që kam bërë e kam bërë e kam bërë, që e kam tejkaluar e kam tejkaluar e kam tejkaluar, o Allah o Zoti im o i Gjithpushtetshëm, o i Gjithfuqishëm nëse ti nuk do të më mëshirosh e nuk do të më falësh atëherë unë nuk kam asnjë shpresë për shpëtim dhe vallahi në qoftë se ti do ti drejtohesh me sinqeritet në një lutje si kjo apo e ngjajshe që do të buroje nga thellësia e zemrës tënde vallahi unë të garantoj se Allahu xh.sh. do ti përgjigjet lutjes tënde. Kush vallë ka trokitur në derën e Zotit xh.sh. dhe Allahu xh.sh. nuk ja ka hapur derën e Tij robit të vet ! Për këtë arsye në qoftë se do të meditojmë në ajetet e Kur’anit ku flitet për agjërimin dhe veçanërisht në qoftë se të rastis të lexosh një ajet i cili është i çuditshëm i cili është fut në ajetet e agjërimit :” Në qoftë se ty o Muhamed do të pyesin njerëzit : ku është Allahu unë jam afër tyre i përgjigjem lutjes së lutësit “ do të bëjnë dobi pa dyshim madje në qoftë se do të zbatoheshin urdhërat e pakta që na i ka obliguar Allahu xh.sh. të cilat nuk janë vetëm se për të mirën tonë Allahu xh.sh. pa dyshim do të na udhëzoj dhe do të na orientoj drejt rrugës së drejtë. Kanë thënë dijetarët e tefsirit është ajeti i veçantë ndër ajetet e tjera për agjërimin ku Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) urdhërohet që nëse e pyesin njerëzit i drejtohet Allahu xh.sh. me fjalën “thuaj” d.m.th. i drejtohet Muhamedit me këtë fjalë kurse në këtë ajet kjo nuk përmendet porse direkt është përgjigjur Allahu xh.sh., vazhdoon thënia e dijetarëve duke thënë se kjo është bërë për qëllim që të tregohet se sa afër është Allahu xh.sh. me robërit e Tij kur ato i drejtohen Zotit xh.sh. me shikimin e Tij, me ndëgjimin e Tij, me mbikqyrjen e Tij. Sikurse kjo fjala “thuaj” që është përmendur në ajetet tjera ndërmjet Allahut xh.sh. dhe robërve të Tij krijonte një lloj distance apo largësie. Pra Allahu xh.sh. është afër nesh dhe çdo kush që ka trokitur derën e Tij Ai i është përgjigjur, kjo është ajo për të cilën na ka lajmëruar Zoti xh.sh. dhe Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të).
Vëlla dhe ti motër në qoftë se ka ardhur argumenti i cili tregon se shumëfishoh et shpërblimi i veprave të mira në Ramazan mos haro se edhe morali i lartë është prej veprave madhështore ndaj të cilës ti nuk duhet të tregohesh neglizhentë për përfitimin e shpërblimit të tij. A mos vallë ke haruar Muhamedin (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) i cili thotë :” A tju tregoj juve se cili njeri do të ketë gradën më të lartë tek Allahu xh.sh. në ditën e gjykimit dhe që do të jetë më afër meje ditën e gjykimit ?” – thanë sahabët : Po si jo o i dërguari i Allahut. Tha Muhamedi (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) :” Ai njeri që do të ketë moralin më të lartë “, e lusim Allahun xh.sh. që të na bëj prej këtyre njerëzve.
Bënu prej tyrë që e shfrytëzojnë kohën në këtë muaj, prej tyrë që mundohen ta kalojnë gjithë kohën në adhurim, në përmendjen e Zotit xh.sh. dhe ruaju nga hutia. Ke kujdes që çdo moment të jetë në dobinë tënde dhe të jetë argument për ty dhe jo argument kundra teje në ditën e gjykimit “ Kush bën vepra të mira ai bën për veten e tij e kush bën vepra të keqija le ta di se i bën për veten e tij e më pas përfundimi do të jetë tek Zoti.”

Marre nga Libri “52 hutbe” nga Ahmed Kalaja
Përgatitën: Grup studentësh në Tiranë

You may also like...