Ebu Jezid el Bistami dhe djali i tij

Femijet-17Ebu Jezid el Bistami, rahimehullah, dhe djali i tij

Ebu Jezid el Bistami u ngrit një natë për të falë namaz nate, mirëpo papritmas pranë vetës së tij e sheh djalin e tij.
Meqenëse djali ishte i vogël, kurse nata e ftohtë dhe pagjumësia ishte e vështirë, ai i tha djalit të tij:
Bjer flejë o biri im se nata është e gjatë!
Djali ia ktheu:
Po ti pse u ngrite të falesh?
Ia ktheu baba:
Mua më duhet të ngrihem biri im, ngase kështu ka urdhëruar Allahu i madhëruar.
Kam mbajtur mend një ajet ku Allahu, thotë:
“Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, apo një tretën e saj…”.
Djali vazhdoi ta pyes:
Kush janë ata që u falën me Muhammedin, alejhis selam?
Babai; Birim im, ata janë shokët e tij(sahabët).
Djali: Baba, nëse qenka kështu, atëherë të lutem mos më privo nga nderi i shoqërimit tënd për adhurim ndaj Allahut të madhëruar.
Babai;
Biri im, ti je ende i vogël dhe nuk e ke arritur moshën madhore(pjekurisë).
Djali;
Babai im, unë e kam parë nënën kur donte të ndizte zjarrin, së pari fillonte me drunjtë e vegjël, ashtu që të ndizeshin të mëdhenjtë.
Kam frikë se në Ditën e Gjykimit Allahu do të fillojë prej neve të vegjëlve, nëse ne nuk e adhurojmë Atë.
Atëherë Ebu Jezidit iu mbushën sytë me lot nga frika prej Allahut, andaj e lejoi të birin të falej bashkë me të, dhe i tha:
-Ngrihu, biri im dhe fale namazin, se ti ke më shumë merita tek Allahu sesa unë.

Huazuar nga Suad Shabani

You may also like...