Dr. El-Aude: Sfidat bashkëkohore – Sufizmi – 1

2Dr. Selman el Aude, sekretar i përgjithshëm dhe asistent pranë Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, I konsideron si strukturë ideologjike të çështjeve që kanë të bëjnë me botën e gajbit, ku hyn koncepti i evliave, tyrbet, xhindet, magjia, syri i keq, varret, etj.

Ai tha se këto kanë bazë në sheriatin islam dhe se qasja ndaj tyre,
përcaktohet nga ndërgjegjësimi. Ai bëri thirrje për një qasje sheriatike të
saktë ndaj koncepteve të tilla si sufizmi, evliatë dhe kerametet
(mrekullitë), duke mos e ekzagjeruar me çështjen e xhindeve dhe magjinë. Sot
vihet re që shumë njerëz janë zhytur në detaje të gabuara të botës së gajbit,
gjë e cila ua ka dobësuar lidhjet me Zotin dhe besimin tek shpallja hyjnore.
Shejh Audeh tha se sufizmi nuk është një medhheb në vete, por është një
formë e shprehjes së “ihsanit” të cituar në hadithin profetik të Xhibrilit
a.s “Të adhurosh Zotin njëlloj sikur e sheh, pasi, edhe pse ti nuk e sheh, Ai
të sheh ty”.

Filozofi e gabuar
Audeh tha se në sufizmin filozofik kanë depërtuar shumë ide të çuditshme
rreth islamit, të cilat kanë krijuar pështjellim lidhur me konceptin ndaj
Zotit. Reformimi i këtyre grupeve, të cilat kanë një rol të rëndësishëm të
paktën në ruajtjen e prezencës islame në disa rajone, me gjithë shkeljet
sheriatike, përbën një shans të vyer për rikthimin e shpirtit pozitiv, të
pjekurirsë dhe lëvizjes reformatore. Unë jam kundër disave që orvaten ti
fshijnë gjërat me një të rënë lapsi.

Evliatë
Audeh tha se termi “evlia” është marrë nga Kurani, veçse problemi qëndron tek
bindjet dhe besimet e tepruara tek aftësitë e evliave. Disa njerëz mendojnë
se këta evlia kanë akses në menaxhimin e universit. Jo në pak vende, vërehen
njerëz të cilët i janë përkushtuar ruajtjes së këtyre evliave të shtirur. Ata
besojnë se shërbimet e këtyre evliave janë jo vetëm lokale, por edhe
ndërkontinentale. Kjo, edhe pse vetë profetët dhe të dërguarit e Zotit, i
patën mësuar njerëzit që të transmetojnë mesazhin hyjnor dhe se urdhëresat,
ndalesat dhe menaxhimi i universit është vetëm në dorën e Zotit.

Tyrbe të larta
Si pasojë e këtyre besimeve, janë ndërtuar dhe tyrbet të cilat rivalizojnë
ndëresat e larta, madje dhe gradaçelat për nga luksi. Njerëzit i frekuentojnë
këto vende me shpresën se do u përmbushin ambiciet dhe qëllimet e tyre në
këtë botë. Janë pikërisht këto gjëra ato që e kanë dobësuar sinqeritetin ndaj
Zotit dhe aftësinë për shfrytëzimin e kapaciteteve për përmbushjen e
ambicieve dhe përmirësimin e jetesës. Këto fenomene, e largojnë besimtarin
nga lidhjet me Zotin, lutjet dhe adhurimin e Tij, ashtu siç e largojnë nga
njohja e ligjeve të universit dhe jetës në tokë të vendosura nga vetë Zoti.

Sufizmi dhe kolonializmi
Shejh Audeh përmendi dhe disa tekste të shejh Gazzalit në disa libra të tij,
ku flet rreth raporteve dhe studimeve mbi këto besime të cilat i ka përdorur
kolonializmi për dobësimin e fesë. Përderisa këto besime kanë lëshuar rrënjë
në botën dhe shoqëritë islame, myslimanët do të mbeten të varur dhe nuk do i
shfrytëzojnë kapacitetet e tyre. Edhe kur kolonializmi ushtronte dhunë e
presion ndaj popullatës myslimane, këta të fundit nuk ngrinin armët kundër
tij, por izoloheshin në teqe e tyrbe, duke iu lutur evliave të vdekur që ti
shpëtojnë, sigurisht, pasi kishin flijuar kurbanë e shpenzuar kushedi sa të
holla.
E çuditshme është se Zoti në Kuran, flet për idhujtarët arabë, të cilët kur
lundronin me anije dhe prishej koha, e lusnin Zotin me sinqeritet dhe
përkushtim duke hequr dorë nga të gjithë idhujt. Ndërkohë që vetë myslimanët,
për fat të keq, kur janë në situata të ngjashme, nuk lusin Zotin, por evliatë
dhe njerëzit e mirë.

Interpretimi i ëndrrave
Shejh Audeh e dënoi fenomenin e interpretimit të ëndrrave që është përhapur
në mënyrë të frikshme, duke thënë se:”Njerëzit janë gjithmonë të prirur të
pyesin për gjëra të tilla. Ata më shumë interesohen për ëndrrat sesa për
realitetin. Kështu, po ta pyesësh dikë se çfarë mendon të bëjë gjatë ditës,
ai nuk e mban mend. Atij mund ti vijnë 60 mijë mendime në ditë dhe asnjërën
nuk e shkruan apo ta mbajë mend.
Shejh Muhamed Gazzali tregon një rast, kur kishte vajtur në një fshat dhe
dëgjon myezinin të thotë:”Dëshmoj se zotëria jonë Muhamedi është i dërguari i
Zotit” Ai e pyeti se nga e kishte marrë këtë shtesën “zotëria jonë” në ezan
dhe myezini i ishte përgjigjur:”Kam parë të dërguarin e Zotit në ëndërr i
cili më tha:”çfarë është kjo largësi mes nesh?!” dhe që atëherë unë e shoqëroj
emrin e tij me këtë shtesë në ezan.”
Ka njerëz të cilët çdo gjë që shohin në ëndërr, e marrin si të mirëqenë dhe e
veprojnë gjatë ditës.
Ai e dënoi teprimin me çështjen e ëndrrave dhe konsiderimin e tyre si
mekanizma që ndikojnë në jetën tonë.

Autor: Dr. Selman el-Aude

Intervistë në një TV prestigjioze arabe ku shejhu ishte i ftuar si mysafir për

elaborimin e temave për të cilat është pyetur.

 

You may also like...