Edukata e tubimeve!

1. Dhënia e selamit(të pranishmëve) para se të ulesh në tubim.
2. Ulu aty ku tvjen rendi me u ul (psh; vonohesh në tubim dhe dëshiron të ulesh në fillim-në rendin e parë).
3. Mos të qohet njeriu prej tubimit(në vendin ku është ulur) dhe të ulet tjetri që erdhi me vones tek vendi i tij.
4. Mos ta shenjtëroj askush vendin, të thotë se un çdoherë jam ulur apo jam falur(n’xhami) në këtë vend.
5. Liro vend të tjerëve në mexhlis(bëju vend mos u bë koprac).
6. Mos u ul në mes dy personave (nëse janë duke folur diç personale ose kanë ardhur më herët në tubim) pa marrur leje prej tyre.
7. Mos u ul në mes të tubimit.
8. Nëse dikush qohet prej tubimit (për nevoja personale) dhe kthehet prap në tubim, ai është më meritori për vendin e tij, ku ishte ulur.
9. Nëse janë tre veta në tubim, mos të flasin vetëm dy, e ta anashkalojnë të tretin.
10. Nëse je udhëheqës i tubimit, mos u bë arrogant ndaj të pranishmëve, mos e keqpërdor pozitën që t’u dha në tubim.
11. Kush shërben në tubim(ujë) let fillon nga ana e tij e djathtë.
12. Le të zgjedh shoqëri të dobishme dhe të mirë për tubime.
13. Pëlqehet sëpaku njëherë të përmendet Allahu dhe t’i dërgohet salavat pejgamberit alejhi selam në tubim.
14. Të thuhet duaja e përfundimit të mexhlisit;
Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, përcjell se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , ka thënë: “Cilido që ulet në një mexhlis (tubim) dhe aty shtohen fjalët e kota, andaj para se të largohet nga ai mexhlis(tubim), të thotë:
(?????? ????? ?????? ? ???? ?? ????? ??? ???? ??????? ????? ????)
(I Lartësuar qofsh o Allahu im, Ty të takon falënderimi, dëshmoj se nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Teje, kërkoj faljen Tënde dhe tek Ti pendohem.” Këtij njeriu, do ti shlyhet ajo që ka folur në këtë mexhlis.
(Tirmidhiu, Albani e vlerësoi hadithin si sahih(të saktë).

Përkthim
Suad Shabani

You may also like...