Drejt një Ramazani më cilësor – III (Fletëanketë)

Trading Conditions Updare]
Fletëanketa

Në fund të këtij libërthi mbi një ramazan më cilësor mund te themi se shumë gjëra e ndodhi mund të mos na kujtohen. Ne, madje, mund të harrojmë si jemi falur para pesë apo gjashtë muajsh, kështu që një formular apo fletanketë që do të na i rikujtonte stacionet e vitit të kaluar mund të jetë mjaftë i rëndësishëm në këtë rast. Kështu, pas një konsultimi me përvojat e dijetarëve dhe shkrimet e tyre, kam përpiluar një përmbledhje pyetje-përgjigjesh, e cila shpresoj se do të pasqyrojë gjendjen tonë sa më realisht, me qellim qe te përcaktojmë drejtimin e rregullimit tonë. Bëhet fjalë për formularin me 15 pyetje në vijim:

Fletanketa

VËREJTJE:
Të lusim që nga pyetjet në vijim të zgjedhësh përgjigjen që përshkruan saktë ose më së
afërti gjendjen tënde.

1. Si i ke qëndruar llogaritjes së vetvetes vitin qe kaloi? (rrumbullako vetëm njërën përgjigje):
a) E kam bërë shpesh (çdo dite, çdo javë)
b) E kam bërë në rast fatkeqësie
c) E kam bërë rrallëherë (një apo dy herë gjatë vitit)

2. Si e vlerëson rezistencën tënde ndaj kërkesave të epshit? (rrumbullako vetëm njërën përgjigje):
a) Të qëndrueshme
b) Nganjëherë kam bërë lëshime
c) Shpesh kam bërë lëshime

3. Cilat kanë qenë prioritetet tua vitin që po e lë pas? (rrumbullako vetëm njërën përgjigje):
a) U kam dhënë përparësi çështjeve të Ahiretit ndaj çështjeve të kësaj bote
b) U kam dhënë përparësi çështjeve të kësaj bote ndaj çështjeve të Ahiretit
c) Kam qenë i preokupuar me gjendjet e të tjerëve
(vlerësimin e tyre, të folurit për gabimet e tyre, etj).

4. Per çfarë ndien keqardhje më së shumti? (rrumbullako vetëm njërën përgjigje):
a) Për kohën e pashfrytëzuar në fitim të shpërblimit (adhurime dhe bamirësi)
b) Për shanset e humbura në biznes apo fitim material
c) Për mosbërje të vizitave

5. Si e vlerëson sjelljen dhe moralin tënd për dallim nga viti i kaluar?
(rrumbullako vetëm njërën përgjigje):
a) Ka ndryshuar në të mirë
b) Nuk vërej ndonjë ndryshim
c) Gjendjen e kam më keq se vitin e kaluar (jam më arrogant, me i ngutshëm,
me paragjykues, etj)

6. Si të ka kaluar viti që shkoi … : (rrumbullako vetëm njërën përgjigje):
a) Sipas planifikimit dhe organizimit që ke bërë
b) Spontanisht, sipas rrethanave dhe situatës

7. Si e vlerëson përpjekjen tënde për të mbajtur nën kontroll gjymtyrët në vijim? (rrumbullako vetëm njërën përgjigje):
– Gjuhën:
Të suksesshme
Të dështuar
– Shikimin:
Të suksesshme
Të dështuar
– Dëgjimin:
Të suksesshme
Të dështuar

8.Si e vlerëson përmbushjen tënde të detyrave ndaj:
– Prindërve:
Përmirësim
Përkeqësim
– Bashkëshortes/bashkëshortit:
Përmirësim
Përkeqësim
– Fëmijëve:
Përmirësim
Përkeqësim
– Punës me të cilën je i ngarkuar:
Përmirësim
Përkeqësim
– Farefisit:
Përmirësim
Përkeqësim

9.Si është gjendja e dhembshurisë sate ndaj pësimeve të ummetit (rrumbullako vetëm njërën përgjigje):
a) Në rritje
b) E zakonshme
c) Nuk jam preokupuar me këtë çështje

10. Adhurimet tua janë shtuar në: (rrumbullako vetëm njërën përgjigje):
a) Sasi dhe kualitet
b) Sasi
c) Kualitet
d) S’ka pasur kurrfarë shtimi

11. Si është qëndrimi yt sa i përket vdekjes dhe daljes para Allahut: (rrumbullako vetëm njërën përgjigje):
a) Bëj përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e vetvetes
b) Do të dëshiroja që jeta të më përfundonte kur isha në gjendje devotshmërie më të mirë.
c) Nuk bëj ndonjë përgatitje të veçantë.

12. Ku qëndroni me përgatitjet për Ramazanin e radhës: (rrumbullako vetëm njërën përgjigje):
a) Kam filluar më herët se vitin e kaluar
b) Kam filluar më vonë se vitin e kaluar
c) Nuk kam filluar ende

13. Në këtë Ramazan do t’i kushtosh më tepër rëndësi: (rrumbullako vetëm njërën përgjigje):
a) Kualitetit të adhurimeve
b) Sasisë së adhurimeve
c) Nuk jam përcaktuar ende

14. A ke vepra të caktuara për të cilat mendon të pendohesh në këtë Ramazan?
a) Mendoj të pendohem për cilësinë e dobët të adhurimeve
b) Mendoj të pendohem për ndonjë vepër të ndaluar
c) Mendoj të kërkoj falje të përgjithshme

15. Përmendi tri arsye për të cilat mendon se këtë Ramazan do ta kalosh më mirë se
Ramazaneve të kaluar
1.
________________________________________________________________________________
2.
________________________________________________________________________________
3.
________________________________________________________________________________

Pregatiti: Enis Rama
www.qsi-ks.com

You may also like...