Edukata e udhëtimit gjatë haxhit dhe umres – I

Kabeja-45 – Edukata e udhëtimit gjatë umres dhe haxhit

Llojet e edukatës të cilat duhet ti din haxhiu dhe umrexhiu si dhe të punon me to janë të shumta, kështu që ti pranohet umreja e tij, gjithashtu edhe haxhi i tij, disa prej tyre janë vaxhib e disa mustehab, të pëlqyera ndërsa ne do ti cekim vetëm disa prej tyre:

1. Të bën istihare, të lyp prej Allahut atë çfarë është më e mira për të qoftë nga ana e kohës apo mjetit udhëtues, apo shokun, apo rrugën të cilën do të mer. Duke i pyetur për këto gjëra ata të cilët kanë përvojë dhe janë dashamirës. Ndërsa për sa i përket punë të cilës ai është nisë, pra kryerja e haxhit për këtë nuk ka dyshim se ajo është hajr. Kurse mënyra se si bëhet istihareja ëshë duke i falur dy rekate e më pas duke e bërë lutjen e veçantë për këtë lloj namazi e cila ka ardhur përmes hadithit profetik.[1]

2. Është obligim i haxhiut dhe umrexhiut që me kryerjen e haxhit ta ketë qëllim fytyrën e Allahut, afrimin tek Ai si dhe të ketë kujdes që një gjë e tillë të mos e bën për dunja, mburje, për emër ose për syefaqësi, pasi që kjo mund të jetë shkak për vepra e tij të asgjësohet dhe jetë e pavlefshme. Thotë Allahu në Kuran: “Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!”[2] Thotë gjithashtu: “Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë”.[3] Kështu është besimtari çdoherë qëllimi i tij është aritja e kënaqësisë së Allahut dhe bota tjetër, thotë Allahu në suren Isra: “Kush është ai që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në Xhehennem i nënqmuar e i përbuzur”.[4] Kurse në një hadith kudsij Allahu thotë: “Unë jam më i panevojë pë të pasur shok andaj kush e kren një vepër ku më bën mua shirk më dikë tjetër unë distancohem nga ai dhe shirku i tij”.[5]

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është friksuar shumë për umetin e tij që të mos bien në shirkun e vogël prandaj dhe u ka thënë sahabëve të tij: “Ma shumë që friksohem për ju është që të mos bini në shirkun e vogël”. – E pytën sahabët: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, çfarë është ajo? – U tha: “Syefaqësia”.[6] i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush punon për tu dëgjuar Allahu e bën që të dëgjohet, e kush punon për tu parë Allahu e bën që të shihet”.[7] Kurse Allahu thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë”.[8]

3. Haxhiu dhe umrexhiu duhet ti mësojnë dispozitat e haxhit dhe umres, dispozita e udhëtimit para se të udhëtojnë: Kur shkurtohet namazi, kur bashkohet ai, dispozitat e tejemumit, mestit mbi mestet e kështu me rradhë, pra të din çdo gjë çfarë do të ketë nevojë rrugës për të si dhe çdo gjë që lidhet me haxhin e tij. i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kujt ia don Allahu të mirën ia mëson fenë e tij”.[9]

4. Të pendohet prej të gjitha mëkateve dhe gjunaheve qoftë ai haxhi apo umrexhi ose pa marë parasysh kushdo qoftë besimtarët duhet vazhdimisht të pendohen për mëkatet e tyre kurse realiteti i pendimit (teubes) është: Të largohesh nga mëkatet dhe ti lësh ata si dhe të pendohesh (pishman) për atë që të ka kaluar kot, si dhe ta vendos të mos ju kthehet përsëri, ndërsa poqëse ju ka bërë njerëzve pëdrejtësi duhet të mer hallallik prej tyre dhe tua kthen borxhin njerëzve që ua ka qofshin ata para, fjalë, shpifje, përgojim, nënçmim etj, përpara se të mos ia mer vëllau i tij të mirat e tij, e poqëse nuk ka të mira atëherë miren prej mëkateve të vellaut të tij dhe i jepen atij që ka bë padrejtësi.[10]

5. Haxhiu apo umrexhiu duhet ta shpenzon mallin e tij për haxh apo për umre prej hallallit sepse Allahu është i Mirë dhe nuk  e pranon përpos se të mirën, sepse malli haram është shkas që mos të na pranohen duatë.[11] Prandaj çdo mish që rritet me haram zjarri e prej atë të parin.[12]

6. Pëlqehet ta shkruan testamentin e tij qoftë për të ose mbi të sepse vdekjes nuk i dihet, thotë Allahu në Kuran: “S’ka dyshim se vetëm Allahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se çfarë ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çfarë do t’i ndodhë (çfarë do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. Allahu është më i dijshmi, më i njohuri”.[13]

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Prej hakut të muslimanëve është që ta len testamentin e tij që të mos kalojnë dy netë pa e shkruar atë (që nga koha kur është bërë e arsyeshme shkruarja e tij)”.[14] Dëshmon për të si dhe i kthen borxhet apo amanetet tek pronarët e tyre ose mer leje për të qëndruar akoma tek ai.

7. Është e pëlqyeshme që ta këshillon familjen e tij të kenë frikë Allahun e Lartësuar, sepse kjo është porosia e të parëve e të fundëve, thotë Allahu në Kuran: “Vetëm e Allahut është çfarë ka në qiej e çfarë ka në tokë. Ne patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga Allahu. Poqëse nuk besoni, (dine) se e Allahut është çfarë ka në qiej e çfarë ka në tokë. Allahu është i panevojë e i falënderuar”.[15]

8. Është po ashtu e pëlqyeshme të mundohet ta zgjedh shokun më të mirë për në rrugë, sidomos të mundohet të gjen dikënd prej nxënësve të dijes së sheriatit, sepse kjo është prej shkaqeve që haxhi i tij dhe umreja të kryhen siç duhet dhe të jenë larg gabimeve, thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Njeriu ëshë në fenë e shokut të tij prandaj le të ketë kujdes çdonjëri prej jush se më kënd shoqërohet”.[16] Po ashtu ka thënë:” Mos e shoqëro dikënd përpos besimtarit dhe le të mos e han ushqimin tënd përpos se të devotshmit”.[17]

Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ka shëmbëllyer ndejen e mirë me parfumerin si dhe ndejen e keqe me farkatarin, thotë: “Shembulli i shokut te mirë dhe i shokut të keq është si shembulli i atij që mban erë të mirë dhe farkëtarit, njeriu i cili mban erën e mirë, ose prej tij do të merrje nga kjo erë e mirë, ose së paku prej tij do të nuhasësh erë të mirë ndërsa farkëtari ose do ti djegë rrobat ose së paku prej tij do të nuhasësh erë të keqe”.[18]

9. Është e pëlqyeshme të përshendetet para udhëtimit me familjen e tij, të afërmit e tij, të diturit, fqinjët e tij, shokët e tij pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush niset për në udhëtim le t’ju thotë atyre që i le: Ju lë në mbrojtjen e Allahut tek Ai i Cili nuk humbin emanetet, Ai është që i ruan ato”.[19] i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur dikush udhëtonte i thoshte: “Të lë nën mbrojtjen e Allahut që të ta ruan fenë tënde, emanetin tënd dhe fundin e veprave tua”.[20]

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i thoshte dikujt i cili kërkonte nga ai ta këshillon prej udhëtarëve: “Allahu të përgatitë me devotshmëri, ta faltë mëkatin tënd, ta lehtësoftë ty të mirën kudo që të jesh”.[21] Njëherë erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, që ishte nisur për të marrë rrugë i cili i tha: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, më këshillo? – i tha: “Të këshilloj të kesh frikë Allahun dhe të marësh tekbir (të thuash Allahu ekber) në çdo vend të lartë”. – Pasi u largua tha: ”O Allah ngushtoja atij tokën dhe lehtësoja udhëtimin”.[22]

10. Është e pëlqyeshme të del në udhëtim ditën e enjte në fillim të ditës pasi që kjo ka qenë vepër e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë Kab ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: ”Në përgjithsi i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, udhëtonte ditën e enjte”.[23] Po ashtu është lutur për umetin e tij të kenë bereqet që në fillim të ditës, duke thënë: “O Allah jepi bereqet umetit në mëngjesin e hershëm”.[24]

11. Është mirë ta bën duan e daljes nga shtëpia: ”Bismilah tevekeltu ala-Allah ve la haul eve la kuvete ila bilah[25] Gjithashtu duaja tjetër: ”Allahu ini eudhubike en edile ue udal, eu ezile eu uzel, eu edhlime eu udhlem, eu exhehe eu juxhhel-aleje” q.d.th. Në emër të Allahut, në Allahun mbështetem, nuk ka lëvizje dhe forcë vetëm se me lejen e Allahut, o Allah kërkoj nga Ti mbrojtje të mos e çoj dikënd në humbje ose të më çoj dikush mua në humbje ose të rëshqas dikënd apo të më rëshqet dikush mua, ose ti bëj dikujt padrejtësi ose të më bëj dikush padrejtësi ose të injoroi unë dikënd apo të më injoroi dikush mua.[26]

12. Po ashtu është e pëlqyeshme ta bën duan e udhëtimit kur të hyp në mjetin e udhëtimit qoftë ai aeroplan, veturë, autobus, tren, anije apo kafshë, duke thënë: “Allahu ekber Allahu ekber Allahu elber, Subhaneledhi seharelena hadha ve ma kuna lehu mukrinin ve ina ila rabina le munkalibun”.[27]

Gjithashtu duaja tjetër: “Allahume ina neseluke fi seferina hadha el-bire ve takva ve minel-ameli ma terda, Allahume hevin alejna seferena hadha ve tvi ana buedeh, Allahume ent sahibu fi seferi, vel-halifetu fil ehli, Allahume ini eudhubike min vathai sefer ve keabetil-mendhur ve suil-munkalebi fil-mali vel ehl”. Dhe kur kthehet e shton edhe këtë fjali: “Aibune taibune abidune lirabina hamidun”.[28]

Dr. Seid el-Vehf el-Kahtani
Shkëputur nga libri “Haxhi dhe umreja”
Përktheu: Nexhat Ceka

[1] Shiko “El-istiharetu fil Buhari” 7/162, “Mburoja e muslimanit” fq. 83 të autorit.

[2] Enam:162-163

[3] Kehf:110

[4] Isra:18

[5] Transmeton Muslimi 4/2289

[6] Transmeton Ahmedi në “Musned” 5/428, Albani këtë hadith e ka bërë të mirë në “Sahihul-xhami” 2/45.

[7] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 11/336, Muslimi 4/2289.

[8] Bejine:5

[9] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 1/164.

[10] Transmeton Buhariu “Meal-fet’h” 11/390

[11] Shiko “Sahihul Muslim” 2/703, Buhariu “Meal-fet’h” 11/395.

[12] Transmeton Ebu Nuajmi në “Hijle” ngjajshëm me këtë, Ahmedi në “Zuhd” me të njejtin kuptim fq. 164, si dhe në “Musned” 3/321, Darimiu 2/229 e të tjerë, Albani e ka bërë hadithin të saktë në “Sahihul-xhami” 4/172, shiko “Fethul-bari” 3/113.

[13] Llokman:34

[14] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 5/355, Muslimi 3/149.

[15] Nisa:131

[16] Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, shiko “Sahih Ebi Davud” 3/917 si dhe “Sahih Tirmidhi” 2/280.

[17] Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, shiko “Sahih Ebi Davud“ 3/917 si dhe “Sahih Tirmidhi” 2/285.

[18] Transmeton Buhariu nr. 3101 dhe Muslimi nr. 2628

[19] Transmeton Ahmedi 2/403, Ibn Maxhe 2/943, shiko “Sahih Ibn Maxhe”

[20] Transmeton Tirmidhu, Ebu Davudi, Ahmedi 2/7, shiko “Sahih Ebi Davud” 2/493, “Sahih Tirmidhi” 2/155

[21] Transmeton Tirmidhiu, Hakimi shiko “Sahih Tirmidhiu” 3/155

[22] Transmeton Ibn Maxhe, Ahmed, Hakimi shiko “Sahih Tirmidhiu” 3/156, “Sahih ibn Maxhe” 1242, “Sahih Ibn Huzejme”

[23] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 16/113

[24] Transmeton Ebu Davud, Tirmidhiu, Ibn Maxhe shiko “Sahih Ebi Davud” 2/494, “Sahih Tirmidhi” 2/4, “Sahih ibn Maxhe” 2/21.

[25] Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu shiko “Sahih Tirmidhi” 3/151, “Sahih Ebi Davud” 3/959

[26] Ehlu sunen shiko “Sahih Ebi Davud” 3/959, “Sahih Tirmidhij” 3/152.

[27] Zuhruf:13-14

[28] “Mburoja e muslimanit” vende vende, hadithin e transmeton Muslimi 2/989.

You may also like...